-
-
Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja
Presidenti Ilir Meta sulmoi fizikisht punonjësit e Policisë Bashkiake që u gjendën në godinën ku Fryma e Re Demokratike ka selinë. Kreu i shtetit shkoi me urgjencë ne seli sapo dëgjoi deklaratën e kreut të FRD-së, Sali Shehu se po nxirren jashtë godinës që bashkia e Tiranës ka në pronësi, pa paralajmërim. Të gjitha përplasjet dhe kërcënimet e presidentit ndaj zyrtarëve të bashkisë, i shihni në kronikën në vijim.
12 Mars 2021, 11:57 -
Lufta ndaj COVID-19, Italia në shtetrrethim të plotë gjatë Pashkëve
Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit në vend, veçanërisht të varianteve të reja, qeveria italiane do të miratojë një dekret të ri me anë të cilit parashikohet që në 3, 4 dhe 5 Prill, Italia do të shndërrohet në zonë të kuqe
12 Mars 2021, 11:25 -
Në errësirë, të pangrënë dhe të sëmurë! Mjerimi në familjen Dauti në Korçë, babai: Të tjerët hanë, fëmijët e mi shikojnë
Në Kamenicë të Korçës, jeton në mjerim familja Dauti me 5 fëmijë, dy prej tyre me probleme shëndetësore. Kryefamiljari gjen punë me ditë, ndërsa Bashkia e Korçës u jep ndihmë vetëm 5 mijë lek në muaj. Ata nuk kanë energji elektrike, ujë dhe asnjë kusht tjetër jetese.
12 Mars 2021, 11:11 -
Lentet falas për të moshuarit, Manastirliu publikon videon nga QSUT: Përfituan 4866 të moshuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video dëshmi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të një të moshuare që ka përfituar lentet falas.
12 Mars 2021, 10:41 -
-
Tritol makinës, merren në mbrojtje prokurori Arjan Muça dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentjana Muça! KLP: Sulm terrorist sistemit të drejtësisë! Vihet në lëvizje edhe KLGJ
Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme kur është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë, mjet i cili përdorej edhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare, Gentjana Muça, të dy magjistratët janë marrë në mbrojtje.
12 Mars 2021, 09:44 -
-
-
‘Të shkojmë ta vrasim’, fyen dhe kërcënuan presidentin italian pse mori vaksinën, nën hetim 10 persona, mes tyre 2 shqiptarë
10 persona janë vënë në hetim pasi kanë sulmuar, fyer dhe kërcënuar presidentin italian Sergio Mattarella, mes tyre edhe 2 shqiptarë.E gjithë kjo erdhi pasi kreu i shtetit mori vaksinën anti-COVID.
12 Mars 2021, 08:33 -
Repolitix/Brataj: Vaksinat ruse dhe kineze janë efektive, duhet t'i përdorim dhe ne! Alimehmeti: Të mos humbasim më shumë kohë
Kreu i Urgjencës kombëtare, Skendër Brataj tha se vendi ynë duhet të marrë vaksinat ruse dhe kineze, pasi vendet e shumta që i kanë përdorur dhe shumë pranë nesh kanë treguar se janë efektive dhe nuk kanë efekte anësore më shumë se vaksinat e tjera.
11 Mars 2021, 23:12 -
Reportazh/ E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull (VIDEO)
Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.
