-
Rishfaqen detyrimet e prapambetura
Muajt e parë të këtij viti kanë shënuar rikthimin e detyrimeve të papaguara të Qeverisë ndaj bizneseve për llogari të punëve publike. Ministria e Financave ka bërë publike detyrimet e reja të krijuara ndaj kompanive private, të cilat arrijnë në total 2.3 miliardë lekë, rreth 20 milionë dollarë deri në muajin prill. VIDEO
ndaj biznesit, borxhi 20 milionë USD
9 Korrik 2016, 21:55 -
Ekstradohet nga Greqia 49 vjeçari
Interpol Tirana ka esktraduar sot drejt vendit tonë, 49 vjeçarin shqiptar, Leonard Muçaj (Roland Muçaj), 49 vjeç, banues në Berat. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj tij një vit më parë, masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale "Trafikim i të miturve".
i dënuar për shfrytëzim prostitucioni
9 Korrik 2016, 21:44 -
Transferimi i Prokurorit Martini
Prokuroria ka reaguar sot lidhur me transferimin në Shkodër të Prokurorit Anton Martini. Shqiptarja.com siguroi dhe botoi një ditë më parë bisedën telefonike mes të arrestuarve të operacionit antidrogë "Ballkani", Jurgen Molla dhe Arben Prendi, lidhur me një pagesë prej 150 mijë euro, për transferimin e prokurorit të çështjes së tyre, Anton Martini.
Prokuroria: U bë me kërkesë të tij
9 Korrik 2016, 21:16 -
-
-
Vrasjet në SHBA, autori ish-ushtar
Polica e Dallasit ka gjetur materiale që shërbenin për të përgatitur bomba, një pushkë, municione dhe një revistë me përmbajtje luftarake gjatë kërkimeve në shtëpinë e autorit të vrasjes së 5 policëve një ditë më parë, Micah Xavier Johnson.
në Afganistan, përgatiste bomba
9 Korrik 2016, 08:53 -
-
Pranohen 2 përgjimet,Molla foli 2
Ekzistenca e dy bisedave të përgjuara mes kreut të grupit kriminal Jurgen Molla dhe nënës së korrierit të tij, Arben Prendi, ku flasin për transferimin e prokurorit të dosjes, është pranuar gjatë ditës së djeshme nga prokuroria dhe policia. VIDEO Fotot e 14 të arrestuarve për drogë Biznesmenit Jurgen Molla i ra të fikët kur e arrestuan "Ballkani" 3 ndërtues shqiptar financonin trafikun e drogës
ditë para për heqjen e prokurorit
9 Korrik 2016, 07:33 -
Mustafa: Vizat, kushti i BE mbetet
Kushti që Kosova duhet të përmbushë për të përfituar liberalizimin e vizave, është marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. Ndonëse ende nuk ka një datë se kur do të firmoset kjo marrëveshje, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Prishtina zyrtare do të veprojë sipas kërkesave të BE.
marrëveshja e kufirit me Malin e Zi
8 Korrik 2016, 20:39 -
U kap me armë, Prokuroria: 2
Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballisti apo djali i dronit që ngriti flamurin autochtonous në ndeshjen Serbi-Shqipëri në stadiumin "Partizani" të Beogradit, rrezikon dy vite burg për akuzën e prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje. Ka qenë kjo kërkesa e prokurorit Gjergj Tako drejtuar Gjykatës së Tiranës e cila pritet të vendos më 14 korrik nëse do të dënoj apo jo Morinën.
vite burg për Ballist Morinën
8 Korrik 2016, 15:29 -
-
Qershor, shtrenjtohen ushqimet
Për herë të parë nga janari I këtij viti inflacioni është ngritur mbi normën 1%. INSTAT ka publikuar Indeksin e çmimeve të Konumit për muajin e shkuar, nga ku bie në sy se rritja e inflacionit ka ardhur prej çmimeve të ushqimeve dhe të arsimit.
e arsimi, inflacioni rritet në 1.2%
8 Korrik 2016, 12:47 -
80 mijë € për një vendim gjyqësor
Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar sot dënimin me 5 vite burg dhe 3 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të detyrës për gjyqtarin Rasim Doda, pasi ky i fundit i kërkoi 80 mijë euro ryshfet një qyteti në mënyrë që të merrte vendim në favor të tij.
Akuza: 5 vite burg Rasim Dodës
8 Korrik 2016, 11:40 -
Trafiku i heroinës, shkatërrohet
Jurgen Molla një 38 vjeçar nga Lezha që ka ndërtuar në Tiranë disa komplekse pallatesh, është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori kryesor i trafikut të heroinës, hashashit dhe kokainës në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.
grupi i biznesmenit Molla
8 Korrik 2016, 07:12 -
Raporti i INSTAT: Rritet punësimi
Sektorët Industri , Energji, Ujë, Shërbime, Hotele apo transport kanë shënuar rritje të numrit të punonjësve në tremujorin e parë të vitit 2016, ndërkohë që rënie ka shënuar sektori I ndërtimit. Të dhënat vijnë përmes statistikave zyrtare të INSTAT, sipas të cilave bizneset kanë rritur nivelin e xhiros për këtë tremujor krahasuar me një vit më parë.
në industri e shërbime, bie në ndërtim
7 Korrik 2016, 15:10 -
"Ballkani" tre ndërtues shqiptar
Departamenti Amerikan i Luftës kundër Drogës (DEA), policia shqiptare dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë finalizuar këtë të enjte operacionin “Ballkan” ku kanë goditur një ndër rrjetet më të mëdha të drogave të rënda që financohej nga Shqipëria. Sipas hetimeve pas këtij grupi me 53 anëtarë qëndronin tre biznesmenë shqiptarë në fushën e ndërtimit për të cilët ka nisur dhe hetimi pasuror sipas ligjit antimafia. VIDEO
financonin trafikun e drogës VIDEO/Arrestimet në Shqipëri
7 Korrik 2016, 14:40 -
Belgjika: Shqipëria do rikthehet në
Belgjika do të rikthejë shumë shpejt Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta.Kjo është bërë e ditur nga Sekretari i Shtetit të Belgjikës për Migrimin dhe Azilin, Theo Francken i cili ka thënë se e njëjta procedurë është mbajtur edhe gjatë viteve të mëparshme, ndërkohë që ka shtuar se qeveria belge mendon se Shqipëria është një vend i sigurtë.
listën e vendeve të sigurta këtë vit
7 Korrik 2016, 14:22 -
Emërimi Magjistratëve, KLD: Kush
Në një kohë kur ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga gjykata për pretendimin e Magjistratëve të cilët kanë paditur Këshilli i Lartë i drejtësisë për mënyrën e emërimit të tyre në detyrë, KLD ka vendosur që të premten të zhvillojë ceremoninë e betimit të 9 gjyqtarëve të ardhshëm. VIDEO
refuzon betimin, do përjashtohet
7 Korrik 2016, 14:00 -
Punët e së ardhmes, ja aftësitë
A jemi të përgatitur për ti bërë ballë tregut të punës 2020? Me kalimin e viteve dhe zhvillimeve të gjithanshme të shoqërisë, edhe aftësitë e kërkuara në tregun e punës ndryshojnë vazhdimisht. Aftësitë që zotërojmë zot, me shumë gjasë nuk do të na bëjnë punë për tregun e punës pas 10 viteve. Ndaj ne duhet të perfeksionohemi e të përqafojmë zhvillimet e reja në teknologji, ekonomi dhe fusha të tjera.
që kërkon tregu i punës 2020
7 Korrik 2016, 08:04 -
Partizani zyrtarisht në Champions
Zyrtarisht Partizani në Champions League. UEFA pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për përjashtimin e Skënderbeut për një vit nga kompeticionet Europiane ka vendosur që kampionët e Shqipërisë të zëvendësohen nga Partizani, që u rendit i dyti në përfundim të kampionatit shqiptar.
League, zëvendëson Skënderbeun
CAS: Skënderbeu jashtë Kupave të Europës
6 Korrik 2016, 18:30 -
Fjala e plotë të ministres Kodheli para gazetarëve
Nesër përgatitemi për të udhëtuar bashkë me kryeministrin Rama, ministrin e Punëve të Jashtme Bushati dhe gjithë stafin tonë mbështetës për të marrë pjesë në Samitin NATO të Varshavës, i cili do të mbahet përgjatë dy ditëve, më datën 8 dhe më datën 9.
6 Korrik 2016, 17:54
