-
Statistikat favorizojnë Francën
Nisur nga dy ndeshjet e fundit midis Shqipërisë e Francës që janë positive për kuqezinjtë duket sikur statistikat janë në favorin tonë, por tabloja e plotë nuk është kështu. Historiku i përplasjeve midis dy skuadrave është qartazi në favor të francezëve.
por në 2 të fundit jemi të pathye
15 Qershor 2016, 07:52 -
Francë-Shqipëri 2:0, minutat
Francë-Shqipëri përfundon 2:0! Francezët shënojnë fitoren e dytë radhazi në Euro2016, pas asaj të arritur ndaj Rumanisë 2:1 4 ditë më parë në "Stade de France", duke siguruar edhe biletën për në fazën e 1/8 të Europianit. Mallkimi i minutave të fundit vazhdon ta përndjekë kombëtaren shqiptare të futbollit. Franca shënoi dy herë në minutat e fundit të takimit, në të 90'-ën dhe 96-ën, duke i çuar shifrat në 2:0. Rama pas ndeshjes: Faleminderit kuqezinj, krenar për ju Zvicër- Rumani 1:1, golat nga Mehmedi dhe Stancu
e fundit makthi i kuqezinjve
15 Qershor 2016, 07:45 -
Hiqen privilegjet e familjes
Qeveria u heq privilegjet e pjesëtarëve madhorë të familjes së Presidentit, ndërsa kufizon statusin e zonjës së parë, parashikuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendim Nr. 229, datë 23.4.2004. VIDEO
Nishani,kufizohet zonja e parë
15 Qershor 2016, 06:54 -
-
Euro 2016, nuk mjafton Ronaldo
Portugalisë nuk i mjafton Ronaldo për të marrë fitoren e parë në Kampionatin Europian të Francës, pasi është ndalur në një barazim 1-1 përballë Islandës. Debutimi me barazim ishte surprizë për luzitanët që kishin llogaritur 3 pikët e plota përballë Islandës që merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian.
Portugalia ndalet nga Islanda 1-1
14 Qershor 2016, 21:04 -
-
-
5-mujori, Financat sigurojnë 8.1%
Me 163.8 miliardë lekë të arkëtuara në periudhën janar-maj 2016, ministria e Financave ka arritur të sigurojë realizim 100% të planit të periudhës, por edhe një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, pasi të ardhurat në total janë rritur 8.1%. Sipas njoftimit zyrtar, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat u rritën 12.6% krahasuar me një vit më parë dhe 2% më shumë se sa ishte planifikuar.
më shumë të ardhura së në 2015
PDF/Bilanci i të ardhurave 01-06-2016
14 Qershor 2016, 18:21 -
Të reja nga jeta e Suada Sherifit?
Që Suada Sherifi po përjeton një histori të bukur dashurie, këtë e dinim. Madje vet ish Miss Shqipëria ka rrëfyer në një intervistë për “Bluetooth” se është në prag të një martese. Por nisur nga postimet e fundit të sportistes në Instagram, lindin dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Fotot dhe format e saj thonë PO
14 Qershor 2016, 17:33 -
Euro 2016, Hungaria gjunjëzon
Hungaria debuton me fitore, teksa ka mundur në ndeshjen e parë Austrinë me rezultatin e pastër 0-2. Rezultati ishte surprizë, pasi pritshmëritë ishin më të mëdha për ekipin e Austrisë, por hungarezët treguan karakter në fushë duke shënuar dy herë në pjesën e dytë dhe marrë 3 pikët e para që i afrojnë më shumë me kalimin në fazën tjetër. Tashmë fati i Austrisë është në fije të perit, pasi duhet që të fitojë dy ndeshjet e mbetura për të kaluar më tej. Në mbrëmje zhvillohet ndeshja Portugali- Islandë.
Austrinë më lehtë se sa pritej
14 Qershor 2016, 17:00 -
Tensione në Francë, sindikatat në
Mesa duket tensionet nuk kanë të sosur në Francë, pas përleshjeve të huliganëve në Marsejë, vrasjes së dy policëve mesa duket tashmë rradha është e sindikatave të cilat kanë bllokuar një pjesë të transportit duke e vështirësuar qarkullimin jo vetëm për shtetasit francez por edhe për turistët dhe tifozët të cilët kanë shkuar në Francë për të shijuar kampionatin e futbollit Euro 2016.
protest kundër reformës së punës
14 Qershor 2016, 16:54 -
-
-
Vajzat shqiptare zgjidhen tifozet
Sipas një shkrimi të ‘’Total Sportek’’ vajzat shqiptare janë tifozet më të nxehta të këtij Europiani. Problemet midis tifozëve huliganë përgjatë ndeshjes Rusi-Angli dhe rreziqet e tjera të sigurisë nuk kanë ndalur dot shfaqjen e vajzave të bukura në mbështetje të skuadrave të tyre.
më të nxehta të ‘’Euro 2016’’
14 Qershor 2016, 15:40 -
Ngrihet një stendë në Francë që
Shqipëria turistike prezantohet gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë si një mundësi fantastike për promovimin e turizmit të vendit tonë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku shërbehet me informacion turistik për të gjithë të huajt.
prezanton Shqipërinë, krahas futbollit
14 Qershor 2016, 13:17 -
Përplasja me armë, Ardian Çapja
Ardjan Çapja, pronari i hotel “Univers” në Elbasan nga u qëllua me armë në drejtim të automjetit ku ndodheshin dy efektivë të policisë që ishin dislokuar me mision vëzhgimi, është transportuar nga dhoma e spitalit në zyrat e Drejtorisë së Policisë Tiranë. VIDEO
në paraburgim me serum në dorë
14 Qershor 2016, 13:04 -
"Euro 2016", kombëtarja mbërrin
Kombëtarja është nisur mëngjesin e sotëm drejt Marsejës ku nesër në mbrëmje do të përballet me Francën. Pasditen e djeshme skuadra zhvilloi edhe stërvitjen e fundit në Perros Girek ku u provuan edhe skemat e fundit pasi priten ndryshime në formacioin nga De Biasi. Dilema mbetet kush do zëvendësojë Canën me Ajetin si favorit ndërsa priten titullar edhe Memushaj me Kaçen.
në Marsejë, Franca ul në stol yjet
14 Qershor 2016, 12:30 -
Vlorë, bllokohen 89 ha tokë, u
Dosjen e konsideruar “Mafia e Pronave në Bregdet” risjell pas 5 vitesh në publik emrin e gjyqtarit të ekzekutuar në atentatin mafioz të 2011 Skerdilajd Konomi. Sipas prokurorisë e cila ka sekuestruar këtë të martë 89 hektarë me vlerë 110 milion euro, Raimond Mezi ka përfituar 89 h tokë në Karaburun me një vendim gjyqësor në vitit 2003. Ky vendim mban emrin dhe firmën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, por për prokurorin këtu qëndron dhe falsifikimi thotë akuza pasi Konomi në këtë periudhë s’ishte ende gjykatës në Vlorë. VIDEO
falsifikua firma e gjyqtarit Konomi
14 Qershor 2016, 10:41 -
Francë vriten dy policë, vrasësi:
Një ngjarje e rëndë tronditi diten e sotme Parisin. Dy policë burrë e grua u vranë nga një person i cili ishte dënuar në vitin 2013 për terrorizëm dhe ishte pjese e nje rrjeti xhihadistësh. Agresori 25 vjeçar Larossi Aballa vrau me thikë shefin e policisë në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit.
Euro 2016 do të jetë një varrezë
14 Qershor 2016, 10:10 -
-
