-
FOTO/ NATO shton trupat në Kosovë, zbarkon Batalioni Italian nga Forca Rezervë Operacionale
Paralajmërimet e shumta të ndërkombëtarëve, për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, janë konkretizuar ditën e sotme, me zbarkimin e batalionit italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s.
5 Dhjetor 2023, 21:41 -
Tiranë/ Fëmija 9 muajsh rrezikon jetën, farmacistja i jep hollues gjaku në vend të antibiotikut! Infermierja ia injekton
Problemi ka nisur nga farmacistja e cila në vend të antibiotikut të përshkruar në recetë nga mjeku pediatër ka dhënë hollues gjaku për të rritur, duke u pasuar me injektimin e holluesit nga infermierja e Qendrës Shëndetësore Laprakë
5 Dhjetor 2023, 21:36 -
Fjalimi i Argita Malltezi në Kuvendin e Berishës, Klosi: Doli aty, se i shoqi është brenda! Tregon se ka përgjegjësi penale! Me flakadanë s’mund t’i imponohesh Europës
Ish-kreu i SHISH komenton fjalimin e Argita Malltezit në Kuvendin kombëtar të thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Në studion e emisionit ‘Frontline Interview’, në Report Tv, Fatos Klosi tha se Argita Malltezi doli në podium në emër të të shoqit pasi ai nuk flet dot se është brenda.
5 Dhjetor 2023, 20:55 -
-
U arrestua tre ditë më parë, Gjyqtarja Armela Hasantari lë të lirë dhunuesin e gazetarit Gjergj Zefi
Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, ditën e sotme, me një vendim të dyshimtë, ka liruar nga burgu Renato Bodurrin, i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në sulmin kriminal ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.
5 Dhjetor 2023, 19:25 -
-
Qeveria italiane miraton marrëveshjen për emigrantët! Në Shqipëri ata që shpëtohen në ujrat jashtë BE! Tajani: Kostot vjetore, më pak se 200 mln euro
Këshilli i Ministrave të Italisë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët. Ministri i Jashtëm Tajani tha se vendosja e dy qendrave në Shqipëri të cilat do të jenë nën juridiksionin Italian, do ti kushtojë qeverisë së Romës rreth 200 milionë euro. Për të hyrë në fuqi drafti duhet të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve.
5 Dhjetor 2023, 18:53 -
Manja: Trefishim i asistencës ekonomike për viktimat e dhunës në familje! Drejt finalizimit regjistri për të dënuarit për krime seksuale
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë në konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft”, që u mbajt sot në Prishtinë. Ai u shpreh është trefishuar asistenca ekonomike për viktimat e dhunës në familje nga janari 2022.
5 Dhjetor 2023, 17:44 -
-
Pas 7 vitesh në fuqi/ Banka e Shqipërisë e Ministria e Financave do të ndryshojnë paketën e deeuroizimit! Masa shtesë për uljen e përdorimit të euros
Paketa e de-euroizimit e ndërmarrë në vitin 2017 nga Banka e Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, do të rishikohet për shkak të luhatjeve të monedhës evropiane në kursin e këmbimit. Ajo nuk ka pasur efekt pasi pas 5 vitesh në fuqi, shumica e transaksioneve në vend bëhet në euro, duke shtuar më shumë valutën në treg. Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro do të kishte efekt pozitiv edhe tek kursi i këmbimit.
5 Dhjetor 2023, 16:45 -
'Më kërcënuan me armë! Nëse do tërhiqte kallëzimin vëllai i siguronin azil politik në Greqi' Dëshmitë që u lexua në gjyqin e Fredi Belerit
Dy dëshmitë e vëllait të Arsen Ramës, i cili denoncoi Fredi Belerin për shitblerjen e votave në Himarë dhe u bë bashkëpunëtor i prokurorisë, u dëgjuan sot në seancë gjyqësore. Dëshmitë e Abdyl Rama ishin dhënë në prokurorinë e Vlorës dhe atë Speciale në Tiranë.
5 Dhjetor 2023, 16:10 -
-
-
Lufta ndaj emigrantëve, Sekretari i Brendshëm britanik mbërrin në Ruanda, do nënshkruajë traktatin e ri të azilit
Sekretari britanik i punëve të brendshme, James Cleverly, mbërriti këtë të martë në Ruandë për të nënshkruar një marrëveshje të re për dërgimin e azilkërkuesve në vendin afrikan, pasi gjykata e lartë e Mbretërisë së Bashkuar e shpalli të paligjshme skemën e mëparshme të dëbimit
5 Dhjetor 2023, 14:35 -
-
Normat e larta të interesit, rrisin kostot e borxhit publik!Për çdo banor detyrimi për frymë shtohet me 6 mijë lekë
Rritja e normave të interesit, pritet të çojë në rritjen e borxhit publik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shpenzimet për interesat e borxhit në 10 muaj të këtij viti u rritën me 17% krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet për interesat e borxhit pritet të rriten me 10 miliardë lekë, dhe të arrijnë në 66.1 miliardë lekë.
5 Dhjetor 2023, 13:35 -
Pa viza nga 1 Janari/ Këshilli i BE thirrje Kosovës: Më shumë punë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen.
5 Dhjetor 2023, 13:06 -
-
Napoli dominon mbrëmjen gala, Osimhen lojtari i sezonit në Seria A! Çmime për trajnerin por edhe për arbitrin më të mirë
Napoli ka dominuar në mbrëmjen gala me çmime në përzgjedhjen e më të mirëve të sezonit në Itali. Viktor Osimhen u shpall lojtari i sezonit, ndërsa nga 5 nga 11 futbollistët e formacionit ishin nga skuadra e kaltër.
5 Dhjetor 2023, 11:05 -
Bleu vota për kandidatin e dyshes Berisha-Meta, SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin: Ofroi para që të votonin Fisnik Qosjen në Kavajë
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Klodian Kapidanin, i cili akuzohet se ka blerë vota për kandidatin e dyshes Meta-Berisha, Finsik Qosja në zgjedhjet e 14 majit.
5 Dhjetor 2023, 10:53 -
Lufta në Gaza rrit mundësinë e sulmeve terroriste në Europë
Duke parë veprimet e fundit të Hamasit apo Izraelit, efektet e valëzuara të konfliktit mund të ndihen shumë përtej rajonit. Izraeli ka çdo të drejtë të mbrojë qytetarët e tij, por është e diskutueshme nëse Izraeli ka edhe të drejtën e vetëmbrojtjes, sepse kjo e drejtë vlen vetëm për shtetet dhe Gaza është e pushtuar nga Izraeli.
5 Dhjetor 2023, 10:42
