-
-
U filmua duke sharë dhe kërcënuar policët, Elmaz Haruni humb zgjedhjet për kryetar PD-je në Gramsh
Sot, 5 muaj pasi ai mori "famën", Elmaz Haruni ka humbur zgjedhjet për një mandat të dytë në krye të demokratëve të Gramshit. Në këto zgjedhje Haruni ka kandiduar përballë Kodhel Çalës.
25 Nëntor 2018, 17:15 -
Plagosja e Saimir Taullaut/ U arrestua në 2015 bashkë me Laert Haxhiun, alibia që ngriti kur u kap me 1.2 kg heroinë
Saimir Taullau goditet me automatik në lokalin e tij në rrethrrotullimin e Plugut. I vëllai, Baki Taullau u vra në vitin 2005, ndërsa Saimiri ka lidhje të ngushta me Laert Haxhiun që akuzohet si atentatori i nipit të Aldo Bares. Ai u arrestua në vitin 2015 me Laert Haxhiun dhe në përgjimet me një person të quajtur Kastriot Zaimir, Taullau shihet se ka patur një rol aktiv në ngritjen e alibisë për të shpëtuar nga burgu.
25 Nëntor 2018, 08:14 -
Kush është Saimir Taullau, iu bënë dy atentate brenda një viti, zanafilla e konfliktit me grupin e Aldo Bares
Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar për këtë vrasje grupin e Aldo Bares. Biznesmeni 47-vjecar njihet si një person me precedent penalë.
24 Nëntor 2018, 20:27 -
Dalin 6 emrat për Këshillin e BSH/ Rama propozon Boden dhe gruan e Tavos, Mima i hap rrugën Dukës në Kuvend
REPORT TV zbardh gjashtë emrat e propozuar nga qeveria dhe parlamenti për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë Berisha, Ridvan Bode.
24 Nëntor 2018, 12:18 -
Football Leaks: Ramos me doping në finalen e Championsit
Football Leaks zbulon një tjetër skandal në botën e futbollit europian. Bëhet me dije se kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv në testin antidoping pas finales së Championist të vitit 2017-të. Ramos ka përdorur substancën Deksametasona dhe diçka të tillë mjeku nuk e ka deklaruar para ndeshjes. Reali dhe Uefa mohojnë të ketë pasur parregullsi në testet antidoping nga mbrojtësi spanjoll.
24 Nëntor 2018, 09:31 -
-
-
'Pa gjurmë'/ Pas divorcit, një baba me kërkesën për të takuar 3 fëmijët
Një babai i refuzohet e drejta për t'u takuar me dy fëmijët e tij. Historia e një zotërie nga Bilishti u denoncua ne emisionin ’’Pa gjurmë’’, pasi babai i tre fëmijëve nuk ka gjetur ende drejtësinë për të takuar 3 vajzat, pas divorcit me ish-bashkëshorten e tij.
23 Nëntor 2018, 19:01 -
Prokurori Besnik Cani në vetting, Komisioni: Pushoi hetimet për tenderat në Elbasan dhe nuk hetoi kryebashkiakun e Fierit
E ndërsa sipas ILDKPKI në aspektin e pasurisë, Cani është në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ndërsa prokurori do të merrte 5 lekë për litër.
23 Nëntor 2018, 13:40 -
-
Energjia elektrike/ Rreshjet e bollshme, rritet katër herë prodhimi nga HEC-et në vend
Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kontribuan në masën 80%, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare realizuan 20% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
23 Nëntor 2018, 07:26 -
Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri
Droga e fortë e cila kishte si origjinë Amerikën Jugore mbërrinte me anije në portet e Holandës dhe nga aty transportohej me automjete nga anëtarët e bandës në drejtim të Breshias në Itali, ku shpërndahej në të gjithë veriun e vendit.
22 Nëntor 2018, 15:57 -
Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë (Video)
Në momentin kur Rama ka dalë nga spitali, një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë. Policia e Shtetit ka shoqëruar menjëherë 4 persona, dy prej të cilëve të identifikuar si Flori Protoduari dhe Albert Noku.
22 Nëntor 2018, 15:42 -
-
-
Përurohet busti i shkencëtarit Betim Muço në shkollën në Kombinat, Veliaj: La një vepër që e bëri të pavdekshëm
Shkolla e re në Kombinat do të mbajë emrin e shkrimtarit, poetit, përkthyesit dhe fizikani Betim Muço, ndërsa në ambientet e saj do të vendoset busti i tij. Në ceremoninë e vendosjes së bustit, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi figurën e Betim Muços dhe kontributin e tij me vlerë për shoqërinë shqiptare.
21 Nëntor 2018, 14:50 -
Ministri i Brendshëm Lleshaj: Krimi kibernetik në rritje, Akademia e Sigurisë t'i nënshtrohet transformimit
Në një konferencë shkencore ndërkombëtare, “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare”, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se në vend është konstatuar se ka një rritje të krimit kibernetik. Ai propozoi që Akademia e Sigurisë të kthehet në promotor të shndërrimit modernizues, duke i krijuar hapësirë teknologjisë së informacionit dhe programimit kompjuterik për financat e ekonomisë digjitale.
21 Nëntor 2018, 14:31 -
-
-
FMN: Qeveria të anulojë përjashtimet aktuale nga taksat, ekonomia po performon mirë
Këshillat e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,në deklaratën përmbyllëse për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Paralajmërimi për të mos bërë lehtësi fiskale, për të refuzuar PPP-të e pakërkuara dhe të rritë shpenzimet për arsimin, kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën.
20 Nëntor 2018, 18:19