-
-
-
Dita ndërkombëtare e infermierëve/ Rama: Na mësuan se hero të bën sakrifica! Deputetët e PS-së karafila dhe buqeta me lule në 2 spitalet COVID
Orët e gjatë në punë, sakrificat dhe puna e palodhur e infermierëve nuk mund të vlerësohet në një ditë të vetme sikurse është ajo ndërkombëtarëve për infermierët. Pamja inferimërëve është krejt tjetër kur ata dalin nga repartet e frontit të luftës me COVID 19, me shenja në fytyrë dhe orë të gjata në punë pa u dorëzuar asnjë moment në misionin e nisur.
12 Maj 2020, 08:59 -
-
'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja'/ Detaje nga vrasja horror në Skrapar e 77-vjeçarit, shkak konflikti për pronën (VIDEO)
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen horror në fshatin Jaupas të Skraparit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak ka qenë konflikti për pronën që i mori jetën77-vjeçarit, Ramadan Çela. Kushëriri i tij, njëherazi dhe fqinj, mësohet t'i ketë thënë 'Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja' dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër.
12 Maj 2020, 08:21 -
Politika e tensionuar në Kosovë, Krasniqi: Duhen zgjedhje të parakohshme
Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në një lidhje me skype për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ka thënë se në vend duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe pse në këtë periudhë është e pamundur që të zhvillohen prej pandemisë.
11 Maj 2020, 23:11 -
Gjiknuri në '5 pyetje nga Babaramo': Ndryshojnë muajt e zgjedhjeve të ardhshme! Mazhoranca dhe opozita dakordësi të shmangin muajt e nxehtë
Zgjedhjet e reja duket se nuk do të zhvillohen më në muajt qershor apo shtator, por në muajt maj ose tetor. Për këtë kanë rënë dakord mazhoranca dhe opozita në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore për të shmangur sezonin turistik dhe muajt e nxehtë të papërshtatshme për fushatë elektorale.
11 Maj 2020, 22:52 -
Fqinji vret 77-vjeçarin me thikë në Skrapar, arrestohet! Nipi i viktimës: Ishte skenë horrori, e kishin masakruar trupin
Viktima është Ramadan Çela. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Jaupas. Sipas policisë autori i vrasjes është Hamza Çeka 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti.
11 Maj 2020, 19:24 -
-
-
-
Bëri masakër mjedisore me mbetjet urbane nga Rrogozhina në Shkumbin, gjobë 2 mln lekë dhe ndjekje penale kompanisë në Tiranë
Derdhte mbetjet urbane të bashkisë Rrogozhine në lumin Shkumbin, gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit nga Tirana. Kompanja “Viola-Green SHPK” është gjobitur me 2 mln lekë, pasi u konstatua hedhja e mbetjeve urbane në fshatin Zall, pranë bregut të lumit Shkumbin, pjesë e territorit të bashkisë Rrogozhinë. Report Tv mëson se kjo kompani punonte edhe për bashki të tjera. Pronarët janë; Marsel Shega, Fatos Jaupi dhe Sherif Kapllani. Vlera e 4 kontratave nga 'Viola-Green SHPK' është 198 723 683 lekë
11 Maj 2020, 15:19 -
Rama video-konferencë me donatorët e rindërtimit/ Ahmetaj: Do ju japim dosjet t'i monitoroni! Nesër miratojmë marrëveshjen me Turqinë
Qeveria e Turqisë ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e 500 banesave në Laç, dhe ditën e nesërme pritet të miratohet nga qeveria shqiptare. Detajet janë bërë të DITURA NGA Ministri i Arben Ahmetaj, gjatë një video-konference me donatorët. Sipas tij po brenda kësaj jave mbyllet tenderi i hapur për ndërtimin e Thumanës.
11 Maj 2020, 15:11 -
-
-
Pas denoncimit nga Report Tv për ndotjen e lumenjve me mbetje spitalore, Prokuroria nis hetimet! Shkresë pushtetit lokal: Kush i ndoti, përse s'pastrohen?
Pas kronikave denoncuese në Report Rv se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastik dhe inerte prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kërkon me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje. Kush i ka hedhur mbetjet? Sa herë janë kontrolluar lumenjtë? Përse nuk janë pastruar sipas pamjeve të transmetuara në media? Janë këto pyetjet e prokurorisë drejtuar zyrave të pushtetit lokal në të cilat kalojnë këto lumenj.
11 Maj 2020, 14:30 -
-
Nga sot rinisin kurset e patentave, rihapja për autoshkollat me dy faza (Detajet)
Autoshkollat do të rihapen me dy faza. Nga sot do të fillojë regjistrimi i aplikantëve të rinj si dhe teoria, ndërkohë më datë 18 do të fillojë praktika. Drejtoria e Transportit Rrugor thotë se duhen respektuar protokollet e sigurisë dhe nuk do të lejohet më shumë se një kursant në makinë.
11 Maj 2020, 12:34 -
-
Apartamente, biznese dhe 4 'X5'-sa/ Sekuestrohen 3.7 mln € pasuri të dy vëllezërve në Tiranë të dënuar për vrasje, drogë e prostitucion në Belgjikë
Gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.7 mln euro të dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha 42 vjeç dhe 43 vjeç, banues në Tiranë me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe prostitucion në Belgjikë. Të dy vëllezërit i kanë përfunduar dënimet në Belgjikë dhe tani janë të lirë.
11 Maj 2020, 11:34 -