Shqiptarja logo
E martë 28 Prill 2026 - Përditësimi i fundit 23:11
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 201 /106081 Rezultate (0.75 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Hedhin naftë pa cilësi dhe mbushin 
    bombola, gjobiten 11 karburante

    Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 pika karburantesh. Katër prej tyre janë gjobitur për naftën dhe benzinë që tregtojnë pa cilësi, tre se mbushin bombla gazi në kundërshtim me ligjin si dhe katër të tjerë për mungesën e dokumentacionit. Gjobat varjojnë nga 700.000 deri në 2,250,000 lekë të reja.
    17 Nëntor 2015, 14:36
  • "Skandalet e shëndetësisë", PD:
    Në 4 barna abuzimi mbi 9 mln $

    Partia Demokratike vijon të denoncojë  skandalet që sipas saj po bëhen në sistemin shëndetësor.  Deputetja  Albana Vokshi  tha se dosja e abuzimeve po shtohet përditë, ndërsa evidentoi vjedhjen prej 9 milionë dollarë  të një kompanie të  vetme faramceutike.  VIDEO
    17 Nëntor 2015, 14:26
  • Frika nga sulmet terroriste, Franca
    mobilizon forcat e sigurisë në terren
    Të gjitha lajmet për sulmet terroriste

    Franca ka mobilizuar 115 mijë forca të sigurisë të cilat kanë dalë në teren pas sulmeve në Paris nga militantët e Shtetit Islamik. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka deklaruar se gjatë natës së fundit në të gjithë territorin francez janë kryer 128 kontrolle. “6 atentate të këtij lloji u shmangën vetëm në sezonin e verës”, ka thënë Cazeneuve. Çfarë përmban “pakti i stabilitetit” që Hollonde paraqiti në Parlament?Pezullohet “Schengen”, kontroll në kufiFOTO/ Ja salla e Bataklan pak para se ta kaplonte frika dhe tmerriVideolajm/ Një taksist filmoi momentin kur terroristët sulmuan
    17 Nëntor 2015, 14:16
  • Identifikohet zëri i një francezi
    në  videon e publikuar nga ISIS

    Zëri në videon publikuar nga ISIS, ku merrte përsipër sulmet terroriste në Paris, i përket një shtetasi francez. Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, autoritete franceze kanë gjetur të dhëna të reja të cilat vërtetojnë se sulmet në Paris janë drejtuar nga Siria.
    17 Nëntor 2015, 13:36
  • Vlorë, të prekurit nga përmbytjet në
     protestë: Leli të mbajë premtimet

    Në një kohë kur kryeministri Edi Rama zhvillonte një takim në fshatin Bishan të Novoselës, me dhjetra qytetarë të prekur nga përmbyjet gjatë muajit tetor kanë protestuar para Bashkisë së Vlorës. Qytetarët kanë kërkuar nga krybashkiaku i Vlorës që të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale. 
    17 Nëntor 2015, 13:32
  • Doganat rënie edhe në tetor 
    Përgatitet 'stuhi' shkarkimesh

    Furtunë shkarkimesh po vjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Kryeministri Rama ka qenë sotë vetë në selinë qendrore të Doganave, nga ku ka paralajmëruar zyrtarë të lartë të kësaj administrate, duke filluar nga zëvendësdrejtorë të përgjithshëm, se do të ketë largime nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta dhe mosrealizimit të të ardhurave, kryesisht në mallrat e akcizës. Burime për Shqiptarja.com: Doganat edhe në tetor renie.
    17 Nëntor 2015, 12:50
  • Charlie Hebdo sfidon ISIS: Ju
    keni armë, ne kemi shampanjë

    Revista franceze satirike Charlie Hebdo ka një mesazh  sfidues për ngjarjet e rënda që ndodhën në Paris. “Ata kanë armë, nuk e kemi problem, ne kemi shampanjë” ky është titulli i madh me të cilin është hapur sot revista satirike.
    17 Nëntor 2015, 12:47
  • FOTO LAJM/ Bogdani në prokurori

