-
Minatorët 30 vjet në kërkim të statusit, protestë para Ministrisë së Infrastrukturës! Ndezin qirinj në nder të kolegëve që vdiqën në miniera
Për më shumë se 30 vjet ish minatorët janë në kërkim të statusit. Këtë kërkuan edhe në protestën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjetikës, ku pritën një orë, dhe nuk morën asnjë përgjigje.
22 Shkurt 2024, 13:32 -
Kuvend/ PS tërheq amnistinë penale! Opozita: Duan të amnistojnë zyrtarët e korruptuar! Manja: Gënjeshtër, e kalojmë me mbi 90 vota
84 votat të domosdoshme për ta miratuar, po e mbajnë peng Amnistinë Penale, e cila edhe këtë të enjte u tërhoq nga socialistët. PD dhe Rithemelimi akuzojnë PS se po tenton të shpëtojë të korruptuarit. Ministri i Drejtësisë e mohoi, ndërsa akuzoi Bashën dhe Bardhin së gënjejnë dhe e përdorin një akt humanizmi për politikë.
22 Shkurt 2024, 11:43 -
-
-
Amnistia Penale/ Ndreca rrëzon pretendimin e Bashës: S'përfitojnë zyrtarët e korruptuar as të hetuarit e SPAK! 2 ndryshimet që kërkon PD
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputeti socialist Plarent Ndreca i cili është edhe relatori i projektligjit për Amnistinë Penale sqaroi se pretendimi i Bashës nuk qëndron për arsye se subjekt i këtij projektligji janë të dënuar deri në 2 vite burg dhe vepra penale si korrupsioni dënohen deri në 14 vite.
21 Shkurt 2024, 21:28 -
-
SKEDA/ Subjektet e SPAK dhe GJKKO te Amnistia Penale! Përplasja PS-PD për amendamentin e socialistëve
Të dënuarit nga GJKKO duhet të jenë apo jo përfitues të amnistisë? Ky është ndarja më e madhe mazhorancës dhe opozitës për miratimin e amnistisë penale. Përplasja ka edhe për faljen edhe të protestuesve të dhunshëm të opozitës.
21 Shkurt 2024, 19:35 -
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
21 Shkurt 2024, 16:31 -
-
Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon Ilir Selmani: U paguan mbi 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka! Blendi Tetën e mori peng Vis Martinaj, i tha do të muros
Ilir Selmani, deshmitari i rradhës në proçesin e GjKKO ndaj vëllezerve Elis dhe Leonard Duka të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, tha në seancë, se nuk kishte lidhje me krimin, dhe shfajësoi vellezërit Duka, tashmë në kërkim, kur tha që për t’i përfshirë ata në ngjarje, ishin paguar 500 mijë euro
21 Shkurt 2024, 12:48 -
Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar! Manja: S'ka falje por ulje dënimi! Pres reflektim
84 votat për të miratuar Amnistinë Penale duket se nuk do të bëhen as në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. PD e Bashës dhe Rithemelimi kanë deklaruar votën kundër. Kreu i PD ka akuzuar mazhorancës se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar përmes një ndryshimi në minutën e fundit, ndërsa e kushtëzon votën pro me faljen e protestuesve të ndjekur penalisht apo të dënuar të viteve 2018-2020.
21 Shkurt 2024, 11:09 -
Akuzoi presidentin amerikan Biden dhe djalin e tij për korrupsion, ish-informatori i FBI-së pranon se ishte kontaktuar nga agjentët rusë 007
Jo vetëm që kishte gënjyer për korrupsionin e pretenduar të Hunter Biden, nga kompania ukrainase e energjisë Burisma, por e kishte bërë bazuar në informacionin e marrë nga agjentët e inteligjencës ruse, të cilët donin të njollosnin babanë e tij Joe dhe familjen e tij.
21 Shkurt 2024, 11:05 -
Analiza/ Ra në 59.2% të PBB-së, pse zbriti borxhi ynë publik?
Borxhi që si shtet u kemi qytetarëve tanë dhe kompanive të huaja zbriti në 59.2% të prodhimit tonë kombëtar. Kaq ulët nuk ka qenë që nga viti i largët 2008. Borxhi na u ul, dhe pse shpenzuam më shumë në 2019-2022. Imagjinoni sa do ulej, po të mos kishte qenë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe sulmi i Putin mbi Ukrainën!
20 Shkurt 2024, 15:16 -
Report Tv në aksin Korçë-Ersekë, pamjet e shembjes masive! Plasaritje në gjithë aksin dhe muret mbrojtëse, rrezikohet rrëshqitja e dherave
Katër ditë pas shembjes masive të rrugës së re, Korçë-Ersekë nuk ka asnjë reagim Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe as kompania A.N.K. që ka fituar 3 tendera me vlere mbi 66 milionë euro për të ndërtuar 35 kilometra rruge. Ajo duhet të përfundonte në qershor por u shemb pa u inaguruar.
20 Shkurt 2024, 11:50 -
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO cakton arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani
GJKKO ka caktuar arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani i cili ka marrë 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi. Marrja e ryshfetit është regjistruar me audio dhe video nga personat që ia kanë dhënë
20 Shkurt 2024, 11:23 -
Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, dënohen me nga 30 vite burg dy bashkëpunëtorët në arrati
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu
20 Shkurt 2024, 09:27 -
Zaloshnja: Produktiviteti dhe inflacioni, ndërthurja e tyre aktuale në Shqipëri
Produktiviteti është një tregues ekonomik që mat sasinë e Produktit të Brendëshëm Bruto të prodhuar mesatarisht nga çdo punonjës i një vendi. Ndërsa inflacioni është treguesi ekonomik që mat rritjen e çmimit mesatar të shportës së mallrave dhe shërbimeve të konsumuara nga familjet e një vendi.
20 Shkurt 2024, 09:06 -
Vdekja e Navalny, nëna e liderit të opozitës ruse i kërkon Putin-it t'i kthejnë trupin e të birit
Nëna e Aleksei Navalnit, para burgut në Siberi ku ai ndërroi jetë i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin për t’i kthyer trupin e të birit. Ajo thotë se ka 5 ditë që nuk lejohet të shohë trupin e djalit dhe nuk e di ku ndodhet.
20 Shkurt 2024, 09:06 -
-
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, PS: Të enjten në Kuvend! Kalojmë edhe amnistinë penale, diskutime me opozitën për 84 votat
Në seancën parlamentare të së enjtes pritet që të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët, si edhe amnistia penale. Kështu ka deklaruar Bledi Çuçi në mbledhjen e grupit të PS, duke theksuar se këto ditë pritet zbardhja e vendimit të Kushtetueses që i dha ok marrëveshjes Rama-Meloni.
19 Shkurt 2024, 10:39
