-
PD kyçi derën, çmontohet brava, kryetari i ri që u betua te n/prefektura futet në bashkinë e Devollit (VIDEO)
Konstituohet këshilli i parë bashkiak pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sot është betuar kryetari i ri Eduard Duro. Ceremonia e betimit nuk u zhvillua në godinën e bashkisë, pasi ish-kryetari i zgjedhur nga PD-ja Bledjon Nallbati nuk lejoi që mbledhja e thirrur nga sekretari socialist të zhvillohej aty. Në orën 16:00, ish-kryetari u largua. Me urdhër të kryebashkiakut të ri dhe në prani të prefektit një person çmontoi bravën dhe Duro ngjiti shkallët e bashkisë si kryetar. I buzëqeshur në karrigen e kryetarit, numri një i bashkisë së Devollit në intervistën e parë nga zyra e re ka premtuar se nuk do të largojë asnjë punonjës nga administrata.
26 Korrik 2019, 11:03 -
Pasuria fundos Zaganjorin! Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë, drejtimin e merr anëtari i vetëm, Ardian Dvorani (VIDEO)
Pas kreut të Gjykatës Kushtetuese edhe ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i Zaganjorit erdhi pas ankimit të Komisionerit Publik dhe rekomandimit të ONM pasi sipas tyre, ai nuk justifikonte pasurinë, shkollimin e djemve jashtë vendit dhe një transaksion prej 16 mijë dollarë.
26 Korrik 2019, 11:01 -
-
-
-
-
Me flamurin shqiptar e 'autochthonous' mbërrin në shtëpi trupi i Festim Latos/ Bashkëpunëtorët: Vrasje politike! (VIDEO)
Mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra në Holandë. Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën në Rinas për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës ku edhe do të prehet. Ditën e nesërme në Teatrin "Petro Marko" do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.
26 Korrik 2019, 08:36 -
Boksi merr një tjetër jetë brenda një jave! Vdes 23-vjeçari argjentinas/ Momenti kur shembet në tapet
Fatkeqësisht boksi ka marrë një tjetër jetë brenda një jave! Pas vdekjes së rusit, Maxim Dadashev mësohet se ka ndërruar jetë edhe boksieri argjentinas, 23-vjeçari Hugo Santillan. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Këshilli Botëror i Boksit.
25 Korrik 2019, 22:30 -
Kolasinac bëhet hero për Ozil, e shpëton nga grabitësit me thikë/ Dëshmitari: U duk sikur donin ta bënin copa-copa (VIDEO)
Një shok më shumë se shoku! Futbollisti Sead Kolasinac është shndërruar në një hero për futbollistin Mesut Ozil. 30-vjeçari ka rënë pre e grabitjes, por ka qenë Kolasinac që e ka shpëtuar atë duke i trembur dy hajdutët.
25 Korrik 2019, 21:40 -
-
-
-
-
-
-
-
Jo më me 'laps e letër'/ Nga janari i vitit të ardhshëm agjentët e tatimeve ju monitorojnë në kohë reale
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli sot nga Velipoja për luftën kundër informalitetit. Ajo tha se po punohet për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij.
25 Korrik 2019, 15:40 -
-
Tiranë/ Shpërthen transformatori elektrik, ndërron jetë punonjësi i firmës së ndërtimit, plagosen 2 të tjerë - Video
Punëtorët e kompanisë së ndërtimit të një pallati i afrohen nënstacionit të Kasharit, shkaktojnë masë duke sjellë shpërthimin e një transformatori elektrik. Ngjarja në ausotradën Tiranë-Durrës, vdes në spital punëtori Gjergji Sula, në gjendje të rëndë në QSUT edhe Fari Çollaku dhe Andi Bojni 22 vjeç. OSHEE ka ndërhyrë duke stakuar për disa momente energjinë elektrike në nënstacionin e Kasharit, për të shmangur pasoja më tragjike nga shpërthimi i shkaktuar.
25 Korrik 2019, 12:10 -
-
Basha pritet si kryetar në Teatër/ PD nënshkruan me artistët: Pas marrjes së pushtetit shfuqizojmë ligjin për shembjen (VIDEO)
TEATRI KOMBËTAR- PD nënshkruan marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Marrëveshja u nënshkrua nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe aktorë të Teatrit Kombëtar. Në disa pika të kësaj marrëveshjeje thuhet se një muaj pas ardhjes në pushtet të PD do të shfuqizohet ligji për shembjen e Teatrit dhe ky i fundit do të shpallet monument kulture.
25 Korrik 2019, 11:46