-
Gjithçka që duhet për të kryer atentat! Zbulohet depo armësh në Kodër Mëzez, mitraloza, snajper e makina të blinduara! Pranga 62-vjeçarit, në kërkim i biri
Një banesë e braktisur e kthyer në një arsenal të vërtetë armësh u zbulua në Kodër Mëzezë në Tiranë. Polica ka vënë në pranga 62-vjeçarin Kujtim Çaushi dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij Erlind Çaushin, teksa u sekuestruan automatikë, snajper, granata e makina të blinduara.
18 Gusht 2022, 18:26 -
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
Afati i vuajtjes së dënimit të Kastriot Ismailajt drejt përfundimit. Të gjitha faktet dhe dëshmitë që implikojnë Ilir Metën në aferën 5 milionë euro CEZ-DIA me mbledhjen fiktive të borxhit të keq. A do falsë Ismailaj për rolin e Metës apo do të pranojë ndëshkimin në heshtje?!
17 Gusht 2022, 20:22 -
-
Minxhozi: Kur të mbarojnë poltronat
Një nga mitet më të qëndrueshme të 30 viteve të fundit në Shqipëri, thotë se Ilir Meta si lider partie, si shtetar dhe si politikan në përgjithësi, ka pasur dhe ka një sens të lindur orientimi dhe nuhatjeje që nuk e zotërojnë shumë të tjerë të shkallës, nivelit dhe jetëgjatësisë së tij në krye të punëve të vendit.
15 Gusht 2022, 18:00 -
-
PROFIL/ Edmond Dhrami, rrugëtimi i ‘Karavaxhos’ shqiptar, nga dyert e liceut në emigrim si piktor i të pasurit të trageteve, te sukseset e biseda me Papën në Itali
Afro një gjysmë shekulli me pikturën. Artisti Edmond Dhrami rrëfen jetën e tij nga liceu artistik në emigrim në Itali. I spikatur nga kritika si ‘Karvaxho junior’ që në fillime, sot renditet mes emrave më të mirë të artit pamor. Piktori për Report tv rrëfen edhe takimin me Papa Francescon në Vatikan ku i dhuroi portretin që i kishte realizuar.
15 Gusht 2022, 16:47 -
Përgëzoi 52-vjeçarin për plagosjen e punonjësit të IMT-së, policia vë në hetim mbështetësen e Berishës! Rithemelimi e merr në mbrojtje
Pas deklaratës ku përgëzoi autorin e plagosjes së punonjësit të IMT-së, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës. Avokatja do të hetohet nga prokuroria për veprën penale të thirrjes për urrejtje nacionale dhe rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg.
15 Gusht 2022, 16:27 -
-
Ylli Pata: Metamorfoza e yshtjes së dhunës nga Berisha-Meta
Komentet që po bëhen këto ditë pas një postimi të një aktiviste politike të foltores, e cila “thirri” “të lumtë pushka” për një person që gjuajti me pistoletë një punonjës të IMT-së, ka vite që bëhen, e kjo situatë përsëritet e përsëritet, siç thotë autorja e “thirrjes” prej vitit 2013.
14 Gusht 2022, 21:36 -
Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, Muça u përlesh fizikisht dhe ofendoi inspektorin! Deklarata gjatë arrestimit: Këta kriminelë duhen vrarë të gjithë
Qani Muça personi që qëlloi me armë ndaj inspektorit të mbrojtjes së territorit Tiranë pasditen e djeshme akuzohet nga prokuroria për tentativë vrasje dhe armbajtës pa leje. Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv Muça ka fyer me fjalë banale inspektorin Ilirjan Gavelli janë përleshur fizikisht e më pas ka përdorur një armë pistoletë duke qëlluar dy herë.
14 Gusht 2022, 12:01 -
FBI bastisi vilën e Trump, ekspertët: Mbajtja e dokumenteve sekrete nga ish-presidenti, kërcënim serioz për sigurinë kombëtare
Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga rezidenca Mar-a-Lago e ish-Presidentit Donald Trump ka nxjerrë në pah shqetësimet e vazhdueshme të sigurisë kombëtare të paraqitura nga ish-presidenti dhe shtëpia të cilën ai e quante “Shtëpia e Bardhë e Dimërore”, thonë disa ekspertë të sigurisë.
14 Gusht 2022, 08:09 -
Mbështetja e Berishës Adriana Kalaja vlerëson Qani Muçën që plagosi punonjësin e IMT-së: Të lumtë pushka
Për juristen dhe mbështetësen e Berishës, Adriana Kalaja nëse të gjithë do të vepronin ashtu sicc veproi Qani Muça, duke plagosur punonjësin e IMT-së, do të shpëtonin nga banditët
13 Gusht 2022, 14:38 -
'Nga Otto Adolf Eichman i Hitlerit, te Muhammad Ajman Rabi al Zawahiri, kreu i Al Kaedës, të cilët…'/ Historia e panjohur e dy kryeterroristëve, dëshmuar nga ambasadori shqiptar në Kajro
31 korriku i 2022-it, ishte dita e fundit e jetës, së njërit prej kryekriminelëve terroristë më të mëdhenj që ka njohur njerëzimi!
13 Gusht 2022, 08:30 -
-
IMT i shembi banesën se do ndërtohet rrethrrotullim, pronari qëllon me armë inspektorin! Dërgohet me urgjencë te 'Trauma'! Në pranga 52-vjeçari
Një inspektor i IMT-së është plagosur pasditen e kësaj të premte në Tiranë pas ekzekutimit të vendimit për të shembur banesën në pronësi të Qani Muçës. 52-vjeçari, i cili ka rënë në prangat e policisë nuk ishte dakord me vendimin dhe nxori armën duke plagosur në bark Ilirjan Gavellin, i cili është dërguar te 'Trauma' dhe po merr trajtim mjekësor.
12 Gusht 2022, 17:52 -
-
-
Bashkia Tiranë: Zbulohet mashtrimi i Ilir Metës, postoi foton që ngjan si Kabuli dhe e shet si Tiranën
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas postimit të një fotoje nga Ilir Meta, ku krahasonte Tiranën e viteve ’80 me Tiranën në vitin 2021, me synim për të treguar se shumë është betonizuar dhe ndotur kryeqyteti.
11 Gusht 2022, 13:44 -
-
Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
Në korrik të vitit 2021, teksa përnfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
11 Gusht 2022, 10:58 -