-
Donika Prela u konfirmua në detyrë, PD: Drejtësia, vegël që i shërben pushtetit dhe jo të vërtetës
Partia Demokratike ka reaguar fill pas konfirmimit në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Deputeti i saj, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar këtë vendim të KPK-së si konfirmuese të faktit se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.
5 Shkurt 2019, 12:22 -
Me pasaporta false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata vllahe për dokumente (Zbardhen përgjimet)
Detaje të reja lidhur me trafikun ilegal të emigrantëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë. Report Tv mëson se pjesë e rrjetit kriminal ishte edhe kreu i shoqatës së vllehëve, i cili siguronte dokumente false për të interesuarit. Grupi kishte pajisur me pasaportë false edhe anëtarin e bandës së Shijakut. Arratiset organizatori i trafikut, Dritan Gramozi, Report Tv siguron përgjimet telefonike mes personave në kërkim. Seancë maratonë, Krimet e Rënda japin masat e sigurisë për 32 të arrestuarit
5 Shkurt 2019, 11:09 -
Drejtuesja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun, KPK: S'gjetëm indicie nga denoncimi për Donika Prelën
Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela, pavarësisht gjetjeve nga hetimi i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit është konfirmuar në detyrë. Trupa gjykuese deklaroi se pas denoncimeve në media mori edhe disa ditë kohë për të bërë verifikimet, por në përfundim, sipas tyre nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar në detyrë.
5 Shkurt 2019, 09:01 -
Drejtësia e re/ 12 kandidatët për SPAK, dosjet e ‘nxehta’ dhe dritëhijet e tyre
Prokurorët e dosjeve të Remzi Hoxhës, Durrës-Kukës, Dritan Dajtit, Shullazit dhe Lazaratit, kandidatë për në Prokurorinë e Posaçme, nesër afati i fundit i aplikimeve, kandidatja e vetme grua, nesër skadon afati për aplikimet
5 Shkurt 2019, 07:10 -
-
Dosja 'Babale'/ Salianji te '5 pyetjet nga Babaramo': 'Varr bosh' i drejtësisë, po mbyllet afera e lidhjes së shtetit me mafien
I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, një prej protagonistëve të dosjes "Babalja", ku pretendohej se ishte përgjuar në një bisedë telefonike Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, atëherë ish-ministër i Brendshëm, për të trafikuar një sasi lënde narkotike kanabis drejt Italisë, thotë se prokuroria po e varros këtë dosje. Ai flet edhe për dosjen "339" të përgjimeve të grupit të Avdylajve ku përmendet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Salianji flet edhe për përgjimin e Bashës nga policia si dhe për protestën e 16 shkurtit në Tiranë dhe synimet e saj.
4 Shkurt 2019, 20:34 -
Darka e burrave, Salianji konfirmon versionin e Dakos (VIDEO)
Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar një video në rrjetet sociale nga një darkë festive, ku të pranishëm mes shumë personave janë Vangjush Dako, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela dhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
1 Shkurt 2019, 14:36 -
Lirimi i Naser Gashit, Artan Hoxha: Trafikanti e ka çarë disa herë kufirin Shqipëri-Kosovë
Artan Hoxha thotë se prej tre muajsh kanë nisur dy hetime për rastin, por ende nuk ka asnjë përgjegjës për këtë cështje, ndërsa sthon se në momentin që është firmosur procesverbali i lirimit të Gashit, inspektori nuk ka qenë fare i pranishëm.
31 Janar 2019, 16:26 -
Përgjimet e Zërit të Amerikës/ Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur një hetim në lidhje me nxjerrjen e hetimeve të djeshme nga Zëri i Amerikës, pas transmetimit të disa përgjimeve për blerje të votave në qytetet si Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër.
31 Janar 2019, 13:45 -
-
'Zëri i Amerikës': Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri
Përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, në një moment që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.
30 Janar 2019, 19:23 -
‘Shkaqe të arsyeshme’/ Vettingu shtyn për në datë 5 shkurt vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda në datë 5 shkurt. Në njoftim nuk jepet arsyet e shtyrjes, por kujtojmë që KPK-ja konstatoi probleme me pasurinë në seancën dëgjimore, ndërsa ditët e fundit opozita e ka sulmuar.
29 Janar 2019, 08:26 -
Nesër përgjigja e vettingut për Donika Prelën, PD: Del në përgjimet e Avdylajve! Krimet e Rënda rrëzojnë akuzat
Nesër Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Në seancën dëgjimore, Komisioni zbuloi disa parregullsi
28 Janar 2019, 13:43 -
'Bashkëshorti im s'ka paguar taksat pasi s'jemi në BE', PD: Prela nuk duhet të jetë më kryeprokurore
Pas deklaratave të bëra dy ditë më parë përballë ONM-së të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ka ardhur nga një reagim nga Partia Demokratike, e cila konsideron se prokurorja nuk duhet të qëndrojë më në detyrë, edhe për shkak të mbylljes së dosjeve në favor të pushtetit.
24 Janar 2019, 11:05 -
Denoncimi për punësimet partiake/ Salianji: Rama duhet të ishte nën hetim, deputetët në burg. Vasili: Të largohet sa më parë
Deputeti Ervin Salianji ka thënë sot se në një vend me prokurori normale, Rama duhet të ishte nën hetim, ndërsa deputetët në burg. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Rama duhet të largohet pasi në Shqipëri punësimet janë vetëm partiake.
14 Janar 2019, 20:27 -
Denoncimi i VOA-s për punësime partiake, Rama: Llogje telefoni, verifikoni dokumentat dhe ballafaqoni rezultatet
Një sërë reagimesh politike ka provokuar publikimi ditën e sotme, i disa përgjimeve nga Zëri i Amerikës, sipas të cilave zyrtarë të selizë rozë kanë ndërhyrë për punësime te ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko. Partia Demokratike dhe LSI akuzuan direkt kryeministrin Rama se ka ndërhyrë për të punësuar militantë dhe kriminelë. Nuk ka munguar reagimi i shefit të qeverisë, i cili fton kundërshtarët politikë të bëjnë verifikime dokumentesh.
14 Janar 2019, 19:51 -
-
-
Mbyllet Konferenca Gjyqësore, zgjidhen 6 anëtarët për në KLGJ (EMRAT)
Me votim të fshehtë, 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit votuan sot për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. 9 ishin kandidatët gjyqtarë në këtë proces, nga të cilët u zgjodhën 6 anëtarët e KLGJ-së. Lidhur me ngritjen e KLGJ-së kanë ardhur edhe reagime të shumta nga Ambasada Amerikane, OSBE dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.
12 Dhjetor 2018, 10:19 -
-
Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian: Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sjellë një shembull nga shteti italian, ku sipas tij, zv.kryeministri italian di Maio, nuk ka pranuar të shkojë në një takim elektoral, pasi kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e një mafiozi
24 Nëntor 2018, 15:50