-
Idlir Azizaj prezaton
Autori shqiptar Idlir Azizaj do të prezantojë të shtunën në Paris veprën e tij të fundit me poezi. Përmbledhja e titulluar “Verbstones” sapo është publikuar në Amerikë nga shtëpia botuese Ç Marimbo Pres, ndërsa është përkthyer nga Jack Hirschma, poet amerikan që gjithashtu do ta prezantojë poezitë e tij në Paris.
“Verbstones” në Paris
21 Mars 2015, 01:14 -
-
Juncker: Greqia do të marrë dy miliardë euro nga fondet evropiane rezervë
BRUKSEL, 20 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Evropian vendosi në dispozicion të Greqisë dy miliard euro për vitin 2015 siguruar nga fondet evropiane rezervë, njoftoi sot presidenti, Jean-Claude Juncker. ”Këto fonde nuk do shkojnë për të mbushur arkat e shtetit grek”, theksoi Juncker, ndërkohë që Athina ka një nevojë urgjente për likuiditete. ”Por, ato mund të përdoren për riforcimin […]
20 Mars 2015, 21:09 -
EUROSTAT: 37 mijë e 900 kosovarë kërkuan azil në 2014-n
PRISHTINË, 20 Mars/ATSH/.- Vitin e kaluar nga Kosova në shtetet e BE-së kanë arritur 37 mijë e 900 kërkesa për azil dhe më së shumti në Hungari, është thënë nga EUROSTAT-i. Sipas KosovaPress, Kosova është në vendin e tretë për numrin e azilantëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së, pas Sirisë dhe Afganistanit. Azil […]
20 Mars 2015, 20:42 -
-
Hororr në Francë, nëna vret 5
Trupat e pajetë të 5 fëmijëve të vegjël janë gjetur nga policia në një shtëpi në jug-lindje të Francës. Ka qënë babai i tyre që ka bërë zbulimin e tragjedisë. Njëri prej tyre ishte i future në një thes, ndërsa 4 të tjerët në frigorifer.
fëmijët, të ngrirë në frigorife
20 Mars 2015, 18:58 -
Eurostat: Kosovarët të tretë për
Rreth 626,000 njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2014, bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Nga ky numër, të parët janë qytetarët nga Siria të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta.
numrin e azilkërkuesëve në BE
20 Mars 2015, 18:24 -
-
FSDKSH: 100 mijë persona të pajisur me kartë shëndeti, 29 barna të reja të rimbursueshme
TIRANË, 20 Mars /ATSH-Z.Tosku/-Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor prezantoi sot disa nga rritjet e tij, në analizën vjetore të zhvilluar me praninë e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Drejtori i Përgjithshëm, Astrit Beci në analizën vjetore u shpreh se ‘sot janë rreth 100 mijë persona që janë pajisur me kartë shëndeti, duke […]
20 Mars 2015, 16:29 -
-
Raporti/ Pagat minimale në Ballkan
Pagat minimale mujore në vendet e rajonit të Ballkanit janë ndër më të ulëtat në Evropë. Nga vendet e rajonit, pagën më të ulët minimale marrin qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa qytetarët e Kroacisë, kanë rrogën minimale më të lartë.
në vend të tretë Shqipëria,149 euro
20 Mars 2015, 16:16 -
Cani bashkëbisedon me fermerët
Ministri i Financave Shkëlqim Cani zhvilloi të premten një takim me fermerë në qarkun e Dibrës. Cani u ndal në këtë takim në politikat buxhetore të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, që synojnë zgjerimin dhe përmirësimin e efektivitetit të skemave të mbështetjes së fermerëve, përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si edhe formalizimin e sektorit të peshkimit. VIDEO
në Dibër: Ja skemat mbështetëse
20 Mars 2015, 15:43 -
Terrorizmi, Tahiri e Bushati në
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, morën pjesë në Konferencën mbi Masat për Përballimin e Rrezikut Terrorist dhe Fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë, që u mbajt në Vjenë të Austrisë.
