-
-
Vlorë, Rama inspekton restaurimin
Pasi ka përfunduar inspektimet në fshatin Bishan, kreu i qeverisë Edi Rama është ndaluar edhe në shkollën e mesme Qemal Ataturk në Vlorë. Pasi ka parë ecurinë e punimeve për restaurimin e saj Rama bëri edhe një loj basketbolli. VIDEO
e shkollës, luan dhe basketboll /Video
17 Nëntor 2015, 17:29 -
Buxheti 2016: Shkurtohen 8.1 %
Sipas projektbuxhetit, i cili u paraqit dje për diskutim në kuvend nga Ministria e financave, numri i punonjësve në administratën publike, nga 88,550 në vitin 2015, do të pakësohet me 7,200 vetë, duke shkuar në 81,350 punonjës. Vetëm në Ministrinë e Arsimit do të shkurtohen 7105 punonjës, ku shumica prej tyre janë mësues në arsimin parauniversitar. Nje pjese e punonjesve qe do te shkurtohen do te kalojne ne varesine e pushtetit vendor. Të ardhurat do të jenë rreth 417 694 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 452 152 milionë, pra me një deficit prej 34 431 milionë lekë. Maqedoni, projektbuxheti për vitin 2016, rritja ekonomike 4 për qind
e nëpunësve, ikin 7.100 mësuesPDF/Projektbuxheti i plotë për 2016-ën
17 Nëntor 2015, 17:27 -
-
-
Gjykata e Prishtinës, fletë-arrest
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletëarrest ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli. Fletë-arrestet lidhen me dhunën e ushtruar në seanën parlamentare të kësaj të marte, ku opozita hodhi gaz lotësjellës dhe u përlesh me policinë.
për Albin Kurtin e 3 deputetë të tjerë
17 Nëntor 2015, 17:06 -
Thellohen përplasjet për kreun e
Zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike kanë shënuar tërheqje të tjera të garuesve. Tashmë janë tërhequr nga kjo përballje kandidatët Enri Çeno, Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha. Në garë vetëm Belind Kellici, Ervin Salianji dhe Oriela Nebiaj. Priten deklarata zyrtare nga kandidatët per te argumentuar vendimin.FRPD, pas Vlorës, Salianji fiton edhe në Kavajë, Greta Koçi 1 votëSalianji fiton në Vlorë, Greta Koçi vetëm 17 vota
FRPD, në garë vetëm 3 kandidatë
17 Nëntor 2015, 16:51 -
Terrorizmi, 2014-2015 asnjë shqiptar
Nga 2014 asnjë shqiptar nuk ka ikur jashtë vendit për xhihad në Siri apo vende në konflikt. Këtë fakt e ka bërë publik ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë tryezës për luftën kundër terrorizmit në rajonin e Ballkanit, e cila po zhvillon punimet në Shqipëri.
nuk ka shkuar në Siri për xhihad
17 Nëntor 2015, 16:32 -
Videolajm/ Veteranët bëhen pishman
Pak momente pas përfundimit të homazheve në momorialin e "Ushtarit të panjohur" në Tiranë, disa nga kurorat me lule të vëna këtë të martë, me rastin e 71-vjetorit të Cclirimit të Tiranës, janë marrë mbrapsht nga veteranët. Mesa duket ato do të ruhen për ndonjë festë tjetër. VIDEO
marrin kurorat te “ushtari i panjohur"
17 Nëntor 2015, 16:29 -
-
Zbulohet identiteti i aktorit me HIV
Charlie Sheen ka pranuar publikisht se është mbartës i virusit HIV. Në një intervistë prekëse zhvilluar ditën e sotme në emisionin amerikan “Today”, aktori hollivudian ka pranuar se është ai personazhi publik i prekur nga HIV, lajme për të cilin kanë nisur të qarkullojnë prej disa ditësh në media, por jo identiteti.
