-
PD-Spaho: Kryetari i Bashkisë së Pogradecit të ndiqet penalisht, abuzoi me fondet
TIRANË, 23 Shkurt/ATSH/-Partia Demokratike ka kërkuar ndjekje penale për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkembi, pasi sipas saj, ka abuzuar me fondet që janë investuar në këtë qytet dhe se dorëheqja është për t’i shpëtuar procedimit penal. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një deklaratë për mediat të hënën pasdite u shpreh […]
23 Shkurt 2015, 19:55 -
-
-
Al-Shabaab kërcënon për sulme
Sekretari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara paralajmëroi qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes pas një video kërcënimi për sulme terroriste në qendrat tregtare Amerikane, Kanadeze dhe të Britanisë. Militantët e grupit terrorist të Al-Shabbaab, i bëjnë thirrje besimtarëve për të kryer sulme të ngjashme me atë të shtatorit 2013 në Kenia. VIDEO
në qendrat tregtare të Perëndimit
23 Shkurt 2015, 18:34 -
Nishani pret në takim përfaqësues të Komunitetit Sant’Egidio
TIRANË, 23 Shkurt/ATSH/-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim Prof. Marco Impagliazzo, President i Komunitetit Sant’Egidio, si dhe delegacionin që e shoqëronte. Presidenti Nishani vlerësoi punën e kryer deri tani nga Komuniteti Sant’Egidio në Shqipëri, si dhe kontributin shumëvjeçar, si dhe miqësinë e thellë që ekziston prej më shumë se 25 vitesh. […]
23 Shkurt 2015, 18:12 -
Devijimi i lumit Vjosa, Aldo Bumçi:
Demokratët në opozitë ftojnë qeverinë të bëjë transparente gjithë procesin e diskutimit me palën greke për sa i përket projektit për devijimin e lumit Vjosa. Ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi thotë se gjatë dy muajve të fundit të qeverisjes së demokratëve nuk është marrë asnjë shkresë zyrtare për këtë çështje. Zoti Bumçi thotë se pala shqiptare është njohur me ketë shqetësim përmes mediave lokale në Greqi. VIDEO
Qeveria po mban të fshehtë procesin
23 Shkurt 2015, 17:30 -
AGD takim për analizën 1 vjetore:
Aleanca e Grave Deputete, zhvilloi sot analizën vjetore të 2014-s, në një tryezë të posaçme me mbështetjen e UN Woman dhe OSBE. Një nga drejtimet kryesore të axhendës së ADG, me ardhjen e fushatës elektorale, do të jenë orientimet dhe inkurajimi i grave në strukturat partiake për të garuar në zgjedhjet e pushtetit lokal.
Vendoret 2015 me më shumë gra
23 Shkurt 2015, 17:27 -
Eksperimenti për Arben Frrokun i
Eksperimenti i udhëtimit me automjet nga Tirana drejt Kapshticës i kërkuar për të vërtetuar pretendimet e Arben Frrokut i dyshuar për vrasjen e ish shefit të policisë në kombinat Dritan Lamaj do të kryhet më 25 shkurt të këtij viti.Arkiva - Lajme të tjera për dosjen "Frroku"
besohet dy shoferëve të Gjykatës
23 Shkurt 2015, 17:17 -
Radhë për marrëveshje me OSHEE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj. Sipas njoftimit të OSHEE-s, deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE.
