-
Milano, autobusi përfshihet në flakë
Rreth orës 10:30 në “Piazale Loreto” në Milano, një autobus urban pati një qark të shkurtër dhe mori flakë. Shoferi i nxori të gjithë njerezit dhe nuk pati viktima apo të lenduar si dhe e evitua edhe kontakti me makinat e tjera.
panik te qytetarët, nuk ka të lëndua
24 Korrik 2015, 15:41 -
Presidenti i FIFA-s, Sepp Balter
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është mbuluar nga kartëmonedha dollari gjatë një konference për shtyp ku po fliste për zgjedhjet e reja në organin botëror të FIFA-s. Komediani britanik, Simon Brodkin duke u hequr si një delegat i Koresë së Veriut i la Blatterit një tufë me dollarë false në tavolinë, ndërsa një tufë tjetër e hodhi mbi kokën e tij.
turpërohet në konferencën për shtyp
20 Korrik 2015, 18:41 -
Sulm terrorist i ISIS në një treg
Ka shkuar në më shumë se 120 persona të vdekur dhe 170 të plagosur bilanci i një sulmi kamikaz në një treg në Khan Beni Saad provincë rreth 30 kilometra larg Bagdatit në Irak. Sulmi është marrë përsipër nga ISIS ndërsa ky atentat është më i përgjakshmi gjatë vitit të fundit në Irak ku vijojnë konfliktet fetare. Zona ku ndodhi shpërthimi ishte mbipopulluar pasi festohej dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit kur një kamion bombë i drejtuar nga një kamikaze ka shpërthyer në afërsi të tregut.
në Irak: Mbi 120 persona të vdeku
19 Korrik 2015, 09:52 -
Cilat vende kanë armë bërthamore?
Më 16 korrik u bënë 70 vite nga testi i parë i bombës atomike. Në vitin 1930 pati zhvillime të mëdha në shkencën atomike dhe rritje të fashizmit në Evropë. Ky ishte një kombinim dinamit. Kur shkencëtaret nxorën përfundimet se, armët nukleare ishin teorikisht të mundshme, nazistë në Gjermani nisën punën për prodhimin e një arme të tillë.
Prodhimi i tyre: Pse, kur dhe kush?
17 Korrik 2015, 21:07 -
“Klubi i dueleve”, ndeshje boksi në
Disa video, ku të burgosurit shfaqen duke dueluar në boks pa ring në qelitë e burgut janë publikuar në YouTube. Pamjet janë filmuar me telefon në ambientet e burgut, Auckland në Zelandën e Re. Duelet zhvillohen tek e tek, ndërsa rreth e rrotull nuk mungojnë dhe të burgosur që bëjnë tifozllëk.
burgun e Zelandës së Re (Video)
17 Korrik 2015, 15:47 -
Protestat në Athinë, mes të
Mes 25 personave të arrestuar gjatë protestës në sheshin “Sintagma” në Athinë gjendet dhe një shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga mediet greke dhe konfirmuar nga Ministria e Jashtme. Gazeta “Kathimerini” saktëson se 14 prej të arrestuarve nuk janë grekë: 4 gjermanë, 2 francezë, 1 australian, 1 ukrainas, 1 holandez, 1 italian dhe 1 polak.
arrestuarve edhe një shqipta
16 Korrik 2015, 21:13 -
Video / Polici hyn në shtëpinë e
Ky është një nga ato rastet, ku pavarësisht situatës punonjësit të policisë i duhet të kryejë detyrën. Një grua në Arizona është arrestuar “ilegalisht” në shtëpinë e saj ndërsa ndodhej e zhveshur. Ish-oficeri i policisë, Doug Rose është nën hetim pasi incidenti i regjistrua nga një kamera.
një gruaje dhe arreston të zhveshu
16 Korrik 2015, 20:22 -
Italia arreston biznesmenin
Guardi di Finanzia në Breshia të Italisë ka sekuestruar prona me vlerë 8 milionë euro të një grupi kriminal shqiptar. Në asetet e sekuestruara bëjnë pjesë 10 kompani, 92 prona të pa luajtshme, 32 makina, një barkë dhe miliona euro. Në pranga kanë rënë dy emra të njohur për drejtësinë italiane, Gëzim dhe Saimir Sallaku. VIDEO
Sallaku, i bllokon 8 mln € pasuri
16 Korrik 2015, 18:01 -
Zv.kryeministri maqedonas dhunon
Vladimir Pesevski, zv.kryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gazetari. Incidenti ka ndodhur në qendër të Shkupit, në momentin që gazetari, Sashe Ivanoski pyeti zv.kryeministrin lidhur me dyshimet e ngritura nga opozita për korrupsion.
gazetarin, grushte si përgjigje/Video
15 Korrik 2015, 21:11 -
-
NASA bën ulje historike në Pluton
Një anije kozmike ka mbërritur për herë të parë në planetin Pluton. Ky është misioni i parë në botën e akull dhe pesë hënat e tij. NASA ka publikuar një foto nga Plutoni, por fotot e reja të “New Horizons” pritet që të publikohen të mërkurën pasdite. Misioni ka hapur që tani debat pasi nga të dhënat rezulton se diametri i planetit është 2 370 km. VIDEO
Misioni ka hapur që tani debat
14 Korrik 2015, 17:34 -
Ja çfarë tha Aleksandër Vuçiç
Edhe pse kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka pasur ndikim në konfliktin e bosnje Hercegovinës në vitin 1995, ai ka bërë deklaratë të fortë në atë vit. Duke folur në parlamentin serb, Vuçic në vitin 1995 tha se, nëse “NATO vret një serb, ushtria serbe do të vrasë 100 myslimanë”.
për boshnjakët në vitin 1995
11 Korrik 2015, 20:48 -
Inter fiton betejën me Juventusin
18-vjeçari Rey Manaj me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar i Interit. Zikaltërit kanë fituar betejën me Juventusin për afrimin e talentit shqiptar.Pas shumë kohësh shumë afër blerjes së Manaj, tashmë Juventus duket i ka shpëtuar nga duart lojtari i Cremonese, pasi Interit i mungon vetëm firma për ta bërë lojtar të saj.
për blerjen e shqiptarit Manaj
10 Korrik 2015, 22:40 -
-
Gjirokastër, bllokohen 315 kilogram
Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Gjirokastër, ka bllokuar për mungesë dokumentacioni, rreth 315 kg mjaltë, gjatë një aksioni blic të ndërmarrë në Parkun Natyror të Ujit të Ftohtë në Tepelenë. Anës aksit nacional Gjirokastër-Tepelenë në këtë park natyror, me dhjetëra shitës ambulantë, reklamojnë mjaltë që sipas inspektorëve të AKU është jashtë standardeve. VIDEO
mjaltë që nuk i plotësonte standardet
8 Korrik 2015, 21:40 -
-
Video / Katër anëtarët e familjes
Familja Çikaqi nga Komuna e Prizrenit përbëhet nga 4 anëtarë, 2 vajzat dhe prindërit e tyre. Vjollca dhe Besmirja janë lindur e rritur në kushte të vështira ekonomike. Sikur të mos mjaftonte kjo, ato janë edhe të pa afta. Asnjëri nga anëtarët e familjes nuk ka vijuar shkollën. Ata nuk dinë ta shkruajnë as emrin e tyre. Shkak për këtë thonë të jenë kushtet e vështira ekonomike të cilat ua pamundësuan as vijimin e shkollës fillore.
që nuk kanë as një ditë shkollë
7 Korrik 2015, 22:39 -
Video / E dini cila është kafsha
Shumë njerëz mund të mendojnë kafshën më të madhe, ose ndoshta atë që është më e frikshme, si peshkaqeni apo ariu. Por, nëse i referohemi statistikave globale mbi vdekjet e shkaktuara rezulton se janë insektet e vogla ato që bëjnë dëmin më të madh.
që vret më shumë në planet?
7 Korrik 2015, 21:27 -
-
E harruan prindërit vetëm në det,
Një fëmijë 10-muajsh është shpëtuar 1 km larg bregut të detit pasi prindërit e harruan. Prindërit e Melda Ilgin, e vendosën vogëloshen në një dyshek me ajër dhe vetë vazhduan të pushonin të qetë në bregdet në Çanakkale. Më pas vogëlushja mbi dyshek është larguar në drejtim të ishullit grek Lesbos.
vogëlushja shpëtohet 1km larg
4 Korrik 2015, 20:00 -
Angela Merkel para turit në Ballkan:
Në prag të nisjes së turit në Ballkan, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një intervistë ku flet për marrëdhëniet e vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre në BE. Merkel thekson se integrimi në BE është rruga e vetme që vendet e rajonit të mos kenë konflikte. Duke folur për Shqipërinë, kancelarja gjermane shprehet se, vendi ka përbërë përparime, por ka ende punë për të bërë deri në anëtarësim në BE.
Shqipëria ka ende rrugë për në BE
4 Korrik 2015, 16:41
