-
Fluks në Urgjencën Pediatrike në Lezhë, 50-60 fëmijë çdo ditë kërkojnë shërbim! Mjeku: Shkak virozat nga temperaturat e larta dhe fluksi i popullsisë gjatë verës
50 deri në 60 fëmijë paraqiten përgjatë 24 orëve në urgjencën pediatrike në Lezhë me viroza. Mjeku pediatër Bardhok Gjoka tha se ky fluks vizitash si pasojë e virozave vjen jo vetëm prej temperaturave të larta, por edhe fluksit të lartë të popullsisë si pasojë e sezonit veror
24 Gusht 2021, 12:07 -
Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim
Pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje u ekzekutua teksa pinte kafe në lokalin e tij mbrëmjen e së hënës, ndërsa 5 persona të tjerë, kunati dhe klientë të zakonshëm, mbetën të plagosur. Deri më tani me mbi 20 persona të shoqëruar policia nuk ka ende një autor të dyshuar, por dyshon se vrasësi është me pagesë. Bledar Muça, 34 vjeç ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit të “Hakmarrjes për drejtësi” dhe pikërisht konfliktet nga kjo lidhje familjare, dyshohet të jenë shkak për atentatin. Pistë hetimi lidhja me bandën famëkeqe.
24 Gusht 2021, 08:44 -
Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport: S'ka shtyrje për evakuimet! Biden 'dorëzohet': SHBA tërheq trupat në 31 gusht! Shefi i CIA-s takohet me liderin e grupit radikal
Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës.
24 Gusht 2021, 08:28 -
Atentat në Lushnje, ekzekutohet duke pirë kafe pronari i lokalit, plagosen 5 të tjerë! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi mbi 20 herë me breshëri kallashnikovi
Një atentat në mes të qytetit ka tronditur mbrëmjen e sotme Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 34 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”. Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra.
23 Gusht 2021, 22:28 -
Berat/U përplas dje nga 'Benzi' me shpejtësi skëterre, ndërron jetë te Trauma një nga të plagosurit
34-vjeçari Leonard Rrapi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për mjekim, pasi u përplas një ditë më parë nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi skëterre në Berat.
23 Gusht 2021, 22:22 -
Mjeku Cenko për Report Tv: Të rikthehet urgjent mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura dhe të hapura! Rritja e rasteve të reja nga varianti Delta i COVID
Mjeku epidemiolog Fabian Cenko thotë se vaksinimi është një instrument mbrojtës ndaj COVID, por ne duhet që t’i rikthehemi sërish disa masave bazë për parandalimin e përhapjes së COVID, siç janë distancimi social dhe vendosja e maskave në ambientet e mbyllura dhe publike
23 Gusht 2021, 12:45 -
Qyteti i Shijakut prej 5 ditësh i mbuluar nga plehrat! Bashkia nuk pastron mbetjet, i kërkon kohë landfillit dhe s’firmos marrëveshjen
Prej 5 ditësh qyteti i Shijakut ofron një pamje aspak të këndshme dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Mbetjet urbane kanë pushtuar qytetin, pasi prej ditësh bashkia nuk i ka pastruar. Nga një vëzhgim i Report Tv këtë të hënë koshat janë të mbuluar nga mbeturinat.
23 Gusht 2021, 11:18 -
Tymnaja në portale s’ndal koncertin e Bregoviç në Korçë, hidhet gaz lotsjellës, por artisti serb vijon këngën! Arrestohet autori, qytetarët: Masa të ekzagjeruara, shumë shtrenjtë bileta 1000 lekë
Megjithë tymnajën në rrjetet sociale kundër këngëtarit boshnjak, koncerti i Goran Bregoviç në Shqipëri u mbajt. Performanca e tij në Festën e Birrësnë Korçë nuk kaloi pa incidente pasi një i ri hodhi gaz lotsjellës pranë artdashësve, megjithatë lokalizimi në kohë nga policia nuk ndërpreu shfaqjen. Për ngjarjan u arrestua një 21-vjeçar me precedentë penalë nga Tirana, ndërsa Vetëvendosje u distancua nga incidenti.
23 Gusht 2021, 07:18 -
Me shpejtësi ‘skëterrë’ shoferi humb kontrollin dhe ‘Benzi’ përfundon në dyqan, drejt spitalit 5 të lënduar, njëri prej tyre drejt Tiranës, në gjendje të rëndë edhe shoferi
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në qendër të Beratit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona njeri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
22 Gusht 2021, 19:40 -
-
Shoferit i bie infarkt, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy persona në Marinëz të Fierit! Viktimat, roje të një subjekti privat
Një aksident i rëndë me dy viktima është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Marinëz të Fierit. Viktimat janë Shkëlqim Beqaj dhe Elior Lagjaj, ndërsa dyshohet se drejtuesi i automjetit pësoi atak kardiak, gjë që shkaktoi edhe aksidentin tragjik.
22 Gusht 2021, 14:04 -
E diel tragjike, mbyten në det 3 pushues! 2 të moshuar nga Maqedonia e Veriut humbin 'betejën' me dallgët në Spille! Në Velipojë mbytet polici 59-vjeçar nga Kosova
Tre pushues u mbytën këtë të diel tragjike në bregdetin shqiptar. Dy të moshuarit nga Maqedonia e Veriut Cvetko Mitanovsi 78 vjeç dhe Mirko Miçevski 79 vjeç, ishin futur në ujë për t'u larë, por deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë dhe për pasojë të moshuarit nuk kanë mundur të dalin në breg. Me herët një tjetër pushues u mbyt në plazhin e Velipojës këtë të diel. 59 vjeçari Hysen Hysenaj nga Kosova, u fut në det për t'u larë, por nuk doli i gjallë nga uji.
22 Gusht 2021, 11:44 -
Vlorë/ U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në makinë, 25-vjeçari dyshohet se u qëllua nga pasagjeri, disa persona të shoqëruar
Disa persona janë shoqëruar për vrasjen e Xhuljan Bullarit në Vlorë dhe paraprakisht janë ngritur dyshimet e parë. Sipas një burimi të 'Report TV', 25-vjeçari ka gjasa që u qëllua për vdekje me plumba në kokë nga pasagjeri.
22 Gusht 2021, 09:33 -
Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori 7400 të tjerë (30,000 në total)
Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypu nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët
22 Gusht 2021, 09:20 -
Radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë-Kukës, pushuesit nga Kosova shmangin masat anti-Covid dhe i drejtohen bregdetit shqiptar
Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar. Arsye të tjera të këtij fluksi janë edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik
22 Gusht 2021, 08:30 -
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante! Trafik i rënduar, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut! Baba Mondi: Situata në Kabul të na bëjë të reflektojmë
Mijëra qytetarë nga e gjithë bota ditën e sotme bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.
22 Gusht 2021, 07:19 -
-
2 misione në Afganistan, ish-oficeri i forcave speciale Denis Deliu: Si u vra nga talebanët kapiten Feti Vogli, u infiltruan brenda nesh! Mbështes strehimin e afganëve, na ndihmuan
Për ish-oficerin e forcave speciale të FA, Denis Deliu, i cili ka shërbyer dy misione në Afganistan, marrja e pushtet nga talebanët pas 20 vitesh është e trishtë, pasi aty u derdh gjak dhe u hodhën shumë para që Afganistani të ishte një vend më i mirë larg grupeve terroriste. Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se pritja e afganëve në vendin tonë është gjëja e duhur për të bërë për një popull në nevojë, pasi para disa vitesh ishin shqiptarët si afganët.
21 Gusht 2021, 12:10 -
Shijaku i pushtuar nga plehrat, kutërbon era e keqe! Mbeturinat digjen në vend të paligjshëm! Bashkia gjen zgjidhje...(dhe i lë në kosha)!!!
Bashkia e Shijakut nuk i pastron mbetjet urbane të qytetit prej 3 ditësh tashmë duke sjellë një situatë mjaft shqetësuese për qytetarët dhe mbi të gjitha në dëm të shëndetit të tyre. Situata është mjaft e rëndë me erë që kutërbon jo vetëm në qytet, por edhe në një landfill të paligjshëm ku po digjen plehrat.
21 Gusht 2021, 10:27 -
1 km radhë në Kakavijë për të kaluar në Greqi, çdo shqiptari i bëhet test anti-COVID! Policia shqiptare me 4 sportele, pala tjetër vetëm me 2
Me qindra emigrantë shqiptarë që po kthehen në Greqi kanë mbetur të bllokuar për disa orë, në pritje për të kaluar kufirin në Kakavijë. Shkak për radhët e gjata bëhet testimi për Covid-19 që aplikohet nga pala greke për pjesën më të madhe të udhëtareve.
21 Gusht 2021, 10:00 -
Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht e Kombinat, SHÇBA publikon pamjet e operacionit, kontrolle me qen nëpër banesa! Efektivi i RENEA-s 'koka' e grupit
Tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre një anëtar i forcave speciale RENEA. Grupi kriminal i udhëhequr nga Real Luli shpërndante lëndë narkotike në disa zona të Tiranës. Pas kontrolleve në banesa janë sekuestruar kokainë, kanabis, vlera monetare dhe armë.
21 Gusht 2021, 09:48