Charlie Sheen e pohon në emision
17 Nëntor 2015, 16:03 -
Kuratorët: “Onufri 21” do të vijë në
“Ngjizja dhe aspektet përbërëse të artit bashkëkohor janë të paparashikueshme, të papritura, aksidentale dhe ndonjëherë të pabesueshme. Në thelb ato janë "çrregullime", mospërputhje radikale, duke qenë shpesh rezultat i një mënyre të menduari ndryshe, kritike, në kundërshtim me normat dhe kodet estetike të pranuara në përgjithësi”. Ky është koncepti i shtjelluar për ekspozitën nga kuratorët VestAndPage.
kundërshtim me normat estetike
17 Nëntor 2015, 16:01 -
Sinanaj ndryshon deklarimet, mohon
Një vit nga nisja e procesit gjyqësor për të ashtëquajturën “banda e tritolit”, Julian Sinanaj ndryshon deklarimet duke rrezikuar të humbas statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Burime për Shqiptarja.com nga Gjykata e Krimeve të Rënda sqaruan se Sinanaj ka mohuar autorësinë e vendosjes së tritolit në banesën e ish kreut të PD-së Ardian Kollozi në Vlorë.
tritolin në banesën e Ardian Kollozit
17 Nëntor 2015, 15:43 -
LSI faqe online për transparencën
Buxheti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë do të jetë transparent për publikun, në një faqe online të posaçme. Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Sipas tij për çdo veprimtari të LSI-së do të publikohet fatura financiare brenda 2 ditëve. VIDEO
mbi buxhetin e financimin e partisë
17 Nëntor 2015, 15:26 -
"Agon Channel", shuhet
Agon Channel ishte një flluskë. Si një flluskë shpërtheu nga hetimet që ju bënë themeluesit të saj. Mbas mbylljes në Shqipëri, Agon Channel i jep fund transmetimit dhe në Itali. Dukej Eldorado i ri i televizioneve. Një televizion i pasur, me studio në Shqipëri të ngjashme me televizionet italiane.
ëndrra shqiptare dhe në Itali
17 Nëntor 2015, 15:03 -
Një vit pa Dr. Florin, bashkëshortja
Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Dr. Flori, edhe bashkëshortja e tij, Blerina Kondi, e ka përkujtuar bashkëshortin dhe babain e dy fëmijëve të saj. Blerina ka publikuar një shkrim prekës në Instagramin e saj, ku ka përmbledhur pak a shumë rutinën e ditëve që pasuan vdekjen e tij, jo vetëm për të, por edhe për dy fëmijët, që ende nuk janë mësuar me mungesën e babait.
dhe fëmijët i shkruajnë një letër...
17 Nëntor 2015, 15:03 -
-
Anglishtja test i detyrueshëm në
Nxënësit e klasave të 9-ta në të gjithë vendit, për herë të parë, do të testohen në provimin e detyruar të anglishtes përmes platformës ndërkombëtare “Aptis for Teens”, të hartuar dhe të administruar nga Këshilli Britanik.
'minimaturë' me “Aptis for Teens”
17 Nëntor 2015, 14:53 -
Pedagogu i Ekonomikut ja nis nga
Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë notash jo e zakonshme e një prej provimeve në fakultetin Ekonomik në Tiranë. Lista është publikuar nga studentët ndërsa ajo që vihet re është se “pedagogu” e nis vlerësimin nga nota zero, njësh, dysh, tresh etj si dhe pjesa më e madhe e studentëve rezultojnë mbetës.
nota zero, studentët denoncojnë
17 Nëntor 2015, 14:45 -
"Shpërndani pica" në Gjermani, ja
Gjermania thjeshton procedurat e punësimit për azilkërkuesit shqiptarë. Një ligj i miratuar në datën 24 tetor të këtij viti i quajtur “Pizza Delivery” parashikon që të gjithë azilkërkuesit shqiptarë, të cilët kanë tërhequr kërkesat për azil dhe janë kthyer në Shqipëri vullnetarisht përpara datës 25 tetor të këtij viti, do të kenë një shans të dytë, jo për azil, por për të përfituar një vend pune në bazë të 3 kritereve.
ligji i miratuar për punësim legal
17 Nëntor 2015, 14:44 -
Reforma në drejtësi, ja lapsusi në
Në letrën që kreu i Komisionit të Venecias Gianni Buquiçhio, i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani, mbi reformën në drejtësi, bie në sy një lapsus. Teksa Buquiçhio flet mbi analizën që Komisioni i Venecias po u bën projekt-ndryshimeve të propozuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, pa pjesëmarrjen e opozitës, padashur ka bërë pjesë të kësaj të fundit, edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
letrën e Komisionit të Venecias
17 Nëntor 2015, 14:38