-
Zgjedhjet në PD/ Basha përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit, Ibsen Elezit dhe Lisandër Hoxhës! Grupi 'Për PD': Gara asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla
Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha duket se do të jenë kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Basha, Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi dhe Hoxha do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën.
21 Maj 2021, 12:10 -
Reagon Zylfie Haklaj ndaj padisë së Berishës për sekretarin Blinken: Boll hëngre me mashtrime, për ty ky është vetëm fillimi
Zylfie Haklaj një akuzuese e fortë e Sali Berishës duke e bërë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të saj, ka reaguar menjëherë pasi ish kryeministri tha se do të padiste në një gjykatë në Paris, sekretarin amerikan të shtetit, zotin Blinken. Haklaj nënvizon se ky është vetëm fillimi për Sali Berishën
20 Maj 2021, 22:57 -
Ditë të këqija jo vetëm për oborrin berishjan
Njoftimi u bë drejtëpërdrejtë nga Sekretari i Shtetit, Blinken: Sali Berisha dhe famija e tij janë vendosur në listën e personave “Non grata”, të padëshiruar e që u ndalohet hyrja në SHBA. Këtë lajm mund ta kish dhënë edhe një nga ndihmës sekretarët, por jo! Vetë sekretari shtetit e bëri publike, çka tregon se sa seriozisht e ka SHBA-ja gjëndjen dhe stabilitetin politik në Shqipëri
20 Maj 2021, 21:51 -
Kur fundi biologjik të duket lule
Këtu mbyllet cikli 30 vjecar, jo vetëm i mëkatarit më të madh të Shqipërisë post komuniste, por mbyllet cikli i tërheqjes zvarrë të një kombi, që nuk ka parë një ditë të bardhë, për shkak se nuk ka mundur të ndëshkojë kurrë, ata që, pasi vrasin e presin, mbretërojnë të lirë.
20 Maj 2021, 21:43 -
Mero Baze: Një vendim për të marrë peng PD
Berisha vendosi vendosi sot të kthej Partinë Demokratike në studjo ligjore për të mbrojtur të ardhmen e tij. Ky është i vetmi kuptim I qëndrimit të tij .Tani ky është problem mes tij dhe PD, jo mes tij dhe shqiptarëve. Nëse PD do të bëhet studjo ligjore e Berishës le të bëhet, por do katandiset sa ata 20 vetët që e prisnin tek dera e Rognerit.Në këtë betejë shqiptarët janë në anën e SHBA, jo në anën e Berishës. Ai ka rival vetëm Ilir Metën në përpjekje për të udhëhequr partinë e parë antiamerikne në Shqipëri.
20 Maj 2021, 19:56 -
'Non grata', ja dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 m tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi
Report TV i dedikoi dy investighime të gjata, duke zbuluar për herë të parë llogaritë e familjes: që nga klientët miliarderë të Argita Berishës, që i paguanin fatura të bijës në këmbim të favoreve të babait, në lumin e milionave të eurove që dhëndrri Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e dhjetëra kullave në zemër të kryeqytetit pa treguar asnjëherë origjinën
20 Maj 2021, 18:34 -
Sali Berisha – fundi i modelit tonë të kriminalizuar
Sekretari Amerikan i Shtetit, zoti Anthony Blinken shpalli dje se Sali Berisha dhe familja e tij, pra: gruaja, djali dhe vajza janë caktuar publikisht si të papërshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai më pas renditi arsyet pse ka marrë një vendim të tillë dhe cilido që i lexon ato argumente bindet për një gjë: Më në fund SHBA-të, aletati më i sinqertë i popullit shqiptar, sintetizuan në tri kollona ato akuza që pjesa më e shëndoshë e medias shqiptare dhe disa gazetarë të pavaruar i kishin shqiptuar prej kohësh
20 Maj 2021, 16:28 -
Eshtë e sigurt, Berisha do të 'tërheqë këmbën zvarrë'
Amerikanët nuk nxitohen. Ata gjithmonë e nisin ngadalë, por e bitisin siç duhet dhe kur duhet. Kjo ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. Mandatën ja dhanë pikërisht tani, kur drejtësia e re ka marrë më shumë se kurrë, mbështetjen maksimale nga SHBA, për ti dhënë goditje fatale krimit, trafiqeve, dhe korrupsionit.