    I shoqëruar nga një shoku i tij Bogdani është interesuar për një kallëzim penal dhe më pas është larguar sërish nga ambientet e prokurorisë. Bogdani ka luajtur më parë me kombëtaren shqiptare dhe me ekipe vendase dhe të huaja.
    17 Nëntor 2015, 12:29
  • Fotoja e Enverit me Mugoshën
    që nuk u botua kurrë në komunizëm

    Kjo foto e Enver Hoxhës me serbin Dushan Mugosha nuk u botua kurrë në vitet e komunizmit në Shqipëri. Fotoja është shkrepur në vitin 1942 dhe nuk rezulton e botuar në librat e Enverit dhe as në shtypin e kohës.
    17 Nëntor 2015, 12:14
  • Basha: Situata alarmante, qeveri
    teknike, zgjedhje të parakohshme

    Prej kohësh figura të rëndësishme të PD-së si ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryeparlamentarja Topalli flasin për zgjedhje të parakohshme, por këtë të martë, lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se zgjedhjet e parakohshme dhe një qeveri teknike janë e vetmja zgjidhje nëse qeveria nuk reflekton për të realizuar në kohë dekriminalizimin dhe për të luftuar korrupsionin.  VIDEO
    17 Nëntor 2015, 11:43
  • Tahiri: Gjetëm policë pleq e pa
    shkollë, Noka: Ministri më debil

    Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe paraardhësi i tij Flamur Noka që drejtoi këtë dikaster në qeverinë "Berisha" janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin deri në ofendime. Debatet ne komisionin e Sigurise,  ku deputetet ishin mbledhur për të hartuar ligjin për ETIKEN e policëve. VIDEO
    17 Nëntor 2015, 10:58
  • Ankesa të shumta nga deputetët 
     në mbledhjen e grupit të PS-së

    Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialist, e drejtur nga Gramoz Ruçi, këtë të hënë është karakterizuar nga ankesa të shumta të ngritura nga deputetët e majtë.
    17 Nëntor 2015, 10:41
  • Çlirimi i Tiranës, Meta e Veliaj
    homazhe tek Ushtari i Panjohur
    Video- Veteranët pendohen, marrin kurorat

    Në ceremoninë e 71-vjetorit të çlirimit të Tiranës, kreu i Bashkisë dhe ai i Kuvendit nderuan të rënët në luftën për kryeqytetin.Në fjalën e tyre Veliaj dhe Meta njëzëri theksuan rëndësinë e luftës kundër terrorizmit duke shprehur gadishmërinë e Shqipërisë dhe pozicionin e saj. Meta: Shqipëria përkrah aleancës progresiveVeliaj: Po goditen qytetet, Tirana vunerabël.  VIDEO  FOTO
    17 Nëntor 2015, 10:36
  • Opozita sërish gaz lotësjellës e
    trazira, urdhër-arresti për Kurtin

    Pasi opozita ka hedhur gazlotësjellës për të penguar seancën parlamentare, kreu i Lëvzijes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputetët e tjerë, janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë para godinës së Kuvendit të Kosovës, ku po shtyrtohej projekt-ligji i propozuar nga qeveria për Buxhetin e vitit 2016. Mediat kosovare raportojnë se Kurti është dërguar në spital, pasi ëhstë ndier keq. Ndërkohë që qytetarë jashtë Kuvendit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit.  VIDEO
    17 Nëntor 2015, 09:52
  • Vlorë, burri plagos me kaçavidë
    gruan, ishin në prag divorci

