-
Basha apo Berisha, kush e merr PD? Frrok Çupi: Çështja ka kaluar në gjykatë, duhen vite për të dhënë vendim! Skandali i pagave tregon raportet e dëmtuara që ka individi me ligjin
Analisti Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha. Çupi tha se çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Lidhur me skandalin e publikimit të pagave, analisti tha se kjo ndodh si pasojë e raportit të dëmtuar që ka individi me ligjin.
27 Dhjetor 2021, 18:20 -
Humbin jetën 7 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 168 rezultojnë pozitiv me koronavirus
7 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Kanë ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç
27 Dhjetor 2021, 17:19 -
‘Merrni përgjegjësi për daljen e pagave dhe aferën e inceneratorëve’ Rama i përgjigje komentuesit: Janë çështje të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale. Një qytetar i ka kërkuar kreut të qeverisë që të marrë përgjegjësi për skandalin e publikimit të pagave si dhe aferën e inceneratorëve. Rama në përgjigje të tij, thotë se këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, ndërsa shton se dhe në vende të tjera ka pasur raste të ngjashme.
27 Dhjetor 2021, 16:13 -
I bëri ‘twerk’ kolegut të martuar në SHBA, rrëfehet policja: Jam e turpëruar, i kërkoj falje gruas së tij
Video e një efektiveje të policisë së New York , e cila i bën ‘tëerk’ kolegut të saj të martuar, po bën xhiron e rrjetit. Policja, Vera Mekuli, u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger të martuar
27 Dhjetor 2021, 15:45 -
-
Publikimi i pagave, Alibeaj: Faqja tjetër e medaljes së skandalit të patronazhistëve! Kërcënim i drejtpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve, duhet përgjigj e drejtësisë
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK)pasi do të duhej të kishte hetuar me 'seriozitet skandalin e të dhënat personale të qytetarëve, që PS përdori për zgjedhjet e 25 prillit'
27 Dhjetor 2021, 13:27 -
Kryen 12 vjedhje në Tiranë, Durrës dhe Belsh, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim! Sekuestrohet një granatë, një automjet, piktura me vlerë dhe para
Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën duke vjedhur një farmaci në rrugën "Petraq Leka" në zonën e Kombinatit, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Grabitja në farmaci çoi edhe në dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale, pasi policia konstatoi se pesë të rinjtë rezultojnë autorë të 11 grabitjeve.
27 Dhjetor 2021, 12:26 -
FOTO/ 'Ekstremistët duan të më varin në sheshin Omonia', detaje të panjohura nga vizita e famshme e ish-presidentit grek Papulias që shkriu akujt Tiranë-Athinë
Karolos Papuljas, një nga politikanët më të njohur të Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë një prej të paktit që ideoi, vizionoi dhe konkretizoi shkrirjen e akujve ndërmjet Athinës e Tiranës, pas gjendjes absurde në gatishmëri lufte për mbi 40 vjet.
27 Dhjetor 2021, 09:53 -
Po e prisnin në makinë me xhama të zinj, ekzekutohet 32-vjeçari sapo parkoi mjetin e tij! Autorët me kapele e maskë COVID-i! Dëshmitari: Pasi e qëlluan, u siguruan që kishte vdekur! Pista kryesore hakmarrja
Një konflikt banal për gërvishtje makine ka çuar në hasmëri dy familjeve në Gjoçaj të Peqinit. Sot është vrarë babai i dy fëmijëve Albi Bashaliu. Autorët dogjën makinën e tyre dhe u larguan me mjetin e viktimës, i morën çelësat nga xhepat para se të iknin. 6 muaj më parë vëllai i tij ka vrarë bashkëfshatarin Ylber Xhahysa. Pista kryesore e hetimeve është ajo e vrasjes për hakmarrje.
27 Dhjetor 2021, 09:35 -
2021, viti i tërmetit politik në PD
Kush janë 10 ngjarjet politike që shënjuan vitin që po lëmë pas. Nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në të cilat PS fitoi një madat të tretë qeverisës dhe humbjen e rëndë të PD, te shpallja non grata e Sali Berishës që si efekti domino solli disa ngjarje të tjera si lëzizja e tij “Foltore”.