20 Maj 2021, 13:10 -
-
Çifti Berisha- Meta mund të mbërrijë në Hagë
Procesi që nisi Amerika ndaj Dr. Sali Berisha nuk është i thjeshtë, as i shkurtër. Këto janë ditët e para kur ish- presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta.
20 Maj 2021, 11:41 -
Berisha 'non grata' bujë në mediat ndërkombëtare, nga Reuters e Associated Press te ato rajonale (FOTO)
Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së futën në listën e zezë një ish-President dhe një ish-Kryeministri të një vendi si Shqipëria, Sali Berishën, ka bërë bujë të madhe në mediat më të rëndësishme botërore.
20 Maj 2021, 09:49 -
Bledi Mane: I dua tani, Armina më kthe lekët e brekëve
Më gënjyet, më premtuat se brekët që shisni ju janë të forta, kanë elasticitet, siguri, mbrojtje dhe garanci. Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët 800 mijë vota e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes, brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. Madje, madje edhe 50 miliardë lekët që humba në fajde mi përlatë me justifikimin e futjes poshtë brekëve tuaja.
19 Maj 2021, 19:46 -
Mero Baze: Ata nuk janë të mundur, janë të fyer
Ata ndjehen të turpëruar që ka ardhur një ditë, që ndjehen të gjithë të pafuqishëm të heqin Lulzim Bashën. Dhe një parti që nuk ka fuqi të heqë Lulzim Bashën pas humbjeve me radhë, e ka të pamundur të heqë Edi Ramen pas fitoreve radhë.
18 Maj 2021, 19:47 -
Ç'do të ndodhë me kritikët e Bashës? Zgjedhjet për kryetar në PD, Komisioni tregon kriteret për kandidatët: Të kenë mbrojtur interesin e PD-së
Në Partinë Demokratike mund të ketë debate jo vetëm për procesin zgjedhor brenda saj por edhe për kandidatët që do të lejohen të kandidojnë. Përmes një njoftimi për mediat Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike në vendimin e tij të parë ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave.
18 Maj 2021, 11:52 -
Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Nishani: Vendimi është i imponuar dhe i pakonsultuar, duket qartë se ka një tentativë për t'u manipuluar (VIDEO)
Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike, është një vendim i pakonsultuar dhe që qartazi duket se ka një tentativë për manipulim. Kështu është shprehur i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani
17 Maj 2021, 21:14 -
Grupimi 'Për PD' kërkon largimin e Bashës për zgjedhje të lira brenda partisë, kreu i zgjedhjeve në PD Gjana: S’është i detyruar, zgjedhje individuale (VIDEO)
Kryetari i Komisonit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një prononcim për mediet tha se kreun e PD-së nuk e detyron asnjë statut brenda partisë që të japë dorëheqjen
17 Maj 2021, 18:17 -
Grupi 'Për PD-në': Shqetësimi i Bashës ruajtja e karriges, pa ikjen e tij nuk ka zgjedhje të lira! Kontrollon listat e anëtarësisë dhe komisionin zgjedhor
Grupi 'Për PD-në' ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar dhe për këtë arsye ky komision është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme.
17 Maj 2021, 15:16 -
‘Lëreni Lulin të jetë Lul’, Murrizi ironizon zhvillimet e fundit brenda PD: Ata që ‘luftojnë’ dhe ata që ‘mbrojnë’ Bashën, një tufë servilësh
Deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike dhe garën brenda saj për zgjedhjen e kryetarit të ri, e cila do të zhvillohet më 13 qershor.
17 Maj 2021, 14:20 -
Nishani: PD u kthye në fasadë të masakrës elektorale! Dje në Kryesi fillimi i fundit politik të Bashës, shpalli farsën për karrigen e vulëmbajtësit
Pas mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD të zhvilluara në selinë blu ku u vendos që më 13 qershor demokratët votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike, kryetari i këtij institucioni Bujar Nishani, kritikon ashpër Lulzim Bashën
17 Maj 2021, 11:38 -
Bujar Nishani: PD në situatën më kritike që prej vitit 1997! Basha na thirri për të analizuar gjysmën e së vërtetës
Sot jemi thirrur nga Kryetari i Partisë për të analizuar masakrën elektorale. Po, masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.
16 Maj 2021, 21:19 -
Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi
Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarsisht se kemi qenë kundërshtar politik. Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerkinane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet civile. Ai ka qenë një nga njerzit më të besuar të dipolomacisë amerikane.
16 Maj 2021, 19:17