Shqiptarja logo
E enjte 18 Dhjetor 2025 - Përditësimi i fundit 00:13

  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 100 /52629 Rezultate (0.37 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Sali Shijaku në garë për
    100 vjetorin e Pavarësisë

    I biri i autorit, skulptori Orges Shijaku, drejtues e zbatues i projektit, në një prononcim për ATSH-në, u shpreh se Shijaku e ka cilësuar veprën "Monumenti i lirisë", një dhuratë e bukur nga duart dhe mëndja e artistit, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
    1 Shkurt 2012, 13:41
  • Taksat, Berisha: Shoku Rama
    ndjen klithmën e etërve
    Rama: Problemi monopolet

    Në mbledhjen e qeverisë kryeministri prezantuar shtyllat kryesore të programit ekonomik për vitet 2012 – 2014. Ai sulmoi sërish kreun e opozitës se gënjen shqiptarët me modele komuniste. "Dua të informoj shqiptarët se ky sulmi që bën shoku Rama me taksën marksiste tek fidelët e tij është i tëri i motivuar nga ndjenja personale dhe inate personale të klithmës së të parëve" shprehet Berisha. “Thithja e trurit”, qeveria rishikon programin
    1 Shkurt 2012, 12:44
  • Merren masa në rajon
    për të ftohtin, në Shqipëri jo

    Shqipëria po përjeton ditët e saj më të ftohta të gjithë vitit dhe fajtori ka origjinë Siberiane. Në të gjithë vendin shumë rrugë janë mbyllur ose kalohen vetëm me zinxhirë. Situata pritet të përkeqësohet ende më tepër. Drejtori i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj tha për “shqiptarja.com” se vlerat e temperaturave për 7 ditshin e parë të shkurtit do të jenë nën mesataren shumëvjeçare.
    31 Janar 2012, 21:05
  • 21 janari, Dokumenti: Garda të
    hapë zjarr po hynë me dhunë

    Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot një kopje të planit të masave të hartuar nga Garda e Republikës, lidhur me masat e sigurisë që po mereshin për demonstratën e 21 janarit. Sipas dokumentit, garda do të qëllonte po të hyhej me dhunë në institucion. (ne foto faksimile e faqes së parë të dokumentit për planin e masave të Gardës dhe një gardist duke qëlluar drejt turmës) Gjermania: Duhen hetime të mëtejshme Prokuroria apelon masën e sigurisë për 3 të akuzuarit
    31 Janar 2012, 17:43
  • Kryeprokurori anglez: Stop
    sulmeve ndaj drejtësisë
    Kreu PS: Mbështesim Ina Ramën

    Prokurori i përgjithshëm i Anglisë Keir Starmer, pas takimeve me presidentin, kryeministrin dhe kryeprokuroren tha se duhet t’i jepet fund sulmeve që cënojnë pavarësinë e drejtësisë. “Si drejtues i një organi të pavarur jam i shqetësuar pas sulmeve mbi institucionet e pavarura dhe individëd në krye të tyre. Ato dëmtojnë elementët demokratikë të sistemit" tha Stramer. (Në foto: Ina Rama me homologun britanik, Starmer) Berisha pret Starmer: Luftë ndaj krimit
    31 Janar 2012, 13:00
  • SHBA, Basha: Hetimet për
    21 janarin brenda ligjit

    Sipas “Zërit të Amerikës”gjatë qëndrimit në Washington, Basha ishte ftuar në qendrën e studimeve të avancuara ndërkombëtare SAIS, ku ai foli për vizionin e tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. I pyetur pas takimit edhe për ngjarjen e 21 janarit, Basha tha se është e rëndësishme që procesi të bazohet në ligj.
    31 Janar 2012, 10:26
  • Zgjedhjet 2013, Meta: Roli
    i gruas shumë përcaktues