27 Dhjetor 2021, 09:28 -
Ylli Pata: E vërteta e fabulës së marrëveshjes Basha-Rama
E vetmja fabulë që Sali Berisha po përsërit që prej shtatorit, së bashku me mbështetësit e tij, për të goditur Lulzim Bashës, është narracioni për të ashtuquajturin deal të tij me Edi Ramën, duke u përpjekur t’i paraqesë si “çift politik”.
27 Dhjetor 2021, 09:28 -
-
Sulmi në Kapitol, rënia e Kabulit e kriza e refugjatëve, ngjarjet botërore që shënuan vitin 2021 përmes fotove
Viti 2021 u shënua me një sërë ngjarjesh të rëndësishme. Nga mbështetësit e Trump që sulmuan Kapitolin e SHBA-së, rënia e Kabulit te Talibanët deri te kriza e refugjatëve në kufirin Bjellorusi-Poloni, Alzaeejra ka publikuar një përmbledhje e fotografive më të mira të këtij viti.
27 Dhjetor 2021, 09:17 -
Konsumi i popullatës rritet 3.3% në korrik-shtator, nxitësi kryesor produktet farmaceutike
Sipas të dhënave të INSTAT konsumi final i popullatës në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 3.33 % në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020, ku konsumi kishte pësuar rënie me -3.3% si pasojë e ndikimeve negative të pandemisë Covid-19.
27 Dhjetor 2021, 07:28 -
-
-
167 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 5,129 raste aktive me COVID
Në të gjithë vendin janë 5,129 raste aktive me COVID ndërsa gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 253 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
26 Dhjetor 2021, 17:20 -
Në 9 muaj 90 mln € më pak investime të huaja se në 2019! Holanda, Italia e Turqia sjellin më shumë para në Shqipëri
Investimet e huaja vijojnë të jenë nën presionin e pandemisë COVID-19. Banka e Shqipërisë raporton se deri në muajin shtator u investuan 711 milionë euro, ose rreth 90 milionë euro më pak se në 2019. Sipas të dhënave fokusi ka qenë industria nxjerrëse, ndërsa ka rënë interesi për energjinë elektrike
26 Dhjetor 2021, 15:18 -
Pasuritë përrallore të deputetëve, Adriatik Doçi: Përgjigje për Dash Shehin dhe torollakun Edi Paloka
Dash Shehi është ndër politikanët e rrallë, për të cilin kam një respekt të veçantë. I thjeshtë, babaxhan, i ditur dhe i pa akuzuar kurrë për ndonjë abuzim. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi kur raporton dhe informon publikun
26 Dhjetor 2021, 14:59 -
EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron foton e izraelitit që mashtronte të huajt nga Tirana përmes FOREX! Do të hetohet edhe për pastrim parash! Zbardhet dëshmia e punonjëses
Report Tv ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foton e izraelitit Rafael Genish, i cili organizoi një veprimtari kriminale në fushën e “Call Center” në Shqipëri, përmes kompanisë “RG Capital”. Ndërkohë Report Tv ka zbardhur edhe dëshminë e një prej punonjësve e cila ka treguar se kush mashtronte fitonte më shumë.
26 Dhjetor 2021, 10:42 -
Raporti i EUROSTAT/ Rriten me 21% kërkesat për azil krahasuar me një vit më parë, azilkërkuesit i drejtohen Gjermanisë e Francës, afganët e sirianët të parët në botë nga kërkesat
Lirimi i masave kufizuese ka sjellë një rritje të vrullshme të kërkesave për azil në vendet e bashkimit europain, në krahasim me një vit më parë. Shtetasit nga Siria, Afganistani e Iraku janë të parë në botë për nga shifrat e kërkesave për azil. Më së shumti ata i drejtohen Gjermanisë dhe Francës.
26 Dhjetor 2021, 10:20