11 Mars 2021, 20:32 -
-
I vihet tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, ka në dorë dosjet e Vettingut! Mjeti përdorej edhe nga bashkëshortja gjyqtare! Eksplozivi mesazh paralajmërues për të dy (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme i është vënë tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, te Komuna e Parisit në Tiranë! Shpërthimi me tritol në makinën Mercedez A Class në pronësi të prokurorit, ka ndodhur kur mjeti ka qenë i parkuar në parkimin e qendrës tregtare Kristal. Duke nisur nga sasia e vogël e lëndës plasëse të vënë në makinë, dyshohet se shpërthimi ka qenë një mesazh kërcënues për prokurorin ose për bashkëshorten e tij gjyqtare Gentiana Muça
11 Mars 2021, 19:38 -
Fermerja Rigerta Loku e para në listën e Lezhës: Jam optimiste që do futem në parlament! Kam lënë Romën për Mirditën dhe s’do e braktis as po u bëra deputete
Fermerja Rigerta Loku e cila ka përfunduar universitetin në “La Sapienza” por e la Romën për të ngritur fermën e saj në Mirditë, është kandidatja e parë për deputete në listën e partisë “Nisma Thurje” për qarkun e Lezhës
11 Mars 2021, 19:19 -
Kumbaro për Report Tv: Synojmë 3 mandate në Gjirokastër, s'mund t'u besohet kandidatëve të opozitës që braktisën elektoratin, janë humbës tradicional
Mirela Kumbaro, e cila është renditur e para në listat e PS në qarkun e Gjirokastrës, tha se socialistët synojnë të marrin 3 mandate në këtë qark. Në një intervistë për Report Tv, Kumbaro u shpreh se lista e PS kanë sjellë energji e forca të reja përmes futjes së emrave të rinj, ndërsa i konsideroi listat e kundërshtarëve si kandidatë përballë humbësish tradicional.
11 Mars 2021, 19:00 -
Pedagogu Myzafer Elezi kandidat i PD-së në Gjirokastër: Qytetarët të zhgënjyer, do rikthej besimin
Pedagogu Myzafer Elezi renditet i 5-ti në listën e kandidatëve për deputete të Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës. Edhe pse demokratët e kanë renditur në fund, ai pretendon të marrë votat nominale të votuesve. Në një intervistë për Report Tv Elezi ka treguar objektivat e tij.
11 Mars 2021, 18:14 -
‘Ju kam bërë hatanë, më falni’/Fjalët e fundit të lacjanit, që u zhduk 14 vite më parë. ‘Shpërthejnë’ dëshmitë në Pa Gjurmë: 46-vjeçari strehohet në Greqi
Fotot janë i vetmi kujtim që i shuajnë sadopak mallin familjes, që ditën kur Tonin Kola, humbi gjurmët më 16 korrik të vitit 2006. Pasi u kërkoi para dhe një çertifikatë, ai doli nga shtëpia e tij në Laç. Dy ditë para se të humbte gjurmët i kishte dhënë sinjale familjes, se donte të emigronte sërish drejt Greqisë, atje ku kishte punuar vite më parë.
11 Mars 2021, 17:28 -
Basha miting elektoral me qindra simpatizantë në Kavajë, policia bën gati gjobën: Do të penalizojmë shkelësit e masave anti COVID
Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot miting elektoral në Kavajë duke grumbulluar qindra njerëz, ka reaguar policia e shtetit e cila paralajmëron se do të gjobisë Partinë Demokratike për shkelje të masave anti COVID
11 Mars 2021, 17:13 -
Miratohet vendimi/ Ndërtimet pa leje që preken nga rindërtimi do kompensohen 100%
Këshilli i Ministrave ka vendosur që të gjitha ndërtimet pa leje që do të preken nga procesi i rindërtimit do të kompensohen 100% metrat katror. Në vendimin e miratuar një ditë më parë thuhet se të gjithë qytetarët, të cilëve ju është shembur banesa, do të përfitojnë sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, sa 100% e objektit të tyre pa leje.
11 Mars 2021, 16:53 -
'Stresi nga COVID-19 rrit aksidentet rrugore', 50 të vdekur për 70 ditë në rrugët e vendit! Policia: Drejtuesit e mjeteve po sillen çuditshëm
Stresi nga sëmundja e COVID-19 po kthehet në shkaktar kryesor për aksidentet rrugore. Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore pranë Policisë së Shtetit, Skënder Ismaili, thotë se ka një rritje të paprecendë të të ngjarjeve dhe shkaku kryesor i përplasjeve mbetet sjellja e drejtuesit të mjeteve.
11 Mars 2021, 16:10
