-
Ish zyrtari i Koresë së Veriut: Kim Jong Un ka vdekur, konfirmimi zyrtar në fundjavë
Ji Seong-ho, një ish zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat e huaja se është 99% i sigurt se diktatori Kim Jong-un ka ndërruar jetë gjatë operacionit në zemër dhe me shumë mundësi lajmi për vdekjen e tij do të jepet këtë fundjavë
1 Maj 2020, 17:07 -
Gjergji Gjika: Protokolli i kuq për fasoneritë i pazbatueshëm! 20 firma po prodhojnë veshje mjekësore për Europën
Protokolli i Kuq i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë me masat e sigurisë për biznesin fason, sipas kreut të Fasonistëve është i pazbatueshëm. Gjika thotë se dezinfektimi nuk mund të bëhet dy herë brenda 8 orësh, dhe punonjësit nuk mund të punonjnë 2 metra larg njëri tjetrit. Sipas tij Fasoneritë nuk mund të punojnë me staf të reduktuar, pasi procesi është zinxhir.
1 Maj 2020, 16:05 -
Persida Asllani dhe Kujtim Prodani rrëfejnë këngën për koronën edhe lidhjen familjare (VIDEO)
“Ju flet korona” është kënga më e re kantautorit Kujtim Prodani me tekst të Persida Asllanit. Për “ReportTV” kompozitori dhe studiuesja rrëfejnë bashkëpunimin për këngën, por edhe lidhjen e tyre familjare
1 Maj 2020, 15:32 -
Dita minutë pas minute e mjekes në luftë me COVID-19: Pacientët nuk na shohin prej veshjeve, por na njohin nga sytë... do ia dalim mbanë
Esi Duka është vajzë mjekësh! T’i shërbejë pacientit në çdo kohë pa marrë përsipër rrezikun është misioni që do e shoqërojë derisa të mbajë veshur bluzën e bardhë. Mjeka infeksioniste e nis ditën çdo mëngjes me mamanë e saj dhe drejtohet për në spitalin infektiv, ku çdo orë e minutë i përkushtohet kujdesit të mjekëve.
1 Maj 2020, 14:26 -
-
Mediu për Report Tv: Duhet organizim brenda opozitës, të afrohen figurat që kanë shkruar historinë...nuk përjashtojmë mundësinë e protestave
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vë theksin në një organizim brenda vetë opozitës, duke kthyer kokën pas në figura historike që i kanë dhënë shumë "të djathtës politike", por të prirur për të qenë më të hapur me figura të reja.
1 Maj 2020, 12:08 -
-
Kujtime të gdhendura në shpirt! Grimieri historik i Kinostudios rrëfim mbi jetën mes xhirimeve: 'Aktorët të thjeshtë deri në madhështi'
Puna me kolosët e kinematografisë shqiptare, për grimierin historik të Kinostudios ‘Shqipëria e Re”, Rakip Lamaj është kujtimi më i bukur i jetës. Histori interesante të padëgjuara më parë, tregon për Robert Ndrenikën, interpretimin e tij që nuk u regjistrua kurrë dhe bisedën me Kadri Roshin.
1 Maj 2020, 11:19 -
-
E njëjta dorë vrau 4 të rinjtë në Durrës për drogën! Tabulatet telefonike të vëllezërve të ekzekutuar 'fundosin' 2 autorët, arrestohen
I njëjti grup, e njëjta skemë, në të njëjtin vend me të njëjtin motiv, droga, mori 4 jetë në Durrës në 2 muajt e fundit. Policia zbuloi autorët e 2 vrasjeve në 2 muajt e fundit që tronditën Durrësin. Altin Ndoci i dënuar më parë për drogë dhe vjedhje makinash së bashku me një 22-vjeçar janë arrestuar për vrasjet e vëllezërve Haxhia në 27 prill dhe 2 të rinjve në 2 mars. Identifikimi i makinës 'Toyota' që përdorën në krim çoi policinë te dy autorët. Brenda në makinë u gjetën njolla gjaku dhe gjurmë gishtash që rezultuan të 22-vjeçarit nga Durrësi, i cili pas arrestimit tregoi shokun, Altin Ndocin dhe vendin ku u kishin fshehur armët. 12 celularë të sekuestruar të autorëve, dy vëllezërit i vranë për 90 sekonda. Tabulatet telefonike 'fundosin
1 Maj 2020, 11:04 -
Përplasja me Metën/ Këshilli i Karrierës në KLGJ: Dvoranit i mbaroi mandati, por qëndron se s'ka kush e zëvendëson (Relacioni)
KLGJ merr në dorë relacionin e komisionit të karrierës nëse Dvorani duhet apo jo të qëndrojë në detyrë. Sipas këtij materiali siguruar nga ReportTv ky komision i vënë në lëvizje pas letrës së presidentit Meta, thotë se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati por ai mbetet në detyrë pasi nuk ka kush e zëvendëson.
