-
-
S'patën mundësi të ndjekin mësimin online, rreth 4500 nxënës të ciklit fillor rikthehen në bankat e shkollës! 600 klasa e 2600 mësues në dispozicion
31 gushti shënon edhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo hapësirë kohore, pra nga 31 gushti deri në 11 shtator do të shërbejë për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor). Report Tv mëson se bëhet fjalë për rreth 4500 fëmijë, që janë kryesisht nga komuniteti rom, egjiptjanë dhe ato të shtresave në nevojë që nuk kanë pasur akses për të ndjekur mësimin online.
31 Gusht 2020, 09:45 -
-
-
-
Rama publikon fotot si do duket kopshti në Vorë: Do rilindë në 26 nëntor për 200 fëmijë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet për kopshtin “Muçaj” në Vorë. Kreu i qeverisë premton se 200 fëmijë do të futen në ambientet e reja të këtij kopshti me standarde europiane, në 26 nëntor.
29 Gusht 2020, 21:18 -
Nga Berisha, Noka tek Mziu, lista e emrave të PD që i shpëton deklarimit të pasurisë dhe verifikimit për të kandiduar për deputetë
Një udhëzim i firmosur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi vendos dy standarde në PD, duke përjashtuar nga plotësimi i formularit të figurës dhe integritetit kupolën e partisë, favorizohen edhe Salianji, Balliu, Duma, Vokshi, Bumçi, Pollo dhe Bylykbashi
29 Gusht 2020, 14:34 -
-
-
-
Nëse ëngjëjt do të ekzistonin, do të vishnin bluza të bardha dhe do të ishin mjekë në profesion
…sepse mund të vijë një ditë që do të ketë mure, por jo spitale; një ditë kur mund të kenë aparatura, por jo specialistë për t’i përdorur; e njëjta ditë kur mund të ketë shiringa, por jo infermierë për të bërë injeksionet. …sepse mund të vijë një ditë që Shqipëria të bëhet më e madhe jo duke u bashkuar, por duke u ndarë nga shqiptarët që ikin prej saj. Dy alarme serioze, të përsëritura vit mbas viti, këtë gusht të ngushtuar nga pandemia, patën shumë më tepër vemendje mediatike se më parë.
28 Gusht 2020, 18:00 -
-
Ish-ambasadori i SHBA: Vajza më pyet kur do kthehemi në Shqipëri? Luftoni për atë që besoni
Në mesazhin e tij, ai zbulon se vajza e tij, para pak kohësh 'erdhi te unë dhe më tha ‘babi kur do kthehemi ne Shqipëri?’ dhe unë i thash ‘Çfarë mban mend nga Shqipëria?’, dhe ajo u përgjigj ‘unë mbaj mend gjithçka’
27 Gusht 2020, 18:06 -
-
-
-
-
'Në klasë deri në orën 19:45'/ Report Tv siguron draftin për vitin e ri shkollor! Hiqen testimet në disa lëndë, s'ka nota për mësimin online
3 janë skenarët e përgatitur nga Ministria e Arsimit për nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021, për mësim në kohë pandemie. Report Tv ka siguruar draftin e plotë të Ministrisë, në të cilën janë përcaktuar qartë se si do zhvillohet mësimi dhe detyrat të të gjithë aktorëve kryesorë në këtë proces që nga drejtoria e shkollës deri tek sanitarja, por edhe te prindëri si një nga hallkat më kryesore.
26 Gusht 2020, 09:59 -
Basha i përgjigjet Ramës: Vepra dhe jo fjalë për mjekët dhe infermierët, do u rrisim pagat deri në 1200 euro
Premtim elektoral e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të rrisë pagat për mjekët dhe infermierët, teksa e cilëson si mosmirënjohës për punën e bërë nga bluzat e bardha, veçanërisht gjatë kohës së pandemisë.
26 Gusht 2020, 09:44 -
Përçarja/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit
Katër parti të krijuara për shkak të përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike do marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ri, dy parti të reja u deklaruan brenda një muaji
25 Gusht 2020, 16:37 -
Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinën anti-COVID, do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët (VIDEO)
Shpejti do të ketë një rritje pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët. Kreu i qeverisë tha se rritja do të futet në fuqi nga viti i ardhshëm dhe do të jetë e konsiderueshme. Edi Rama u shpreh sot se qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-COVID kur të dalë. Ai theksoi se Shqipëria gjendet një pozicion të qëndrueshëm dhe me një numër të ulët në raport me vendet e tjera sa i përket shifrave të të infektuarve dhe fataliteteve nga COVID-i. Vaksina për gripin e stinës do të jetë falas.
25 Gusht 2020, 13:18
