-
'Kriminelët, kriminelët... PD i fut në listë’, Balla i bën thirrje Bashës: E turpshme, tërhiq kandidatin për deputet të dënuar për drogë
Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tusha i dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD
14 Mars 2021, 20:35 -
Antimitingu i Elbasanit? Një histori 30 vjeçare që PD e Berishës e përdor prej 30 vitesh
Pamjet që u ofruan sot në Elbasan, me një antimiting më të zhurmshëm se ai i njësisë 8 dje në Tiranë, nuk se është pamje e re në politikën shqiptare. Madje socialistëve të kohës së Fatos Nanos, ju ka ndodhur shpesh, por jo vetëm atyre, pasi i ka ndodhur edhe PD-së, madje në radhë të parë i ka ndodhur PD-së.
14 Mars 2021, 15:35 -
Kreu i Politikës së Jashtme në PD, sfidon Bashën e Palokën: Nëse më del një njeri me precedent penal si Rezeart Tusha në listën e Dibrës, unë tërhiqem nga gara
Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tusha i dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD.
13 Mars 2021, 07:59 -
Rama e Vlora versus Haxhi Qamili, Mussolini e Berisha
Nëse ka një simbolike të fortë në këto zgjedhje, ajo prapë gjendet në dinamikën politike të zgjedhjeve në Vlorë. Aty ka nisur rrugëtimi i shtetit shqiptar dhe po aty filloi tatëpjeta e tre hordhive që kërkonin të rrëmbenin bash këtë simbol të ngjizjes së Shqipërisë. Shikoni sa dinamike janë të dhënat historike.
12 Mars 2021, 13:05 -
Shitësi i heroinës në listën e PD! Rezeart Tusha, kandidat në Durrës, është arrestuar në Zvicër
Ligji i dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike. Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. I tillë është rasti i Rezeart Tushës, kandidiat në durrës për PD, i arrestuar në Zvicër me heroinë.
11 Mars 2021, 16:17 -
Debati në mbledhjen e kryesisë së PD pas pakënaqësive ndaj listave të Bashës, 'zgjohet' Bujar Leskaj: Takim me sindikatat për programin e demokratëve
Pas lajmeve se paralajmëroi dorëheqjen nga drejtuesi i listës së PD-së, Bujar Leskaj e ka mohuar një gjë të tillë, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai ka zhvilluar një takim, duke vënë theksin se është në krye të fushatës së PD-së në Vlorë.
11 Mars 2021, 12:13 -
Akuzat për racizëm, mbretëresha Elizabet: Kjo çështje do të trajtohet seriozisht e privatisht (VIDEO)
Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex ka shkaktuar një sensacion të madh dhe reagime të shumta në mediat ndërkombëtare, veçanërisht pas akuzave të ngritura nga Meghan Markle për racizëm, pas bisedave të bëra në pallatin mbretëror në lidhjen me ngjyrën e Archie, para se ai të kishte lindur.
10 Mars 2021, 13:23 -
Dy shpejtësitë tragjike të PD
Mbrëmë në mesnatë, Partia Demokratike mbërriti në pikën e ‘vlimit’; ishte momenti më i fundit kur brenda në trupin e ethshëm u përplasën shpejtësia e ulët dhe nxitimi, ballë përballë. Nxitimi për të plotësuar sa më shpejt listat për deputetët e ardhshëm- dhe ndërkohë- vonesa në dërgimin e emrave në KQZ.
9 Mars 2021, 13:56 -
1 vit pandemia e COVID/ Ekonomia nën 'pushtetin' e 'armikut të padukshëm'
Ekonomisë së vendit do i duhen minimalisht 3-5 vite që të kapi zhvillimin e vitit 2018-2019. Armiku i padukshëm COVID-19, ka goditur një sërë sektorësh, teksa pasojat pas një viti nën pushtetin e tij, gropa në buxhet llogariten rreth 681,2 milionë euro. Ndërsa humbja më e madhe është në turizëm, me minus 1 miliardë euro.
9 Mars 2021, 09:14 -
‘Sekretin e mësova nga pastruesja e spitalit, njërin nga djemtë ma birësuan’/ Lindi binjakët, spitali i fshehu të vërtetën nënës nga Korça (VIDEO)
Me rastin e 8 marsit, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV sollëm një histori të rrallë të dy grave, njëra vjehrrë dhe tjetra nuse, të cilat janë në kërkim të Mariglen Bashllarit. Nga Stambolli i Turqisë, 71-vjeçarja Nexhmie Bashllari, në kërkim të djalit rrëfen historinë e jetës që ditën kur solli në jetë binjakët në vitin 1977 dhe si foshnjat u ndanë 44 vite më parë pas lajmit, që tronditi gjithë qenien e saj.
8 Mars 2021, 16:59 -
6 muaj burg se falsifikoi dokumentet për t'u bërë pjesë e KPA, Apeli i GKKO lë në fuqi dënimin për Luan Dacin! Flet ish-gjyqtari: Nuk largohem, kam 100 vota nga Parlamenti
Apeli në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë sot në fuqi dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e KPA, Luan Daci. Ish-anëtarit të KPA, Luan Dacit iu konvertua dënimi nga 6 muaj burg në shërbim prove. Daci u dënua për falsifikim dokumentesh për tu bërë pjesë e KPA.
