-
Gjyqi i Vangjush Dakos, GJKKO rikthen çështjen për hetim, i kërkon SPAK akt ekspertimi për shëtitoren buzë detit
GJKKO urdhëron SPAK plotësimin e hetimeve lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe 10 të tjerë. GJKKO i kërkoi sot SPAK të realizohet akt ekspertimi për shëtitoren të cilës pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
2 Shkurt 2024, 10:33 -
DOSJA/ Ahmetaj shkeli 1 vendim të Kushtetueses dhe 4 vendime gjykatash për privatizimin e ‘Buka’! SPAK: Ia dha Fezollarit, kishin njohje (bisedat)
Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, SPAK rendit një sërë shkeljesh që janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e "Buka" e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi.
1 Shkurt 2024, 18:21 -
-
Qeveria përcakton kriteret e përfitimit të qirasë së strehimit për punonjësit e AMP
Punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i cili transferohet për shkak të detyrës në një largësi mbi 36 kilometra larg vend banesës së regjistruar, do të përfitojë qira për strehim. lera e qirasë për strehim nuk do të kalojë shifrën e 0.3% të vlerës së shitjes së pronës për metër katror, duke i’u referuar çmimit të referencës për pronën.
31 Janar 2024, 22:39 -
Informonte Pëllumb Gjokën, SPAK sekuestron pasurinë me vlerë rreth 1 mln euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistrit
5 pasuri, 3 apartamente dhe 2 dyqane, me vlerë totale 1 milionë euro i janë sekuestruar Oltion Bistrit, ish shefit të Operacionales, i prangosur në kuadër të të operacionit ‘Metamorfoza’ si informator i biznesmenit Pëllumb Gjoka
31 Janar 2024, 09:59 -
Drejtori i CIA-s: Braktisja e Ukrainës nga SHBA do të ishte një gabim i 'përmasave historike'
Duke marrë parasysh bllokimin në Kongres të propozimit për dërgimin e më shumë ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën, shefi i CIA-s, William Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të bënin një gabim të "përmasave historike" nëse heqin dorën nga mbështetja për Kievin në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë.
31 Janar 2024, 07:38 -
-
-
-
Historike! Talat Xhaferi kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Nesër mblidhet Kuvendi për votimin e qeverisë së re
Talat Xhaferi do të drejtojë nga nesër qeverinë në Maqedoninë e Veriut duke u bërë kështu i pari shqiptar kryeministër. Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë teknike, e cila do të ketë për detyrë të organizojë edhe zgjedhjet e dyfishta.
27 Janar 2024, 18:47 -
Pas 5 orë seancë paraprake, për Dakon vijon më 2 shkurt! Ish-kryebashkiaku i Durrësit kërkon pushimin e çështjes, ose gjykim të shkurtuar
Do të vijojë më 2 shkurt seanca paraprake për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish zyrtarët e bashkisë të arrestuar në qershor 2023 pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të vulave e formularëve. Seanca e sotme në GJKKO zgjati 5 orë. Ish kryebashkiaku deklaron se deklaroi se leja për ndërtimin e pallatit "ishte vendim kolegjial".
26 Janar 2024, 15:23 -
-
U dënua për korrupsion, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e ish-gjyqtares së Elbasanit! Mbetet në fuqi edhe dënimi për avokatin që do i jepte 400 mijë lekë
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e shpallur fajtore për korrupsion pasiv.
26 Janar 2024, 12:45 -
Afera 'Partizani'/ Malltezi merret në pyetje për 4 orë nga SPAK! Sulmon prokurorët si vjehrri! Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën
Për 4 orë dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha u mor në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e kompleksit Partizani. Malltezi u shoqërua nga makinat e policisë drejt prokurorisë që po e heton për akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.
25 Janar 2024, 07:31 -
Afati i ligjit për investimet strategjike propozohet të shtyhet deri në dhjetor 2027, vlera e investimit rritet në 100 milionë euro
Qeveria propozon shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2027, por ka shtuar kushtet që duhet të përfitojnë kompanitë për të marrë statusin strategjik. Vlera minimale që duhet të ketë një projekt që të konsiderohet investim strategjik propozohet të jetë mbi 50 milionë € dhe të garantojë minimalisht 300 vende pune.
25 Janar 2024, 07:14 -
-
BE kritikoi Kosovën për presion në drejtësi, reagon Bislimi: Insistoni që vendimet e Kushtetueses të zbatohen në të gjitha rastet
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i është përgjigjur Bashkimit Evropian, që ka kritikuar qeverinë për presion në drejtësi, duke thënë se duhet të insistojnë që vendimet e Gjykatës Kushtetueses të zbatohen në të gjitha rastet, dhe jo “pick a cherry” (të zgjidhet e preferuara)
24 Janar 2024, 14:36 -
-
'Partizani'/ Berisha kërkon ‘lirinë’ në Apelin e GJKKO-së! Gjyqtarja që liroi Malltezin shtyn për nesër shpalljen e vendimit
Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së Ilirjana Olldashi shtyu për nesër dhënien e vendimit për masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën. Kërkesa shqyrtohet nga gjyqtarja në konflikt interesi, e cila liroi nga qelia Malltezin. Dhëndri Malltezi merret nesër në pyetje për aferën 'Partizani'.
24 Janar 2024, 08:14 -
‘Të lirohen menjëherë nga burgu’, presidenti i Polonisë fal dy ish anëtarët e burgosur të kabinetit qeveritar
Presidenti polak Andrzej Duda fali të martën dy ish anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm nga burgu, në përputhje me kërkesat e partisë kryesore opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila humbi zgjedhjet muajin e kaluar
23 Janar 2024, 21:05 -
Koncensioni 500 milionë euro i pasaportave dhe pasuritë e Flamur Nokës me para që nuk u dihet burimi
Në 19 mars 2013, Flamur Noka, në atë kohë ministër i Brendshëm, sigurisht me aprovimin e Sali Berishës, të cilit i shërben tani, firmosi ndryshimin dhe zgjatjen me 10 vite të kontratës koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me me grupin që kontrollonte kompaninë Aleat.
23 Janar 2024, 13:46