-
Vlorë/RENEA aksion blic anti-kanabis në Selenicë! 3 të arrestuar, mes tyre Ferdinand Llanaj! I shpëtoi atentatit para 4 vitesh, në 2011 i vranë të atin, i vëllai autor i masakrës së Çoles
Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, dhe Ergi Cura kanë rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pas një aksioni blic anti-kanabis të RENEA-s dhe Forcave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë. Nga operacioni u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ai i shpëtoi një atentati në vitin 2017.
27 Gusht 2021, 09:08 -
Bulqizë/ I vendoset tritol makinës së Elton Debreshit, minatorit që kandidoi si i pavarur për deputet në Dibër! Sindikata e Minatorëve i del në mbrojtje kryetarit të tyre: Duan të na mbyllin gojën
Një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Bulqizë Elton Debreshi. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa janë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Debreshi është edhe kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ai u pushua nga puna si minator, ndërsa Gjykata i dha të dy ditë më parë të drejtën për të marrë rrogën e 15 muajve.
27 Gusht 2021, 08:45 -
Mark Marku lë mandatin e deputetit, shpërthen në akuza ndaj Berishës e Bashës: E shndërruan PD në parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet
Mark Marku le mandatin e deputetit që fitoi në qarkun e Lezhës dhe shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.
27 Gusht 2021, 08:26 -
'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij! Autori i doli para makinës, e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Viktima vrau padashje kolegun në 1989
Sokol Çelaj, ish polic i dënuar për vrasjen padashje të një kolegu në vitet ‘90, sot do të nisej përsëri për në Angli ku jetonte prej vitesh, por mbrëmë fatkeqësisht u vra me breshëri kallashnikovi vetëm 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç. Ai kthehej nga një festë familjare bashkë me bashkëshorten që u shpëtoi plumbave dhe pa autorin, që policia ende s’e ka identifikuar.
27 Gusht 2021, 00:21 -
Nëndrejtori i ISHP-së, Ulqinaku: Pas pedagogëve e studentëve, po diskutohet vaksinimi i detyrueshëm për disa profesione! S'ka viktima nga COVID që kanë marrë të 2 dozat
Vaksinimi i detyueshëm, përveç studentëve dhe pedagogëve pritet të aplikohet edhe për disa profesione të tjera. Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku thotë për Report Tv, se gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike në vend, ndërsa ditët e ardhme pritet rritje e infektimeve.
26 Gusht 2021, 15:29 -
Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës
Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.
26 Gusht 2021, 14:43 -
Kulluri: Basha s'ka kurajo të largojë Berishën pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA, fundi i tij politik ngjason me atë të Enver Hoxhës! 'Grupimi për PD' s'do shndërrohet në parti
Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij! Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.
26 Gusht 2021, 14:33 -
Rama: Vaksinim i detyrueshëm për një kategori personash, përfshirë pedagogët dhe studentët! Nuk mund të thonë 'nuk dua', në të kundërtën të mos hyjnë në auditore
Për herë të parë, kryeministri Rama foli për mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët. Rama paralajmëroi, se vaksina do të jetë me detyrim edhe për këdo që ka punë kolektive dhe rrezikon të infektojë të tjerët. Vendimi mund të bëhet fakt në rast të përkeqësimit të situatës së COVID.
26 Gusht 2021, 11:16 -
-
I shiti 10 mijë euro 4 minat me telekomandë agjentit të infiltruar në Durrës! Në pranga poseduesi i tyre nga Fushë Kruja, zbardhet e shkuara e tij kriminale
Një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i shiti tek një agjent i infiltruar. Nëse minat me telekomandë Arben Elezi do të arrinte t’i shiste në duart e gabuara të njerëzve të krimit, pasoja do të ishte e tillë, e ngjashme me kaosin e krijuar në datën 15 shtator 2020, në të cilën u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit mbi Urën e ish-Nisharakut.
26 Gusht 2021, 08:27 -
Dy atentate kamikaze jashtë aeroportit në Kabul! ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist! 60 të vdekur e 140 të plagosur! Mes viktimave, 12 trupa amerikanë! SHBA: Priten të tjera shpërthime
Dy shpërthime të fuqishëm në një sulm terrorist jashtë aeroportit të Kabulut i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, duke lënë të plagosur140 të tjerë. Mes viktimave janë edhe 12 trupa amerikanë. Shteti ISlamik (ISIS) ka marrë përgjegjësitë për sulmin. Sulmi erdhi disa orë pas paralajmërimeve të SHBA, por që nuk u dëgjuan nga populli afgan, nga dëshira e madhe për t'u larguar nga duart e talebanëve, që tashmë kanë në dorë në Afganistanin.
26 Gusht 2021, 07:44 -
Rama intervistë për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Shqipëria do presë 4000 afganë! Nëse duan të rrinë përgjithmonë, ne i mirëpresim! NATO të ruajë vlerat ose rrezikon të zbehet
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të strehojë rreth 4 mijë afganë, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që ata mund të qëndrojë përgjithmonë, nëse e duan një gjë të tillë. Rama pati kritika për shtetet anëtare të NATO-së që i thanë "jo" strehimit të afganëve. Në listën e personave që pritet të vijnë në vendin tonë ka gazetarë, aktorë, artistë të fushave të ndryshme, por edhe yje filmash, tha Rama, që u rrezikohet jeta nga talebanët.
25 Gusht 2021, 19:11 -
-
Takimi i fundit për mandatin e dytë, Rama: Javën e ardhshme prezantoj qeverinë e re! Ky mandat u mbyll me nota pozitive! Turizmi dhe Arsimi, dy dikasteret me kritika
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim falënderues me ministrat, për përfundimin me sukses të mandatit të dytë qeverisës. Pavarësisht fjalëve të mira për punët e bëra përgjatë këtyre 4 viteve, Rama pati edhe kritika për turizmin dhe arsimin. Javën e ardhshme, pritet të shpallet qeveria e re.
25 Gusht 2021, 12:01 -
Rriten infektimet, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, por qytetarët të mbajnë maskat dhe të vaksinohen! 27 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza
Pavarësisht rritjes së infektimeve kryesisht nga varianti Delta Komiteti teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid në Shqipëri por apelon të respektohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura. Deri tani 27% e popullsisë është vaksinuar me 2 doza.
25 Gusht 2021, 10:51 -
E qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për borxhin e drogës, arrestohet në 'Bllok' autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Vlorë! Armën e groposi në oborrin e shtëpisë
Bledar Selmanaj dyshohet se është autori i vrasjes së 25-vjecarit Xhulian Bullari, trupi i të cilit u gjet 4 ditë më parë i vrarë në një makinë në Babicë të Vlorës. Selmanaj u vu në pranga ditën e sotme në zonën e "Bllokut" në Tiranë, ndërsa rezulton person i dënuar disa herë më parë për vjedhje. Rezulton se ai dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa ngjarja ndodhi pas një konflikti për pazare droge dhe një borxh që Bullari i kishte Selmanajt.
25 Gusht 2021, 10:08 -
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, shtyhet më 27 gusht seanca për ndryshimin e masës për Selim Çekaj! Avokati Haxhia kërkon largimin e gjyqtarit: Nuk do jap vendim të paanshëm
Avokati i Selim Çekaj, Maks Haxhia vijon të hedh akuza ndaj Gjykatës së Posaçme të Apelit se gjyqtarët e çështjes po shkelin të gjitha procedurat duke mbajtur në burg Selim Çekajn, ndërkohë që vetë prokurori i çështjes kërkon lirimin e tij. Ai ka kërkuar largimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, pasi sipas Haxhisë ai e ka personale me familjen Çekaj dhe nuk mund të jap një gjykim të drejtë. Selim Çekaj, 72-vjeç, është arrestuar pasi në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.
25 Gusht 2021, 10:03 -
Aksioni blic i RENEA-s në vend pas vrasjes së Bledar Muçës, ndalohet Astrit Seferi i kërkuar për plagosjen e 4 personave në 2017! 2 në pranga, 21 të shoqëruar me precedentë penale
Aksioni i forcave RENEA në vend pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Lushnje, ka çuar në ndalimin e Astrit Seferit, autor i një plagosje të katërfishtë të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Seferi u kap në Mamurras. RENEA zbarkoi mbrëmë në disa qytete të vendit, ku në 'objektiv' ishin personat në kërkim, që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve u arrestuan 2 persona për armë pa leje dhe drogë, ndërsa u shoqëruar 21 të tjerë me precedent të mëparshëm penal
25 Gusht 2021, 08:05 -
Ndërron jetë në moshën 80-vjeçari bateristi legjendar i ' Rolling Stones'
Charlie Watts, bateristi i Rolling Stones ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i tij Bernard Doherty, i cili tha se Ëatts vdiq në spital në Londër, i rrethuar nga familjarët e tij.
24 Gusht 2021, 19:29 -
Rama dhe Veliaj në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet, deri në fund të vitit pret 300 familjet e para
Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet
24 Gusht 2021, 14:04 -
Manastirliu: Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç! Në vjeshtë dhe dimër mund të përballemi me një tjetër valë të virusit
Muaji shtator do të jetë muaj i hapur vaksinimi kundër koronavirusit, për të gjithë personat mbi 18 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen, duke shtuar se vjeshta dhe dimri mund të na sjellin një valë tjetër të COVID. Për situatën me pandeminë, ministrja u shpreh se numri i rasteve të reja të infeksionit është rritur me 5 herë.
24 Gusht 2021, 13:51
