-
'3 persona janë shpallur 'non grata' nga SHBA', Yuri Kim: S'është çudi që disa kandidatë të skualifikohen, s’na dëgjuan të gjitha partitë! Ishim të qartë për pritshmëritë
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se nuk është çudi që disa kandidatë që garojnë për deputetë më 25 prill të skualifikohen nga gara. Kjo për shkak se disa nga partitë politike sipas saj i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidadë të pastër, por disa të tjera jo.
10 Mars 2021, 15:48 -
-
Kryeson listën e PS në Elbasan, Kushi për Report Tv: PD, të njëjtët njerëz që kanë humbur çdo palë zgjedhje! 30 mijë mësues do të vaksinohen së shpejti
Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Elbasanit, për zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, Kushi tha se në këtë qytet synojnë 8 mandate, ndërkohë që duke ju referuar listave, Kushi tha se janë hartuar në mënyrë të tillë që të integrohen edhe energjitë e reja, dhe eksperiencën dhe kontributet
10 Mars 2021, 13:55 -
Presidenti si në përplasjet më të ashpra elektorale me Ramën, Meta: Ai ka probleme me gjendjen e tij mendore! Unë nuk pi kokainë (VIDEO)
Meta është shprehur se Shqipëria ka humbur një kohë të jashtëzakonshme që prej vitit 2006 kur firmosëm MSA-në. Ndaj sipas tij është momenti për referendum.
10 Mars 2021, 13:09 -
Kapet 220 kg kanabis në një kamion të fruta-perimeve në Podgoricë! Vinte nga Shqipëria, shoferi ikën me vrap kur i erdhi radha për kontroll
220 kg kanabis e ndarë në 224 pako është kapur në një kamion në Podgoricë, i cili vinte nga Shqipëria. Në dokumentet e pikës doganore kamioni ishte regjistruar për transport të fruta perimeve. Kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime "Bugarin" me seli në Podgoricë.
10 Mars 2021, 12:11 -
-
-
Rama me kandidatët e PS: Të gjithë në sulm për ta mbrojtur Shqipërinë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të rrudhura
Në fjalën e tij Rama u bëri thirrje të gjithë socialistë që nga ky moment të vrapojnë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes, sipas tij për ta mbrojtur vendin tonë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra por më të rrudhura dhe më të lodhura, duke iu referuar opozitës.
10 Mars 2021, 11:49 -
E bardha, e kuqja dhe e zeza e listave tona
Duket si një titull romani. Në fakt, është përgjysmë. Pak si politika shqiptare. Gjysma, por jo ajo që ta pret mendja, sepse pas 8 vitesh duhet të ishte logjikisht opozita shpresa për ndryshim sjell një listë të përmbysur. Vetë Kryeministri mund të futet në Kuvend vetëm mbi baza merite. Ashtu dhe figurat e tjera të rëndësishme të partisë. Të rinjtë dhe individë me kontribute të spikatura, si Luljeta Boza apo Najada Çomo futen në Kuvend si kryetare qarku.
10 Mars 2021, 11:03 -
Meta publikon raportin: Shqipëria ka rënë me 9 vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, urgjente çkapja e shtetit nga oligarkët
‘Është urgjente çkapja e shtetit, Kuvendit, Qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.’- kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar raportin e fondacionit prestigjoz botëror “Heritage’
10 Mars 2021, 10:54 -
-
Gratë e Krushës së Madhe një histori suksesi! Nga një punishte të vogël, sot inagurojnë fabrikën e konservimit të perimeve
Gratë e Krushës së Madhe në Kosovë janë kthyer në inspirim për gratë në dy anët e kufirit. Njëzet vite më parë morën iniciativën të punojnë së bashku për kultivimin dhe konservimin e perimeve, ndërsa sot kanë një fabrikë të re dhe moderne
10 Mars 2021, 09:10 -
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke ju referuar një deklarate të kreut të PD-së Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, i cili thotë se pa Edi Ramën Shqipëria nuk mund të ndryshojë
10 Mars 2021, 08:21 -
Humbi betejën me COVID, shërbimi Neurovaskular në QSUT merr emrin e mjekut Drini Dobi! Rama: Në nderim të një shërbyesi të denjë, e një njeriu të rrallë
Shërbimi Neurovaskular në QSUT, do të mbajë emrin e Drini Dobit, mjekut që humbi betejën me COVID. Përmes një postimi në “Facebook” kryeministri Edi Rama shkruan se emri do të jetë në nderim të faktit se ai dha një shërbim të denjë për bluzat e bardha.
9 Mars 2021, 19:57 -
-
‘Nuk e di varrin e nënës, dua t’i dërgoj lule’/ 39-vjeçarja e rritur jetime rrëfen dhunën nga vëllezërit e sëmurë (VIDEO)
Humbën nga kjo jetë prindërit kur ishin ende të mitur, fati i katër jetimëve që u rritën nëpër shumë dyer të qytetit të Hasit. Këtë pasdite emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv solli dramën e një familje nga veriu i Shqipërisë
9 Mars 2021, 18:22 -
U shpëton mjekëve, humbet 57-vjecari me probleme/ Dëshmitarët në ‘Pa Gjurmë’ lokalizojnë vendndodhjen (VIDEO)
Edhe këtë të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV kërkuam sërish ndihmë për gjetjen e Shpëtim Dervishit. 57-vjeçari u zhduk nga Spitali ’Nënë Tereza’ në Tiranë, më 3 mars të këtij viti, ndërsa ishte i shtruar në pavionin e Toksikologjisë prej tre ditësh, për shkak të problemeve me alkoolin.
9 Mars 2021, 17:51 -
‘E telefonova t’i tregoja që nëna ndërroi jetë, im bir humbi”/ Zhduket vlonjati nga ishulli i Kretës (VIDEO)
Prej 20 vitesh ka jetuar në Greqi, Aleksandër Pulaj nga Selenica e Vlorës shkëputi kontaktet me familjen, që prej tetorit të 2020. I pajisur me dokumentacion të rregull dhe me pasaportë greke, 50-vjecari ishte sipërmarrës i një firme ndërtimi në Kretë. Ai jetonte i vetëm prej 5 vitesh, pas divorcit me bashkëshorten.
9 Mars 2021, 17:45 -
A largohesh nëse humb? Basha s'përgjigjet, fsheh dhe sa mandate synon në zgjedhje: Lista e PS, fasadë për të fshehur bandat e krimit, ne sjellim ndryshimin
Edhe pse i dorëzoi listat dje në moment të fundit në KQZ pa prezantuar kandidatët për deputet për shqiptarë, kreu i PD, Lulzim Basha nuk tregon as objektiva të qarta për zgjedhjet duke shmangur të përgjigjet se sa mandate synon të fitoj më 25 prill. Ai shmangu edhe përgjigjen nëse do të dorëhiqej nëse nuk fitonte zgjedhjet duke e vënë sërish theksin se askush nuk e do më Ramën në qeverisje duke shpresuar që rotacioni qeverisës të ndodh nga të pakënaqurit me qeverisjen 'Rama'.
9 Mars 2021, 16:25 -
Italia, lufta një kombi për të mposhtur COVID-19, mbi 100 000 viktima (VIDEO)
Puna dhe sakrifica e mijëra mjekëve dhe infermierëve është penguar shpesh nga pamjaftueshmëria. Sot që numri i viktimave ka kaluar 100 000 duhet të përkujtojmë viktimat, të njohur apo të thjeshtë, pse jo të krijojmë një vend përkujtimor për ta.
9 Mars 2021, 15:24