    Sipas kreut të LSI, koncepti i LSI-së për peshën e gruas nuk është slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta por për interesin që LSI ka për rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri.
    30 Janar 2012, 15:16
  • "Siva" me 2 punëtorë premton
    parajsën: Investojmë 2 mld $
    Ringjallet ideja e kazinosë në Sazan
    Investimi i vetëm, hoteli ne Brazil

    Një firmë e vogël në SHBA prezantoi në Tiranë një projekt dy miliardë dollarë në Shqipëri dhe pse është krijuar në 2010 dhe regjistruar në Shqipëri 2 muaj më parë, ndërsa xhiroja e saj është modeste. Firma "SIVA Partners” paraqet projekt me resort, kazino, tramvaj dhe dy kulla 75 kate në Pishë-Poro. (ne foto: pamje nga projekti) SIVA Partners, premtime miliardere edhe në rajon Çfarë duhet të dini për investitorët Precedenti, si dështoi investimi 2.4 mld euro
    30 Janar 2012, 08:03
  • Berisha: I ofrova gjithçka PS
    dhe Ramës, veç rinumërimit

    Duke komunikuar në gjuhën angleze në forumin Rinor Ballkanik Demokrat , kreu i qeverisë tha se kur ai u bë President standardet ishin minimale. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan por edhe ndërkombëtarët konstatuan se nuk kishte prova për manipulime. Lidhur me zgjedhjet e 8 majit, kreu i qeverisë shqiptare tha se votat e kontestuara u rishikuan.
    28 Janar 2012, 12:32
  • Haxhinasto: Do të ofrojmë tekste
    për shqiptarët e Preshevës

    Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës u takuan sot me kryediplomatin Haxhinasto. Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërmjet palëve në fusha të ndryshme, ndër të cilat ajo e arsimit dhe festimet e përbashkëta në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë.
    28 Janar 2012, 12:19
  • Margarita Xhepa: Jam rritur jetime
    më emocionoi poezia e Naimit

    Aktorja e mirënjohur flet për Shqiptarja.com pas shfaqjes në teatrin “Metropol” në prag të fillimit të mbrëmjes poetike.Mbrëmja poetike u zhvillua në kuadër të vitit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku nëepiqendër ishin veprat e rilindasit Naim Frashëri të interpretuara mjeshtërisht nga aktorët.
    28 Janar 2012, 11:30
  • Në BE të çon vetërespekti

    Asnjë shtet, popullsia e të cilit ka qenë gati 100% për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka hyrë në BE. Vetëm atëherë kur ekziston një përqindje e konsiderueshme e kundërshtarëve të aderimit në BE, disi piqen kushtet për të hyrë në BE. Kësisoj, nëse e gjithë popullsia jonë është për inkuadrim të Kosovës në BE, kjo vetëm sa paraqet një garanci shtesë që nuk do të inkuadrohemi në BE.
    27 Janar 2012, 18:42
  • Thaçi pret Olldashin: 100 vjetori
    i Pavarësisë edhe në Kosovë”

    Kryeministri Thaçi ka shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit por edhe në të gjitha fushat tjera. ( Në foto: Takimi në Prishtinë, Thaçi - Olldashi)
    27 Janar 2012, 18:35
  • Skandali i Jugut, BB: Qeveria
    po fiton gjyqet e Jalës

    EKSKLUZIVE/ Banka Botërore ka përgatitur një raport se si po procedohet në Shqipëri pesë vjet pas skandalit të Jalës, ku qeveria, në bazë të të dhënave satelitore të marra nga BB, prishi objekte të banorëve, duke i lënë ata të pastrehë. Nga nëntë gjyqe, vetëm njëri është fituar nga qytetari paditës, thuhet në këtë raport.(Në foto: Ndërtime të prishura në Jalë)
    27 Janar 2012, 15:40
  • Zbulohet flamuri
    i selisë së Qeverisë së Vlorës

    Më datë 26 janar, me rastin e 93 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, në hollin hyrës të Qendrës së Studimeve Albanologjike, u ekspozuan flamujt e përdorur në varrimin dhe rivarrimin e tij si dhe ai i përdorur në selinë e Qeverisë së Vlorës në vitin 1913. Flamuri i parë është ai që ka shoqëruar në banesën e fundit plakun e Vlorës në vitin 1919 dhe në rivarrimin e trupit të tij më 1932. Ky flamur, që iu dhurua Ismail Qemalit nga princi i Francës, Duka Montpensier.
    26 Janar 2012, 19:47
  • Dështon legalizimi i pallateve
    pr/ligji kthehet mbrapsht

    Zhvlerësohet pakti mes bashkisë së Tiranës dhe dy ministrive. Përplasje në komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend. Pushteti vendor kthen mbrapsht projektligjin e përgatitur nga Ministria e Punëve Publike për legalizimin e 400 pallateve. Bie premtimi i Bashës dhënë në fushatë. Sipas drejtorit juridik të dikasterit, Iglon Peçi, projektligji parashikon t’u japë zgjidhje përfundimtare të gjithë atyre objekteve, të cilëve nuk u gjendet investitori apo kompania ka falimentuar e kështu nuk mund të hipotekohen.
    26 Janar 2012, 14:43
  • Luga boshe e Shëndetësisë

    Ministria jone e shendetesise ‘nxitoi” te bënte analizën vjetore këtë here. Them nxitoi pasi radha e do qe fillimisht bëhen analizat ne institucionet shëndetësore te vartësisë dhe me pas Ministria bën analizën e saj përmbledhëse te arritjeve por edhe te sfidave qe duhen zgjidhur ne te ardhmen
    26 Janar 2012, 09:38
  • Kreu i PS Ina Ramës: Më
    heto mua, po dhe Berishën

    Kreu i PS, Edi Rama, në një letër falënderimi/inkurajimi drejtuar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, është shprehur optimist dhe mirënjohës për hapin e madh që u hodh dje në rrugën e drejtësisë për 21 janarin. Letra vjen pas hapave të para të hedhura nga Prokuroria për ndëshkimin e vrasësve të protestuesve të 21 janarit. "Por s'mund të mos e themi, megjithë mbështetjen pas asnjë ekuivok për Prokurorinë, se pa hetuar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë. Si mund të mos hetohen dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës të gardës vrastare të 21 janarit ?! E pajustifikueshme! Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu deri në fund dhe të ndryshojë, jo në funksion të interesit të palëve, por vetëm në funksion të interesit të një hetimi të thellë, të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur", shkruan Rama Shefi i Armatimit të Gardës: Pistoletën e mori Prendi Faktet e vërtetuara, ja si akuzohet Prendi
    25 Janar 2012, 20:09
  • Rriten komisionet
    e pagesave në banka

    Banka Kombëtare Tregtare në fund të vitit 2011 vendosi të rrisë komisionet për pagesat e faturave të energjisë elektrike. Nga 50 lekë, komisioni për këtë shërbim u rrit në 150 lekë. Për klientët e bankës, pagesa e faturës së energjisë nga llogaria u rrit nga 0 në 50 lekë.
    24 Janar 2012, 21:58
  • Ulet me $110 milion kostoja
    e rrugës Tiranë-Elbasan

    Pjesëmarrja e lartë e kompanive të ndërtimit në ankandin për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan ka bërë që kostoja e ndërtimit të autostradës të bjerë me 110 milion dollarë, në 290 milion. Kostoja fillestare ishte 400 milion dollarë.
    24 Janar 2012, 19:15
  • Klosi për Bracen:
    Secili ka mendimin e tij

    Blendi Klosi ka reaguar ndaj deklaratve të Braces në Shqiptarja.com duke u shprehur se “Partia Socialiste është një parti e madhe, secili ka mendimin e tij, që do të thotë se ka diversitet mendimi”
    24 Janar 2012, 16:32
  • First
  • 2495
  • 2496
  • 2497
  • 2498
  • 2499
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2025 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje