-
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, me mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Ndezim qirinj për mbarësi për familjen! Baba Mondi: U lutëm për paqe dhe dashuri
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë. Ndërsa, Baba Mondi ka uruar të gjithë besmtarët që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.
21 Gusht 2021, 09:06 -
Vlorë/ Ekzekutohet me plumb në kokë në makinë i riu nga Elbasani, u nxor në pritë nga persona të njohur! Babai: Doli për kafe! S'kishte konflikte, do ikte në Gjermani te i vëllai
25 vjeçari i identifikuar si Xhulian Bullari është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjaçari ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar. I riu është ekzekutuar në një zonë të thellë, ku nuk ka banesa afër, gjë që shton dyshimet se ai mund të jetë nxjerrë në pritë
21 Gusht 2021, 08:08 -
Strehimi i afganëve në Shqipëri, ish-Myftiu Gurra: Është njerëzore, nga pikëpamja e radikalizimit s'përbëjnë rrezik! Nga ana e besimit janë si ne në Ballkan
Ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka hedhur poshtë zerat nëpër hapësira të ndryshme virtuale se ardhja e afganëve mund të jetë rrezik për Shqipërinë. Sipas Gurrës nga pikëpamja fetare ky popull nuk afron asnjë rrezik dhe se shkolla e tyre fetare brenda islamit, është e njëjta më shkollën në rajonin e Ballkanit
20 Gusht 2021, 14:01 -
Rritja e rasteve me COVID/ Epidemiologu Alimehmeti: Më shumë të infektuar, por më pak të shtruar në spital! Varianti Delta, dominant, po i ngjan gripit sezonal
Në një intervistë për Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta i COVID, është bërë varianti dominant në vendin tonë. Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të infeksioni, shtrimet në spital janë në nivele të ulëta që, sipas epidemiologut, tregon se rastet e rënda të sëmundjes janë të pakta. Ai u shpreh se Delta ka filluar t'i ngjajë gripit sezonal, ku sëmundja zgjat shumë pak.
20 Gusht 2021, 13:50 -
-
Shtyhet data e fillimit të vitit të ri shkollor, Kushi: Nxënësit kthehen në klasa më 27 shtator, nga 1 shtatori mësim plotësues me dëshirë
Viti i ri shkollor është shtyrë, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, do të fillojë në 27 shtator. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e cila tha se ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021
20 Gusht 2021, 10:26 -
-
Maja e Rrunës nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ndërhyhet nga ajri! Vijon të digjet edhe mali Munel në Lezhë, s'ka ndërhyrje nga 'Mbrojtja'
Maja e Rrunës në Kukës vijon të jetë nën 'pushtetin' e flakëve prej 16 ditësh, ku po digjen sipërfaqe të tëra me pemë e kullota. Vijon të jetë aktive edhe vatra në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut. Fatmirësisht janë neutralizuar flakët në Përroin e Vishës në Himarë, ndërsa po punohet për shuarjen totale të zjarrit.
20 Gusht 2021, 09:03 -
Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive
Prej më shumë se 48 orë bllokimi, në aeroportin e Kabulit do të rinisin sërish fluturimet për evakuimet e shtetasve të huaj por dhe refugjatëve afganë që kanë qenë bashkëpunëtorë të SHBA dhe NATO-s dhe që tashmë janë në shënjestër të talebanëve që kontrollojnë të gjithë Afganistanin. Ndonëse talebanët folën për paqe dhe premtuan se do t'i falnin të gjithë ata që kishin luftuar kundër tyre, një dokument i OKB tregon se militantët kanë shkuar derë më derë për të gjetur personat që kanë punuar për NATO-n apo qeverinë e mëparshme afgane dhe kanë kërcënuar anëtarët e familjes së tyre.
20 Gusht 2021, 07:37 -
-
Vlorë/ Defekt në kabinën elektrike, zjarr në Radhimë! Largohen flakët nga shtëpitë e bizneset, aktive vatra në kodër! U rrezikua edhe karburanti
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu sot pasdite Radhimën në Vlorë është vënë nën kontroll. Pranë vatrës së zjarrit ka pasur edhe banesa e biznese, por aktualisht është shmangur rreziku prej tyre
19 Gusht 2021, 17:12 -
Rama për BBC: Ne ishim afganë dekada më parë, trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm! Fajësimi i SHBA po përdoret për t’iu kthyer kurrizin
Në një intervistë për “The World Tonight’’ të BBC kryeministri Edi Rama ka folur për arsyet se përse ka vendosur që të pranojë strehimin e afganëve ne Shqipëri. Për kryeministrin është e paarsyeshme që fajësimi i SHBA për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani të përdoret për t’i kthyer kurrizin refugjatëve që kërkojnë ndihmë.
19 Gusht 2021, 15:18 -
Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj: Në këto kohë të vështira, të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe
Besimtarë bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Për këtë ditë nuk kanë munguar urimet edhe nga politikanët për më shumë paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.
19 Gusht 2021, 11:45 -
Pritje në të nxehtë përvëlues, radhë të gjata në Kapshticë, shkak pala greke! Qytetarët për Report Tv: 25 vite bëjmë këtë rrugë, çdo herë i njëjti muhabet
Teksa ende jemi gjatë sezonit veror turistik dhe temperaturat janë të larta, orët e para të paradites janë formuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës, me emigrantë shqiptarë pas pushimeve në Shqipëri.
19 Gusht 2021, 11:09 -
Shëngjin/ Lule në vendin ku furgoni shtypi 6-vjeçarin! Pushuesit: Makinat ecin me shpejtësi, mungon sinjalistikë! Prek nëna: O Zot më merr dhe mua
Qytetarët që po pushojnë në Shëngjin e kanë të vështirë të harrojnë atë se çfarë ndodhi një ditë më parë. Në vendin ku i mituri u përplas për vdekje nga një furgon në rrugën e plazhit, vendin e gjakut e kanë zënë lulet e lekë. Report Tv ishte sot në këtë zonë bregdetare ku vetë pushuesit shprehen se drejtuesit e automjeteve lëvizin me shpejtësi dhe se në këtë rrugë të frekuentuar nga pushuesit mungon sinjalistika.
19 Gusht 2021, 11:00 -
Osmani për BBC: Edhe vetë kam qenë refugjate! Brenda dy-tri ditëve bëhet publike data e mbërritjes së afganëve! Mes kaosit, Kosova evakuon 4 shtetas të saj
“Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, e pyetur në lidhje me situatën e popullit afgan pasi ky i fundit ra nën pushtetin e talebanëve.
19 Gusht 2021, 10:23 -
VIDEOLAJM/ Pamje drithëruese, nënat e dëshpëruara hedhin fëmijët përtej murit me tela me gjemba të aeroportit të Kabulit për t’i nxjerrë jashtë vendit
Dëshpërimi për t'u siguruar një jetë më të mirë fëmijëve, ka bërë që disa nëna afgane të hedhin të vegjlit e tyre përtej murit rrethues të Aeroportit të Kabulit. Një përpjekje e dëshpëruar për tu krijuar atyre një mundësi të re jete, një mundësi për të ëndërruar.
19 Gusht 2021, 10:19 -
Atentat pranë banesës 24-vjeçarit në Berat, ndiqet nga pas dhe qëllohet me 6 plumba! Plagoset i riu që sapo ishte kthyer nga Londra! Në kërkim dy autorët
Një atentat me armë është regjistruar pak minuta para mesnatës së djeshme në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur "Kinoklubi". 24-vjeçari Fetiu ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë. Për plagosjen e të riut janë shpallur në kërkim dy 30-vjeçar, Arnold Azizolli, dhe Amarildo Dule, të dy banues në Berat.
19 Gusht 2021, 07:15 -
Krim në familje në Shkodër, 79-vjeçari vret gruan dhe më pas veten, trupat e pajetë u zbuluan 3 ditë pas krimit
Një krim në familje është zbuluar sot në Shkodër, ndërsa ngjarja mendohet se ka ndodhur tre ditë më parë. Autori është 79-vjeçari Fadil Bandulla i cili ka vrarë me automatik gruan 83-vjecaren Sanije Bandulla e më pas ka vrarë dhe veten.
18 Gusht 2021, 15:29 -
Strehimi i afganëve/ Nënkryetarja e Bashkisë për Report Tv: Kemi kapacitet prej 1200 shtretërish, ndarja në dhoma sipas familjeve! Kur të nisë shkolla do dërgohen në Durrës
Gjithçka është gati! Qytet Studenti do të hap sot dyert për qytetarët afganë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë, për të gjetur një strehë të ngrohtë, larg luftës dhe rrezikut për jetën. Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi ka dhënë detaje lidhur me strehimin e afganëve në koniktet e "Qytet Studentit".
18 Gusht 2021, 14:08 -
Durrës/ Si dështoi superatentati me 50 kg tritol në fabrikën e çimentos në pronësi të gjermanëve 2 ditë më parë! S'u ndez kapsolla elektrike, shmanget tragjedia (VIDEO)
Një tragjedi mund të ishte shkaktuar në Shkozet para dy ditësh, nëse superatentati i përgatitur ndaj frimës Eurotech Cement në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës do të ishte realizuar me sukses
18 Gusht 2021, 10:21