Vjenë: Bashkëpunimi arma e mirë
20 Mars 2015, 14:58 -
Durrës – APD, 157 milion lekë investime në projektet e infrastrukturës civile portuale
DURRES, 20 mars /ATSH- G. Kabashi/. – Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka parashikuar një investim të përgjithshëm prej afro 157 milion leke, që do të realizohen vetëm në projektet e infrastrukturës civile portuale. Burime nga drejtoria e përgjithshme ekzekutive, bënë të ditur se projekti i thellimit emergjent për mirëmbajtjen e kanalit hyres dhe basenit […]
20 Mars 2015, 14:33 -
ATHINË – Greqia i rimburson një këst prej 348,5 milionë eurosh FMN-së
ATHINË, 20 mars /ATSH-AFP/ – Greqia rimbursoi sot, sikurse ishte parashikuar, një këst prej 348,5 milionë eurosh në FMN, ndërkohë që kësti i plotë që ky vend ballkanik i detyrohet është 2,5 miliard euro, është bërë me dije nga burime të afërta të kësaj çështjeje. Përveç këstit që Greqia i detyrohet FMN-së, agjencia greke e […]
20 Mars 2015, 14:33 -
Kredia për investime u rrit me 1.3%
TIRANE, 20 Mars /ATSH/- Kredia për investime ka shënuar rritje progresive pozitive. Shoqata Shqiptare e Bankave, bën të ditur se, në fund të muajit Janar, kredia për investime e bizneseve arriti vlerën e 201 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 1.3%. Kredia për investime përfshin kredinë për blerje të makinerive dhe pajisjeve, si dhe atë […]
20 Mars 2015, 14:33 -
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku
TIRANË, 20 Mars/ATSH/-. Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime […]
20 Mars 2015, 14:33 -
-
"Të arrestohen Doshi e Frroku"
Prokuroria kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, pasi i akuzon ata për inskenimin e atentatit mbetur në tentativë të denoncuar nga deputeti i përjashtuar nga PS se kryeparlamentari Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Prokuroria deklaron se hetimet kanë nxjerrë se gjithçka ka qenë sajesë e deputetëve, kryer në bashkëpunim me 36-vjeçarin Durim Bami, për të cilin Doshi pretendonte se është vrasësi me pagesë. Llalla i dorëzon Kuvendit kërkesen për heqjen e imunitetit. Sipas Kodit Penal dy deputetët dhe Bami rrezikojnë nga 5 ditë deri në 6 vite burg. Frroku: Jam i qete! Nuk kam asnje njoftim zyrtar per arestimin. VIDEO"Doshi"/ 18 ditë hetime, ja kronologjia e dëshmiveSondazh/ Është e drejtë sipas jush kërkesa e Prok
Prokuroria: Inskenuan atentatin
20 Mars 2015, 14:11 -
"Të arrestohen Doshi e Frroku"
Prokuroria kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, pasi i akuzon ata për inskenimin e atentatit mbetur në tentativë të denoncuar nga deputeti i përjashtuar nga PS se kryeparlamentari Meta kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi. Prokuroria deklaron se hetimet kanë nxjerrë se gjithçka ka qenë sajesë e deputetëve, kryer në bashkëpunim me 36-vjeçarin Durim Bami, për të cilin Doshi pretendonte se është vrasësi me pagesë. Llalla i dorëzon Kuvendit kërkesen për heqjen e imunitetit. Sipas Kodit Penal dy deputetët dhe Bami rrezikojnë nga 5 ditë deri në 6 vite burg. Frroku: Jam i qete! Nuk kam asnje njoftim zyrtar per arestimin. VIDEO
Prokuroria: Inskenuan atentatin
20 Mars 2015, 14:11 -
Kukës, procesionarja dëmton pyjet me pisha
TIRANË, 20 Mars / ATSH / – Qindra hektarë me pishë të zezë në qarkun e Kukësit janë prekur nga sëmundja e procesionares, duke shkaktuar dëme të kosniderueshme në pyjet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sipas ekspertëve, sipërfaqja e prekur po shkon duke u rritur. Ata kanë hartuar edhe një projekt për dezinfektimin e këtyre sipërfaqeve. Nga të dhënat e DPSH-së së Kukësit për muajin janar […]
20 Mars 2015, 13:49