-
Institucionet nuk shqetësohen nga plehrat! Ping-pong kush do të pastrojë lumin e Tiranës
Institucionet publike nga ministria e Mjedisit, agjencia e Mjedisit, inspektorati kombëtar i mjedisit dhe territorit si dhe bashkia Vorë ende se kanë ndarë mes tyre se e kujt është përgjegjësia për të pastruar lumin Tirana. ReportTv ishte sërish këtë të mërkurë, por situata aty nuk ka ndryshuar dhe ende askush nuk është kujtuar të nis pastrimin.
6 Maj 2020, 14:55 -
Debati/ Mira Kazhani i kthehet ashpër Blendi Fevziut: Vila dhe miliona euro, je fytyra e vërtetë e korrupsionit në shtypin shqiptar
Gazetarja Mira Kazhani nuk është kursyer ndaj Fevziut duke vënë në pah pasurinë e tij dhe vilën 5 milionë euro. Kazhani shkruan se me miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi.
6 Maj 2020, 14:33 -
Brataj: Virusi është drejt fundit të sezonit, mund të jemi pak më të qetë! Frika dhe ankthi i shqiptarëve ndihmuan në një kurbë të ulët
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se virusi është në fund të sezonit, piku ka kaluar dhe për këtë ka dhënë edhe argumente se përse pritet që me verën të zhduket edhe koronavirusi.
6 Maj 2020, 13:32 -
Manastirliu: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore! Pas 11 majit, faze e dytë e hapjes së sistemit shëndetësor
Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19”.
6 Maj 2020, 12:57 -
Kreu i transportit ndërqytetas për Report Tv: Do të rrisim 30% biletën nëse nuk ulen taksat dhe nafta (VIDEO)
Kryetari i shoqatës së Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas Kujtim Mema u shpreh në një intervistë për Report Tv se nëse qeveria nuk ndërhyn me masa të tjera lehtësuese te taksat apo nafta për t'i ulur për këtë kategori, atëherë janë të detyruar që të rrisin me 30% çmimin e biletës
6 Maj 2020, 12:52 -
250 punonjës të Albpetrol sërish protestë në Fier: Sollën njerëz nga Tirana që s'kanë lidhje me naftën, ne po na heqin bukën (VIDEO)
Janë rreth 250 punonjës të administratës të cilet jane prekur nga vendimi i ristrukturimit të qendrave të kompanisë në Kuçovë, Marinzë, Ballsh, Vlorë, Patos, Cërrik.
6 Maj 2020, 12:04 -
Rama 'detyrë' komuniteteve fetare: Referojuni vendeve të tjera dhe sillni propozime për hapjen e kishave dhe xhamive, por pas 18 majit
Kryeministri Edi Rama u ka lënë "detyrë" përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare që të shohin eksperiencën e vendeve të tjera dhe të sjellin propozime konkrete mbi mënyrën se si mund të objekteve të kultit për besimtarët.
6 Maj 2020, 12:02 -
Tirana dhe Kruja vatrat aktive më të mëdha, 12 raste të reja në 24 orë! Shtatzëna nga Fieri dërgohet në Infektiv, infektoi djalin 2 vjeç dhe vjehrrën (VIDEO)
Fieri, Kruja, Kamza, Shkodra dhe Tirana janë qytet të cilat kanë regjistruar raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
6 Maj 2020, 11:15 -
Mjekët epidemiologë të Durrësit në protestë: Duam shpërblimin për COVID-19 dhe orët shtesë të punës që nga tërmeti (VIDEO)
Personeli i Drejtorisë Shëndetësore në Durrës ka dalë në protestë ditën e sotme në mjediset e punës, pasi kërkojnë që të trajtohen me pagë shtesë, njësoj se bluzat e bardha te spitale COVID në Tiranë.
6 Maj 2020, 11:00 -
Xhena Vrapi rrëfen historinë e të vëllait: Nuk është sëmundje! Përtej autizmit ka ngjyra dhe jetë. Shteti të mos i lërë në mëshirë të fatit
Në një rrëfim të sinqertë në “Rreze Dielli” Xhena Vrapi tregon fillimet e autizmit te vëllai, sfidat dhe vështirësitë, madje edhe dilemat nëse ajo që po bëjnë për Lorencon është rruga e duhur.
6 Maj 2020, 10:38 -
-
1 vit nga tragjedia në Letoni, Xhaçka: U detyrohemi mirënjohje dëshmorëve tanë, Klodian Tanushit dhe Zerife Hasanajt
Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës një vit më parë në Letoni, major Klodian Tanushin dhe nëntetare Zerife Hasanaj.Në një ceremoni të posaçme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut.
6 Maj 2020, 10:03 -
'Manovrat me makinë i kanë rrezikuar jetën vëllait tim'/ Vetëdorëzohet i riu që plagosi dajë e nip në Kurbin: Më provokuan
Kur nuk kanë kaluar 24 nga plagosja e dy personave, autori është vetëdorëzuar në polici. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se shkak i konfliktit që çoi në plagosjen e Agron Memës, 50 vjeç dhe Klevis Leka 30 vjeç, ka qenë një konflikt i tre ditëve më parë, e për pasojë autori është hakmarrë
6 Maj 2020, 08:13 -
-
Kamerat e sigurisë e telefoni 'tradhtojnë' Ariol Halilajn, arrestohet bashkëpunëtori në atentatin ndaj prokurorit Ndoja! Strehoi në shtëpi Redjan Rrahjen
Arrestohet një tjetër person si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë makinës se prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet, i cili mendohet se ka ndihmuar autorët e krimit të largohen nga vendi ku braktisën makinën me të cilën kryen atentatin. Kamerat e sigurisë dhe telefoni 'tradhtojnë' Ariol Halilajn, arrestohet bashkëpunëtori i atentatit ndaj prokurorit Ndoja! Ndihmoi autorët të largoheshin dhe strehoi në shtëpi Redjan Rrahjen.
5 Maj 2020, 19:50 -
-
-
COVID-19/Pezullimet në Teatrin Kombëtar, shtyhen dy shfaqjet e Altin Bashës dhe Erik Vinger
Edhe Teatri Kombëtar, që për shkak të COVID-19 shfaqjet i ka zëvendësuar me mbrëmje poetike, ka pezulluar dy shfaqje teatrore të programuara për këtë sezon, "Coriolanus" me regji të Altin Bashës dhe"Borgjezi Fisnik" Erik Vinger
5 Maj 2020, 15:44 -
Jeni në kërkim të një pune dhe keni një ide biznesi, shteti ju jep 500 mijë lekë për ta vënë në zbatim! Ja procedura
Çdo person që është i papunë dhe është i regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës dhe që ka një ide biznesi do të mund të përfitojë 500 mijë lekë nga shtetI në formën e subvencionit, për t'i dhënë jetë kësaj ideje.
5 Maj 2020, 14:59 -
OFL godet sërish Lul Berishën, pas BMW-së së blinduar i sekuestron 1.2 mln litra naftë: Iu hoq licenca, por vijoi punën në port me kërcënime
Sekuestrohen 1.2 mln litra naftë në magazinën doganore në pronësi të subjektit "Rajan 2007" të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit. Operacioni Forca e Ligjit deklaron se sekuestroja është bërë, pasi pavarësisht se i ishte hequr licenca në 13 shkurt për furnizimin e anijeve të peshkimit në port, subjekti vijonte aktivitetin me shantazhe dhe kërcënime. Enkelejda Shoshi është ish-gruaja e Frederik Shoshit, anëtar i Këshillit të Administrimit të shoqërisë së naftës që iu hoq licenca. Frederik Shoshi dikur ka qenë një ish-dëshmitar i prokurorisë në procesin penal të Lul Berishës dhe i dënuar nga gjykata e Durrësit për kontrabandë me mallra, aktualisht menaxhon një restorant në Durrës.
5 Maj 2020, 14:03 -
Drafti për sezonin turistik/ Gurma: Rregullat s'duhet të jenë të njëjta për të gjithë! Deti në qytet falas, Saranda për herë të parë me paketa turistike 20% më lirë
Kryefjalë e sezonit turistik në Sarandë do të jenë çmime të ulëta, ndryshe nga vitet e kaluara! Të paktën ky është premtimi i kreut të Bashkisë, Adrian Gurma i cili në një intervistë për Report Tv ka dhënë disa lajmë të mira sa i përket nisjes së sezonit turistik.
5 Maj 2020, 13:44
