-
I zbuloi Sky - ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë
Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e policisë Henerigert Mitri e Klodian Shahini dy efektivët të cilët rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit.
20 Maj 2024, 17:41 -
-
Kush është zyrtari që pastroi 2.1 mln $ në prona duke përdorur familjarët?! SKEMA: S’i tentoi të shpëtojë disa pasuri
Afro 3.7 milionë euro janë pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme, nga 2 persona që ushtronin funksione publike, njëri prej të cilëve është arrestuar vjet. Agjencia e Inteligjencës Financiare thotë se vjet janë identifikuar 7 skema pastrimi parash, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Metoda? Blihen prona me vlera të mëdha pa u justifikuar burimi i të ardhurave dhe përdoren familjarët
20 Maj 2024, 16:13 -
'Hakmarrja' e Martinajt pasi i eliminuan mikun Santiago Malko, i ofroi 600 mijë euro Gjergj Cukalit për kokën e 2 'ushtarëve' të Leonard Dukës!
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin. Zbardhja e bisedave në sky-ecc kanë zbuluar skemat si u organizuan vrasjet dhe rolin e secilit
20 Maj 2024, 16:05 -
Biseda në 'SKY'/ Shullazi për Tesi Bashon: Mbushin 1 mln euro për Durim Bamin, ka për të bërë festë policia
Nga ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë, Eiljano Shullazi bisedon me Tesi Bashon në Selenicë të Vlorës, duke biseduar për mundësinë e kapjes peng të Armando Sulejmanit alias “Çipurit”, mikut të ngushtë Fatmir Hysenit alias “Doçja”.
20 Maj 2024, 12:12 -
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj.
20 Maj 2024, 11:55 -
I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro! Garazh, makinë e biznes në Selitë
Pasuria me vlerë 300 mijë euro i është sekuestruar një 42-vjeçari të dënuar në Itali për trafik droge. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, i cili dyshohet se këtë pasuri e ka vënë përmes veprimtarisë kriminale.
20 Maj 2024, 11:42 -
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
Emiljano Shullazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Gjergj Cukali dhe Albert Zaja anëtarë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK janë njohur sot me masën e sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
20 Maj 2024, 11:16 -
Goditja e 7 grupeve të krimit, gazetarja Hoxha rrëfen prapaskenat e intervistës me anëtarin e rrjetit: Dy rastet kur shefat e policisë dhe efektivi i RENEA-s vodhën drogën
50 urdhër-arrestet ndaj personazheve të njohur të botës së krimit të lëshuara nga SPAK në megaoperacionin e fundit duke goditur 7 grupe kriminale, kanë zbardhur ngjarje kriminale të rënda, ku janë përfshirë edhe një ish deputet dhe 4 zyrtarë policorë
20 Maj 2024, 10:01 -
-
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest me burg për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.
19 Maj 2024, 10:22 -
-
-
Aleanca e luftë mes bandave/ Bami me Dukën do vrisnin Martinajn e ish deputetin e PS Ndoka! Bosi i basteve me Shullazin e Avdylajt do eliminonin Durimin
Në hetimet që çoi në megaoperacion me 50 urdhër arreste SPAK ka zbuluar një luftë të hapur mes grupeve kriminale. Ervis Martnaj, i cili rezulton i zhdukur prej 2022, kishte një aleancë të fortë me grupin kriminal të drejtuar nga Arben Ndoka, dhe me ndihmën e Shullazit dhe Avdulajve në Durrës, ishin në luftë të hapur me grupin e Durim Bamit në Fushë-Krujë, i cili ishte në aleancë të ngushtë me armiqtë e betuar të Ervis Martinajt, Dukat në Tiranë.
18 Maj 2024, 16:55 -
-
Drejtori i policisë Lezhë në 2020 me shefin e trafiqeve drejtonin kultivimin e kabanisit, me Pëllumb Gjokën organizonte lojërat e fatit! Report Tv siguron foton e Henerigert Mitri
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e katër punonjësve policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Përkatësisht: Henerigert Mitri i cili në atë vit ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Klodian Shahini me detyrë në atë vit Shef i trafiqeve.
18 Maj 2024, 15:45 -
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen prona me vlerë 4.5 mln, mes tyre gati 3 mln euro cash
Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, janë goditur nga megaoperacioni i SPAK. Nga 50 urdherarreste janë ekzekutuar 14 në Shqipëri dhe 6 jashtë vendi, ndërsa 30 janë në kërkim! Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
18 Maj 2024, 09:46 -
-
