-
-
Zbardhet letra e plotë e Brahos
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho në letrën drejtuar drejtuesve të institucioneve më të larta në vend i vë në dijeni ata për një skenar për destabilitet politik në vend. Braho shprehet se autorët e këtij skenari janë Tom Doshi dhe Dritan Prifit.
"Ja skenari i Doshit dhe Priftit"
14 Tetor 2015, 20:03 -
Gjiknuri: Raport i KLSH përkon
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka dalë në një deklaratë për mediet në reagim të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ku theksohet se buxhetit të shtetit i janë shkaktuar 479 milionë euro dëm nga marrëveshja me CEZ.
plotësisht me pretendimet e PD
14 Tetor 2015, 19:28 -
Shembja e Kishës së Dhërmiut
Interpelanca me Kryeministrin, e kërkuar nga deputeti Vangjel Dule për prishjen e kishës së Dhërmiut do të zhvillohet nesër. Në 18 shtator, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me shembjen e kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi.
nesër interpelanca Dule-Rama
14 Tetor 2015, 17:24 -
Marrëveshja me CEZ, KLSH-ja
Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditit të marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes së CEZ, ka depozituar në prokurori kallëzim penal për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Alma Hicka, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
padit Gjiknurin, 479 mln € dëm
14 Tetor 2015, 16:58 -
Konvertimi i borxhit për zhvillim, shpallet thirrja e katërt për propozime
TIRANE, 14 Tetor/ATSH/- Thirrja e katërt e Programit të Konvertimit të Borxhit me Italinë (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement) që u hap të mërkurën në Tiranë ofron një mundësi të mirë për pushtetin vendor dhe organizatat jo fitimprurëse. Në konferencën e hapjes së thirrjes së katërt morën pjesë zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, ministri i […]
14 Tetor 2015, 16:08 -
“Man Booker Prize” shkon në
Shkrimtari nga Xhamajka, Marlon James u shpall sot fituesi i çmimit prestigjioz për letërsi, “Man Booker Prize 2015” për romanin e tij “A Brief History of Seven Killings”, inspiruar nga tentimet për ta vrarë Bob Marley-n, në vitet 1970, raporton BBC.
Xhamajkë, fituesi Marlon James
14 Tetor 2015, 16:08 -
-
Credit Suisse: ¾ e shqiptarëve
Një nga bankat më të mëdha botërore ka publikuar këto ditë raportin e vet vjetor mbi ndarjen e pasurisë në botë. Raporti i fundit i Credit Suisse mbi shpërndarjen e pasurisë globale ka bërë një analizë edhe lidhur me atë, se si janë ndarë në vendin tonë pasuritë e shqiptarëve.
kanë më pak se 1 mln lekë pasuri
14 Tetor 2015, 14:31 -
PD, Tabaku: Beqaj klientelizëm të
"Shëndetësia është në ditën më të keqe, ndërsa në spitale ka mungesë ilaçesh". Kjo është deklarata e Pardisë Demorkatike e cila akuzoi ministrin e shëndetësisë për klientelizëm të tenderave. Në një deklaratë për mediat deputetja demokrate Jorinda Tabaku nënvizoi se ka fakte që kompania “Intech+” prej dy vitesh ka rritje të ardhurash. VIDEO
tenderave, në spitale nuk ka ilaçe
14 Tetor 2015, 13:46 -
Reforma në drejtësi, Nishani
Presidenti Bujar Nishani përmes një letre publike drejtuar komisionit të posacëm për reformën në drejtësi, për dijeni kryetarit të Kuvendit Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI, thotë se ky proces po zhvillohet në mungesë të plotë transparence.
kritik: Më shmangin qëllimisht
14 Tetor 2015, 13:10 -
Makina hibride për përdorim
Një grant prej 4 milion dollarësh i akorduar nga qeveria japoneze do t’i mundësojë qeverisë shqiptare të përfitojë makina mjedisore të tipit hibrid dhe me naftë të pastër. Një marrëveshje ndihme mes qeverive të të dy vendeve parashikon furnizimin me automjete të gjeneratës së ardhshme, miqësore ndaj mjedisit, me qëllim zvogëlimin e ndotjes mjedisore dhe reduktimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë.
publik së shpejti edhe në Shqipëri
14 Tetor 2015, 12:54 -
-
Ekspozita/ Dorëshkrimi 120-vjeçar
Ekspozohet për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dorëshkrimi i sprovës së parë të përkthimit të Dante Alighierit në gjuhën shqipe. Në foto shihet dokumenti i parë i përkthimit të “Komedisë Hyjnore” prej Luigi Lorecchio (Luigji Lorekios), që daton në vitin 1895, në gjuhën e arbëreshëve të Italisë. Prej 120 vjetësh Dante Alighieri ka nisur të flas shqip.