8 Mars 2021, 11:15 -
-
Programet ekonomike të partive politike në pandemi, eksperti: Jo luftë me taksat, të mbushet arka e shtetit, rimëkëmbja e pasigurt
Ekspertët nuk janë pro ndryshimeve të taksave në këtë situatë në të cilën ndodhet ekonomia. Eksperti Fiskal Eduart Gjokutaj thotë se vendi nuk është në pozita për të premtuar taksë të sheshtë apo progresive, por sa kohë arka e shtetit është cenuar shumë nga pandemia dhe tërmeti. Sipas tij është koha për të rimëkëmbur ekonominë.
7 Mars 2021, 17:35 -
Ish mbikalimi i Zogut të Zi do dëshmojë!
Po rrokulliset viti i 15-të nga 5 korriku i vitit 2006, kur u prish mbikalimi i Zogut të Zi. Edhe pse betejat ligjore i fitoi Bashkia Tiranë, strukturat e mbikalimit u rrafshuan. Makineritë e rënda, duke hungiritur si të ishin tiranosaurë, shfrynin e kafshonin strukturat betonarme të mbikalimit; një masakër kafshërore kjo për të keqen e të gjithëve
6 Mars 2021, 16:57 -
Zhduket fierakja nga Italia/ ‘Pa Gjurmë’ lexon ekskluzivisht mesazhin e zonjës nga Milano, kush fshihet pas kësaj historie?
Gjurmë jete për 43-vjeçaren Marsela Çako, fierakja që u zhduk në vitin 2007 nga Genova e Italisë. Pasditen e kësaj të premte programi ‘Pa Gjurmë” në Report Tv solli ekskluzivisht dëshminë e një emigranti, ku kishte komunikuar me një zonjë shqiptare, që sot njihej me emrin Maria në shtetin Italian dhe pretendohej se ishte vajza e familjes Çako. Gjatë trasmetimit live u lexua edhe mesazhi që gazetarët kanë siguruar.
5 Mars 2021, 16:51 -
Xhelali apo Luljeta?
Ndryshimi, idetë e reja, përfaqësohen pikërisht nga persona si Luljeta dhe Najada, mes tyre edhe shumë të tjerë në listat e PS. Ndërsa në PD, ndryshimi janë Xhelali, Nardi, Fatmiri, Genci. Po të njëjtët. Një Zot e di se çfarë kanë bërë për të merituar kandidimin afrofe në çdo zgjedhje. Një Zot e di se përse duhet të dalin në pension me 35 vjet në Parlament. Një Zot e di, se si mund të sjellin ata ndryshim!
5 Mars 2021, 13:44 -
Topalli prezanton kandidatë për deputetë në Lezhë ish-figura të PD-së: Shqipëria nuk është as e 'Rilindjes', as e 'Republikës së Re' (VIDEO)
Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Lezhë dhe disa qarqe të tjera, disa prej të cilëve janë ish-figura të Partisë Demokratike
2 Mars 2021, 11:04 -
Kalvari 30-vjeçar i Kavajës me lidhjen ‘shpirtërore’ me Sali Berishën dhe një paralelizëm me Tropojën
Zonat ku kandidojnë liderët politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kthehen në territore të rëndësishme, si pasojë e lidhjes dhe besimit politik ndaj politikanëve të klasit të parë. Duke qenë nën influencën politike të dorës së parë, këto zona ose përfitojnë investime të rëndësishme si pasojë e lobimit, ose nga aty dalin emra të rëndësishëm të politikës.
1 Mars 2021, 10:22 -
-
Popull i provokuar
Këta i thonë popull ‘i varfër’. I thonë ‘heroik’ dhe i sjellin në sy heronjtë zjarrvënës. E dinë popull ‘budalla’ që beson se në 26 prill i lind dielli. E marrin si ‘indigjen’ që për nder të fisit djeg qytetin…Asgjë nga këto… Ky është popull i provokuar. Jemi në stinën kur provokimin e injektojnë që nga piramida- deri në deje, pjesë pas pjese, lloj pas lloji, rracë pas rrace, mafie pas mafie.
24 Shkurt 2021, 09:37 -
Insistimi për të dështuar
Duket se dy humbje të thella në zgjedhjet e 2013-ës dhe 2017-ës si dhe 8 vjet në opozitë Partisë Demokratike i kanë shkuar dëm. Në vijim të një kuptimi thellësisht të gabuar për rolin e opozitës, gjatë tetë viteve, ajo vijoi të merret kryesisht me qeverinë dhe aspak me veten. PD luftoi verbërisht kundër qeverisë dhe por harroi veten. Ndryshe nga demokracitë e mirëfillta, ku opozitat kanë dy përgjegjësi kryesore: oponencën politike të procesit ligjëvënës në parlament dhe përgatitjen e vet për të ardhur në pushtet, PD nuk bëri as njërën dhe as tjetrën.
22 Shkurt 2021, 15:02