-
Shqipëria fiton betejën rajonale në tregti, e 'mposht' vetëm Serbia
Tregtia e mallrave në Rajonin e Ballkanit është përmirësuar. Në 10-mujorin e vitit 2022, Shqipëria realizoi 10% të tregtisë totale me 5 vendet e rajonit, nga 6.5% në vitin 2010. Që nga viti 2018 deri në tetor të vitit 2022, Shqipëria ka kaluar në suficit tregtar, përveç Serbisë.
18 Dhjetor 2022, 07:51 -
-
Dënimi me 26 vite burg i Salih Mustafës/ Reagimet ndërkombëtare: Një vendim që forcon sundimin e ligjit në Kosovë
Ndërsa opinioni i Kosovës ka reaguar me indinjatë ndaj vendimit të Speciales kundër ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, reagimet ndërkombëtare kanë qenë përshëndetëse.
17 Dhjetor 2022, 19:55 -
Atentati mafioz i 13 muajve më parë, kujtohet në rrjete sociale Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinaj! Publikojnë videot e fundit me të
Kur kanë kaluar 13 muaj nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit, ngjarja ka ngelur sot e asaj dite e pazbardhur. Policia e Tiranës akoma nuk ka lidhur të gjitha fijet për të shkuar drejt autorëve të ngjarjes, të cilët shkrehën dhunshëm kallashnikovin në mbikalimin e Unazës së Madhe në Astir
17 Dhjetor 2022, 19:13 -
-
Parku i Apolonisë atraksion turistik, 52 000 vizitorë në 2022! Gërmimet vijojnë në park, priten artefakte unike
Parku Arkeologjik Kombëtar i Apolonisë, për vitin 2022 ka pritur 52 mijë turistë. Ndërsa në këtë park vijojnë gërmimet për zbulime të reja me shpresë për artefakte unike.
17 Dhjetor 2022, 16:59 -
5 vite nga vrasja e çiftit të miliarderëve në Kanada! Djali i tyre ofron 35 milionë dollarë shpërblim për këdo që jep informacion mbi vrasësin
Familjarët e një çifti miliarderësh që u vranë në 15 dhjetor të 2017-tës në Toronto të Kanadasë, kanë ofruar 35 milionë dollarë për çdo person që jep informacione mbi autorët e ngjarjes së rëndë.
17 Dhjetor 2022, 16:37 -
Akuza se ndërhyri për dënimin e kundërshtarit të tij 6 muaj para zgjedhjeve, Erdogan: Qytetarët të mos injorojnë vendimin e gjykatës
Dënimi me dy vite burg i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu ka shkaktuar reagime të shumta në Turqi. Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet, duke e përcaktuar këtë si një vendim politik të presidentit turk, Tajip Erdogan 6 muaj para se të mbahen zgjedhjet presidenciale.
17 Dhjetor 2022, 16:06 -
Si u zbardh krimi makabër i 5 viteve më parë, proteza e dhëmbëve identifikoi Kurtdedën pas zhvarrosjes! Në vendin e ‘horrorit’ u gjet një USB! Dëshmia që ‘blindon’ hetimet
Marjeta Karaj, 56-vjeçare, drejtoreshë e një qendre OJF për të ndihmuar familjet në nevojë, do të kishte jetuar e qetë, ende në liri, nëse familjarët e Menduh Kurtdedës, me të cilin ajo kishte pasur lidhje jashtëmartesore, nuk do të kishin këmbëngulur 5 vite nga zhdukja e tij, të nxisnin autoritetet të investigonin në mesin e dosjeve të arkivuara të kufomave të paidentifikuara.
17 Dhjetor 2022, 14:13 -
Italia ‘kthehet një shekull pas’, në më pak se 20 vite 'arratisja' është rritur 87%! Shqetësues numri i të rinjve, gati 2 mln emigrantë nën moshën 35 vjeç
Italia duket se është kthyer një shekull pas. Sepse një numër në rritje i italianëve, veçanërisht të rinjtë, po largohen nga vendi për në vende të tjera. Kështu bëhet e ditur nga Raporti i fundit “Italianët në botë” nga Fondacioni Migrantes,
17 Dhjetor 2022, 13:42 -
-
-
Dokumenti/ Instituti i Ndërtimit rikonfirmon ekspertizën dhe vendimin e tij për prishjen e Pallatit nr.4 në rr. “Myslym Keta”: “Është i rrezikshëm”
Ditën e sotme ka qenë Instituti i Ndërtimit, i cili është institucioni që bën vlerësimin dhe ekspertizën teknike për sigurinë e një ndërtese që konsiderohet e dëmtuar, dhe që ka vlerësuar të gjithë pallatet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i cili ka rikonfirmuar nëpërmjet një shkrese që mban datën 15 dhjetor 2022, se Pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.
17 Dhjetor 2022, 13:08 -
61-vjeçari u vra 5 vite më parë, eksperti i kriminalistikës në Report Tv: Interceptime, detaje të vogla, lidhje me prova të vjetra... si u zbardh krimi horror në Tiranë
Për ekspertin e kriminalistikës Fatjon Softa ngjarje të tilla zbardhen përmes lidhjes së detajeve të vogla, të të qenit të vëmendshëm të hetuesve. Në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Softa thotë se për zbardhjen e kësaj ngjarje mund të kenë ndihmuar perceptimet telefonike, të cilat kanë dhënë të dhëna që më pas janë ballafaquar me fakte të tjera derisa është dalë në përfundim.
17 Dhjetor 2022, 12:30 -
KATAR 2022/ Deschamps flet para finales së Botërorit, trajneri i Francës: Kam 7 lojtarë nga finalja e shkuar, Mbappe ka nevojë për qetësi
Argjentina dhe Franca luajnë nesër në 16:00 për finalen e Botërorit "Katar 2022". Dueli i "Lusail Stadium" është komentuar edhe nga trajneri i Francës, Didier Deshcamps
17 Dhjetor 2022, 12:19 -
Sa të rrezikuara nga sabotimi janë rrjetet nënujore të internetit?
Kambana e alarmit ishte sulmi ndaj tubacioneve të gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”. Sabotimi i tubacioneve të ndërtuara për të transportuar gazin nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, ka ngritur alarmin mbi rreziqet ndaj të cilave janë të ekspozuara infrastrukturat e tjera jetike që funksionojnë nën ujë: rrjetet e internetit.
17 Dhjetor 2022, 11:53 -
Urdhëroi djegien e të dashurit të saj për borxhin prej 1 milionë lekësh, lihet në burg Marjeta Karaj! Në qeli edhe Gazmend Ngota! Djali i saj ende në kërkim
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karain, të akuzuar për vrasjen e 61 Menduh Kuredës në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal. Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.
17 Dhjetor 2022, 11:08 -
Ben Andoni: Banaliteti dhe frika prej televizionit
Media nuk ngopej pak ditë më parë duke shfaqur në ekrane goditjen e ish-kryeministrit Berisha dhe më pas edhe rrahjen barbare të agresorit të tij. Sikur të mos ekzistonte fare samiti i Dhjetorit dhe impakti, vëmendja u shpërngul në një episod dhune, që transmetohej pandalë për ditë me radhë në mediat tona.
17 Dhjetor 2022, 10:59 -
-
Dënimi i ish komandantit të UÇK Salih Mustafa, ende asnjë fjalë nga Presidentja Vjosa Osmani! Reagimet e drejtuesve të shtetit dhe politikës
Dënimi ndaj Mustafës, i shpallur fajtor 'në emër të Kosovës' tronditi opinionin publik në Kosovë dhe nxiti shumë reagime. Madje, shumë qytetarë kanë nisur një fushatë “jo në emrin tim”. Reagime pati edhe nga krerët institucional dhe krerë të partive politike.
17 Dhjetor 2022, 08:34 -