1 Maj 2020, 10:47 -
-
Covid, Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali: Studimi kinez për antitrupat, lajm i mirë për krijimin e vaksinës
Lajmi i ardhur nga studimi kinez, sipas të cilit te të gjithë personat e prekur nga infeksioni i koronavirusit zhvillohet antitrupa që luftojnë Covid dhe që paskësaj nuk kanë rrezik të riinfektohen për së dyti, të paktën për një periudhë deri dy vjeçare, është një lajm shumë i mirë nga këndvështrimi i krijimit të vaksinës
1 Maj 2020, 09:00 -
Fier/ Kthyen shtëpinë në laborator kanabisi, në pranga nënë e bir, në kërkim babai dhe një kosovar!
Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Fier! Shtëpia e një 52-vjeçari me inicialet A.K, i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë Kanabis.
1 Maj 2020, 08:35 -
'Gdhendët një faqe të re mes Shqipërisë e Italisë'! Mbyllin me sukses misionin humanitar në Itali, mbërrijnë 30 heronjtë shqiptarë në Rinas
Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë.
30 Prill 2020, 22:36 -
'36 ditë tmerri me COVID', deputeti Alimadhi flet për herë të parë: Ky nuk është grip, kam mbajtur 2 tuba oksigjeni! E vuajta edhe psikologjikisht
Me një zë të ngadaltë, thuajse të shuar dhe me vështirësi për të marrë frymë, deputeti Alimadhi tregoi për herë të parë për "Report TV" 36 ditët 'e tmerrit' dhe vështirësitë që hasi gjatë kohës që ishte i infektuar me këtë atë që e cilësoi 'virus vrasës'.
30 Prill 2020, 22:16 -
Zgjerohet me 18 bashki harta e zonave të gjelbra! Nga e hëna fillon lëvizja ndërqytetase, në 11 maj hapen berberët, dentistët e dyqanet në qendra tregtare
Qeveria ka vendosur që të zgjerojë hartën e zonës së gjelbër me 18 bashkitë të tjera duke filluar nga dita e hënë. Prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. Nga dita e hënë rifillon lëvizja ndërqytetase me taksi me dy pasagjerë familjarë në të gjithë territorin. Manastirliu u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30. Kanë risk të lartë! Kufizimet për sportin dhe aktivitetet kulturore do të vijojnë.
30 Prill 2020, 18:37 -
Shehi për 'Report Tv': Koalicioni po ecën mirë! Rama-Meta zigzage, por s'shoh 'prill të dytë'
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehiu tha në "Report Tv" se koalicioni me LSI po ecën mirë dhe se vija e kuqe është Rama. Sa për flirtin e ri Rama-Meta, Shehi tha se gjithmonë kanë pasur zigzaget e tyre, por nuk beson tek një prill i dytë.
30 Prill 2020, 18:26 -
-
Të krijohet banka shtetërore për investimet që të administrojë fondet
Mendoj se është e nevojshme krijimi i një banke shtetërore për investimet publike: “Banka Shqiptare e Investimeve” (Albanian Investiment Bank), me detyrën që të administroj fondet shtetërore dhe fondet e huaja që i jepen Shqipërisë si donacione apo kredi
30 Prill 2020, 16:52 -