    Divorci sjell përgjakje në një familje në Vlorë. Bashkëshorti Dritan Isufi, 44 vjeç, ka qëlluar dy herë me kaçavidë bashkëshorten e tij 32-vjeçare me inicialet E. I., për arsye xhelozie. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë pasdites së të dielës në qytetin bregdetar. Sipas burimeve të policisë bregdetare, çifti Isufi mësohet se ishte në proces divorci, çka mësohet se ka qenë arsyeja që burri ka qëlluar me kaçavidë gruan e tij. 
    17 Nëntor 2015, 09:42
  • Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji, policia
    ushtron dhunë ndaj tifozëve kuqezi

    Tifozët e ekipit kombëtar të futbollit kanë denoncuar vetë, por edhe në rrjetet sociale dhunën që ka ushtruar policia e kryeqytetit gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri- Gjeorgji pasi këta të fundit hodhën në fushë fishekzjarrë në shenjë proteste ndaj FSHF.
    17 Nëntor 2015, 08:42
  • Vendimi/ Mjekët, ja emrat që marrin
     çertifikimin dhe ata që largohen

    Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm ka miratuar listën e profesionistëve të cilët marrin certifikimin pavarësisht kritereve. Bëhet fjalë për profesionistët e shëndetësisë që kanë dhënë provimin e shtetit në vitin 2013-2014, ata që kryer studime te nivelit pasuniversitar, master, doktoraturë, kanë marrë titullin  profesor i asociuar ose  profesor si dhe udhëheqës e oponentë shkencorë, si dhe ata që janë përfshirë në mësimdhënie.
    17 Nëntor 2015, 08:33
  • Me buxhetin e ri të 2016 rritet me
    1 miliardë lekë fondi për ish-pronarët

    Për vitin 2016 qeveria ka parashikuar të rrisë me 1 miliardë fondin për kompensimin e ish pronarëve. Edhe pse në buxhet parashikohet ulje e të ardhurave nga legalizimi i ndërtimeve informale, pritet që për vitin e ardhshëm të dëmshpërblehen më shumë pronarë, ku përfshihen si subjektet që shpronësohen nga toka e zënë me ndërtime të paligjshme ashtu dhe pronarët që kompensohen për sipërfaqen që iu sekuestrua gjatë regjimit komunist. 
    17 Nëntor 2015, 07:47
  • Buxheti i vitit 2016, 19.4 mld
    më shumë por ulen investimet

    Në projektbuxhetin e vitit 2016, qeveria parashikon një rritje të të ardhurave me 4.9 për qind por nga ana tjetër dhe një ulje të investimeve. Në draftin i cili pritet të dorëzohet këtë javë në parlament, qeveria ka parashikuar të ketë një fond prej 417.7 miliardë lekësh
    17 Nëntor 2015, 07:40
  • Buxheti i ri/ Ja sa rriten pensionet
    dhe paratë për të përndjekurit 

    Për vitin 2016, Qeveria do të jetë mjaft dorështrënguar me shpenzimet. Nga projektbuxheti i vitit 2016, i cili është shpërndarë për konsultim nga Ministria e Financave, mësohet se Qeveria ka ngrirë rritjen e pagave të administratës, ndërkohë që ka parashikuar një rritje në normën e indeksimit të inflacionit për pensionet. 
    17 Nëntor 2015, 07:31
  • Intervista/ Ylljet Aliçkaj: Kur vdiq
    Enveri sigurimi “maste” qarjet

    INTERVISTA/ Periudhën e erret  të historisë shqiptare Aliçka e përshkruan nga perspektiva e njerëzve të thjeshtë. Në tregimet e tij veprojnë gra fshatare, të burgosur politikë, roja primitive në burg, mësues fshati, studentë ose funksionarë çehoviane. Ngjarjet e tyre të pabesueshme janë shpesh për të qeshur ose për të qarë dhe këto histori tragjikomike krijojnë një mozaikë të pasur të realitetit shqiptar para një kohe jo të gjatë.
    17 Nëntor 2015, 04:16
  • First
  • 3354
  • 3355
  • 3356
  • 3357
  • 3358
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje