-
Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Vitin e Ri: Ishte një vit i jashtëzakonshëm, festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023. Kim thotë se ky ishte një vit i veçantë për Shqipërinë dhe SHBA pasi festuan 100 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
31 Dhjetor 2022, 11:25 -
Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Benedikti i XVI, Papa i dorëhequr në 2013-n, i pari drejtues i Kishës Katolike i larguar vetë pas 600 vitesh
Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan. Informacione të mëtejshme do të jepen sa më shpejt që të jetë e mundur”
31 Dhjetor 2022, 10:51 -
'Pakoja e Madhe' mbështetëse për 1 mln qytetarë, Rama uron shqiptarët për Vitin e Ri: S’mund t'ju linim vetëm në këtë dimër të vështirë
Për herë të parë këtë vit Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos dalë në transmetime live apo konferenca të gjata shtypi, tradicionalet e fundivitit. Kartolina e urimit thotë ai është paketa e madhe e ndihmës prej 8 mld lekë të vjetra për 1 mln shqiptarë
31 Dhjetor 2022, 10:41 -
-
Korça ‘kryeqyteti i festave’, hotelet të pronotuara 100% për Vitin e Ri! Operatorja turistike: Rezervimet janë mbyllur para një muaji e gjysmë
Korça dhe fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës mbeten destinacioni kryesor në vend për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Rezervimet në hotele e restorante janë në masën 100 për qind, por ditët e fundit vihet re dhe rritja e çmimeve.
30 Dhjetor 2022, 20:54 -
-
-
-
-
-
-
Pa make up dhe me këmbë të enjtura, Luana Vjollca tregon gjendjen e saj në fundvit
Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje si asnjëherë më parë, për të treguar lodhjen e saj në punë, në këtë fundvit. Këtë e ka bërë si një formë sensibilizim për të gjithë ata që duhet të punojnë fort edhe në këtë prag festash dhe vigjilje të Vitit të Ri.
30 Dhjetor 2022, 13:26 -
-
Berisha ia 'dedikon' konferencën e fundvitit Yuri Kimit: Guvernatorja, e përfshirë në korrupsion, mashtroi qeverinë e saj për mua, manipuloi historinë
Sali Berisha në konferencën e fundit për këtë vit për gazetarët e cilësoi, vitin 2022 si vitin e opozitës shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA-së, pas shpalljes ‘non grata’, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv duke mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.
30 Dhjetor 2022, 12:21 -
‘Investime të rëndësishme në 2022’, presidenti i FSHF-së bën bilancin e fundvitit: Në 2023 mbështetje për vajzat dhe fëmijët
Në përmbledhjen e fundvitit kreu i FSHF thotë se gjatë 2022 janë bërë disa investime të rëndësishme, ndërsa premton që në 2023 do ketë mbështetje Akoma më të madhe për futbollin e vajzave dhe fëmijëve.
30 Dhjetor 2022, 12:13 -
Lamtumira e mbretit të futbollit, Brazili shpall tre ditë zie në nder të Pele-s
82-vjeçari, futbollisti që fitoi tre herë Kupën e Botës, vdiq të enjten pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë. Nderimet do të bëhen në fushën e stadiumit të Santos, klubi ku ai i filloi të luante kur ishte adoleshent
30 Dhjetor 2022, 10:10 -
-
-
Pakoja e Madhe, Rama: Pensionistët, invalidët, familjet, mësuesit, ushtarët, në nevojë marrin nga 8000 lekë, nënat kryefamiljare 20 000 lekë, administrata 10-20 mijë lekë
Nga Pakoja e Madhe anti inflacion 695 mijë pensionistë, 71 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 8000 lekë. Ndërsa punonjësit e administratës do të marrin nga 10-20 mijë lekë mbështetje nga qeveria. Edhe nënat kryefamiljare do të përfitojnë 20 mijë lekë.
30 Dhjetor 2022, 08:10 -
-