Alighieri i përkthyer në arbërisht
14 Tetor 2015, 10:30 -
Vrasja për gështenjat, vëllai mbron
Indrit e Xhoana Ndoci, autorët e vrasjes së 58 vjeçarit Ndrec Prendi u arrestuan mëngjesin e djeshëm nga policia e Lezhës në tentativë për t’u larguar nga fshati. Gjatë marrjes në pyetje, 29 vjeçari së bashku me motrën e tij më të vogël kanë pranuar se ishin ata autorë të vrasjes, ndërsa Indriti ka shtuar më tej se krimin e ka kryer i vetëm.
motrën: Qëllova vetë mbi viktimën
14 Tetor 2015, 10:05 -
Basha urdhëron zgjedhjet në FRPD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për herë të parë pas 14 viteve. Pak minuta më parë i është shpërndarë të gjitha degëve në rrethe, Udhëzimi për Organizimin e Zgjedhjeve për Organet Drejtuese të Forumit Rinor, material i cili i hap rrugën zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe strukturave të tjera të FRPD – së.
ja udhëzimi, sipas modelit amerikan
13 Tetor 2015, 21:26 -
Siguria ushqimore-Reforma e re, parakusht për në BE
TIRANE, 13Tetor /ATSH-E.Xhajanka/- Siguria Ushqimore përbën një prej temave kryesorë që qeveria shqiptare duhet të përmbushë duke kryer reforma konkrete për hapjen e negociatave për në BE. Në këtë kuadër Ministria e Bujqësisë do të nisë një reformë të thellë për sa i përket sigurisë ushqimore, të cilësuar prioritet të prioriteteve për 2015. Reforma do […]
13 Tetor 2015, 20:03 -
Deputeti në arrest, PKD: Mandati
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë ka reaguar në mbrojtje të kryetarit të saj, Mark Frroku, duke kërkuar ruajtjen e mandatit të tij si të paprekshëm. PKD i fton partitë politike që të presin me qetësi vendimin e drejtësisë shqiptare për akuzat e ngritura ndaj kryetarit të saj, z. Mark Frroku.
i Mark Frrokut është i paprekshëm
13 Tetor 2015, 18:42 -
Hakersi italian, vjedh 181 mln lekë
Stefano Bottura, një hakers italian që rezulton në këtë shtet i dënuar me 8 vite burg për mashtrim kompjuterik dhe falcifikim dokumentash, ka arritur të klonojë elektronikisht disa karta bankare, të cilat i përkisnin disa shtetasve të huaj, dhe pikërisht këto karta t'i mbingarkojë me shuma të konsiderueshme parash, duke i kthyer në debitore.
nga banka me anë të pajisjes POS
13 Tetor 2015, 18:15 -
Jetimi që qëlloi kombëtaren serbe
Jetimi, Marsel Qeleshi që qëlloi me gur në 7 tetor të 2015 autobuzin ku udhëtonte kombëtarja serbe, duket se është shfaqur problematik edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Kjo e fundit ka ngritur ndaj tij një padi në Gjykatën e Tiranës. Në një prononcim për shqiptarja.com Drejtoresha e Jetimoreve, Etleva Basha thotë se ai keqtrajtonte fëmijët.
paditet nga shkolla "Zyber Hallulli"
13 Tetor 2015, 18:09 -
Zbardhen shifrat: Në vitin 2014
Të larguarit nga puna duket se i kanë hapur mjaft punë Gjykatës Administrative në vitin 2014. Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë këtij viti janë marrë në shqyrtim plot 8509 çështje me objekt marrëdhëniet e punës. 7226 prej tyre kanë marrë përgjigje që në vitin 2014, ndërsa 1283 janë shtyrë për vitin 2015.
8509 gjyqe për largime nga puna
13 Tetor 2015, 15:57