për pagimin e energjisë, zgjatet orari
23 Shkurt 2015, 17:07 -
Harito: S’ka shtyrje të dixhitalizimit
Nuk do të ketë asnjë shtyrje të procesit të dixhitalizimit, kështu ka deklaruar ministrja e inovacionit Milena Harito në një intervistë për A1 Report.Harito sqaron se qeveria ka kompetenca të merret me procesin e dixhitalizimit të Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa për mediet private është AMA, që duhet të ndërmarrë hapat e duhur. VIDEO Kalimi në TV dixhitale, Shqipëria dështon para evropës
AMA merr vendimet për TV private
23 Shkurt 2015, 16:19 -
Sport – Tenis meshkuj – Nadal zbret në vendin e katërt, vazhdon të kryesojë Djokovic
TIRANE, 23 shkurt /ATSH-AFP/. – Tenisti spanjoll Rafael Nadal, i cili u eleminua ne gjysmefinalet e turneut ne Rio, ku ai ishte mbajtes i titullit, ka humbur vendin e N.3 boteror, qe i eshte marre nga britaniku Andy Murray, sipas klasifikimit te ri boteror te publikuar te henen. Nadal nuk kishte zbritur nga podiumi i klasifikimit ATP, qe udhehiqet gjithnje nga […]
23 Shkurt 2015, 16:15 -
Malaj: Strategjia e Zhvillimit të Arsimit nxit kualifikimin e nxënësve dhe mësuesve
TIRANË, 23 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/- Ministria e Arsimit dhe Sportit, prezantoi sot draft Strategjinë e Arsimit Parauniversitar 2014-2020 që orienton politikat afatmesme dhe afatgjata sektoriale për përsosjen e arsimit parauniversitar, sipas vizionit të qeverisë. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, gjatë prezantimit të strategjisë, tha se ajo tashmë është në momentin më kulmor të saj sepse është […]
23 Shkurt 2015, 15:49 -
INSTAT: Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në vitin 2013 ishte 84.790
TIRANE, 23 Shkurt/ATSH/- Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2013 ishte 84.790 duke u rritur me 1,4 përqind krahasuar me vitin 2012, bën të ditur INSTAT në një raport të publikuar të hënën. Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë zënë 43,3 përqind, ndërsa sipas madhësisë, ndërmarrjet me 1-4 të punësuar […]
23 Shkurt 2015, 15:49 -
Dhe Oscar shkon për….Birdman
Los Anxheles/23shkurt/ATSH/ Një vesë drite në Hollywood nuk mund të zbehte yjet e ndritshëm të Oscar-ve dje në mbrëmje. Neil Patrick Harris dëshmoi se është një nga moderatorët më të mirë përreth, – madje edhe kur doli me të brendshme, si një shaka për filmin “Birdman”. John Legend dhe Common pushtuan natën me këngën fituese të […]
23 Shkurt 2015, 15:49 -
Bumçi: Lumi Vjosa, qeveria mban të fshehtë projektin
TIRANË, 23 Shkurt /ATSH-Gjergji Mima/ -Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi sot në një prononcim për mediat se, nga ana e qeverisë po mbahet i fshehtë informacioni lidhur me projektet mbi lumin Vjosë. “Ne kërkojmë që qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme, të japë informacion dhe llogari se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe për […]
23 Shkurt 2015, 15:49 -
Dëshmia e Kristi Pines
Porositë për vrasjet dhe atentatet me tritol Admir Tafili i sillte me shkrim nga burgu. Ky fakt është pohuar para hetuesve nga Kristi Pine, i penduari i drejtësisë të cilët po ashtu konfirmuan për A1 Report se kanë sekuestruar regjistrat e takimeve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin për të arritur tek personat që mund të kenë porositur vrasjet nëpërmjet Tafilit. VIDEO
fundos bandën e ekzekutorëve
23 Shkurt 2015, 15:46 -
-
Veç edhe Gjykata mangët
Në kohën kur Kosova po përballet me krizën më të madhe sociale që nga përfundimi i luftës, me papunësinë më të madhe në rajon, varfëri ordinere, ekonomi anemike, me eksodin masiv drejt BE-së, vetëm edhe formimi i Gjykatës Speciale, ka mbetur mangët për t’ia dhënë grushtin vendimtar stabilitetit në vend.
23 Shkurt 2015, 15:04 -
Arsimi parauniversitar, Malaj: Ja
Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, ka prezantuar sot Strategjinë e Arsimit Parauniversitar 2014-2020, që orienton politikat afatmesme dhe afatgjata sektoriale për përsosjen e arsimit paraunivesitar, sipas vizionit të qeverisë. Sipas Malaj, strategjia për një arsim gjithëpërfshirës, do të mbështetet në strategjinë e BE-së për sistemin arsimor.
strategjia e qeverisë për 2014-2020
23 Shkurt 2015, 14:59 -
Një vit kryeministër, karriera
Një vit pas marrjes së pushtetit, kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka pak arsye që të ketë frikë nga opozita - por ndoshta duhet të ketë frikë nga partnerët e tij politikë. Një vështrim në një karrierën të rrufeshme.
e rrufeshme e Matteo Renzit
23 Shkurt 2015, 14:57 -
Gjykata: Video, provë! Avokati e
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Pjerin Ndreu, i vënë nën akuzë në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri, ku në seancën e sotme kërkoi që video e xhiruar nga kamerat e sigurisë së Parlamentit të mos merret si provë dhe të shpallet e pavlefshme. Po ashtu gjykata ka vendosur të administrojë si provë një vendim të drejtësisë italiane ku deputeti Arben Ndoka, ka qenë i dënuar më parë në Itali. Prenga e Cara: Ndreu s'e ka goditur Strazimirin...vetëm sharje mes tyre VIDEOArkiva , Lajmet e tjera pë dhunën në Kuvend
pranon: Ndoka rrahu Strazimirin!
23 Shkurt 2015, 14:50