-
Napolitano në Tiranë: Do të
Presidenti italian Giorgio Napolitano deklaron se Italia do të vazhdojë të jetë mike dhe mbështetëse e Shqipërisë. Këtë e ritheksoi edhe në seancën e posaçme të Kuvendit. “Do të vazhdojmë të bëjmë avokatin për Shqipërinë dhe gjëja e rëndësishme për një avokat është që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në BE"- tha sot Presidenti i Republikës së Italisë Napolitano i cili kthehet në Shqipëri pas 17 vitesh. VIDEO Pse vizitoi Napolitano Tiranën në 1996?Kush është Napolitano,kthimi në Tiranë pas 17vitesh
fitojmë kauzën 'Shqipëria në BE'
5 Mars 2014, 17:55 -
Kerry në Kiev: SHBA është në krah
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka konfirmuar mbështetjen e SHBA ndaj Ukrainës, si dhe bëri të ditur se SHBA do të akordonte një fond prej 1 miliardë dollarësh për të ndihmuar situatën e vështirë ekonomike të vendit. Më herët Presidenti rus Vladimir Putin, tha se Viktor Yanukovich vazhdon të jetë Presidenti legjitim i Ukrainës.VD/Putin Yanukovich është ende president legjitimBrukseli përgatit planin e ndihmës për Ukrainën Rusia përgënjeshtron: Nuk kemi dhënë ultimatum për sulmPD mbështet thirrjen për tërheqjen e forcave ruse
të Ukrainës, Rusia të dialogojë
4 Mars 2014, 18:54 -
Malësi e Madhe, zbulohet baza
Një bazë ku përgatitej dhe përpunohej tritoli është zbuluar në një banesë në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe. Policia sekuestroi pajisjen që përdorej për përpunimin e tritolit. Në banesën e Tafë Balijaj janë sekuestruar edhe 200 metra fitil, 150 detonatorë si dhe 30 granata. (Foto: Granatat e gjetura ) FOTO
e tritolit bllokohen 238 kallëpe
4 Mars 2014, 17:40 -
-
"Nuk më futën djalin në punë"
"Nuk kisha gjë personale me Vasilin por e kam goditur si përfaqësues i pushtetit pasi nuk më kanë futur djalin në punë”. Kjo ka qenë deklarata e parë që 68-vjeçari, Mustafa Gjyzeli, ka dhënë në komisariatin nr 2 ku u shoqërua disa minuta pasi sulmoi me vezë kreun e grupit të LSI-së Petrit Vasili. Ngjarja rreth orës 13:00 kur Vasili po dilte pas takimit me Presidentin Nishani. Reagon Vasili: Nuk e njoh.
Qëllon me vezë Petrit Vasilin
4 Mars 2014, 14:03 -
'Jam Jezu Krishti' I sëmuri mendor
Altin Piroli, autori i vrajses së dy vëllezërve dhe plagosjes së dy personave të tjerë ka deklaruar në polici se e kishte kryer krimin pasi "ishte Jezu Krishti". Policia: Autori me probleme të rënda psikologjike. Tentoi të qëllonte edhe mbi policinë. I plagosuri Anton Gjini, 47 vjeç, rrëfen ngjarjen për “A1 Report”. (Në foto: Viktimat ,Endri Cara (majtas) dhe Andrea Cara (djathtas)
vret 2 vëllezër e plagos 2 kalimtarë
4 Mars 2014, 13:41 -
-
Ukraina:Rusia na deklaroi luftë
Kryeministri ukrainas, Arseni Iatseniuk deklaron se jemi në prang të katastrofës: "Rusia na ka deklaruar luftë”. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaron se Rusia po dhunon principet e kartës së OKB-së dhe përbën një kërcënim paqen dhe sigurinë në Europë. Tirana: Të mos cënohen territoretPse Krimea është pika e nxehtë e tensionit Berisha: Agresioni i Putin njësoj si i Hitlerit
SHBA kërcënon Moskën e Putinit
2 Mars 2014, 18:19 -
Atentatet me eksploziv, policia
Atentatet e fundit me eksplozivë por dhe grabitjet me armë të ndodhura ditët e fundit kanë "ngritur në këmbë" Policinë e Shtetit e cila ka ushtruar kontrolle në 5 qarqet kryesore të vendit për kapjen e personave të dyshimtë. VIDEO
superoperacion në 5 qarqet kryesore
2 Mars 2014, 15:18 -
Vorë, atentati ndaj Xhabaftit
HASMERIA/ Policia thotë se janë shoqëruar mbi 20 persona, mes tyre anëtarë të fisit Ymeri, për shpërthimin e telekomanduar i cili i mori jetën biznesmenit Baki Xhabafti. Pista kryesore e hetimit është konflikti i hershëm mes familjes Xhabafti dhe Ymeri në Selitë, i cili nga 1995 ka shkaktuar 10 të vrarë. (Në foto: Skeleti i makinës së shpërthyer dje pasdite në Vorë, ku mbeti i vrarë Baki Xhabafti (ne te majte)Tahiri mbledhje urgjente me drejtuesit e policise Me 27 shkurt ekzekutimi për hasmëri i Baki XhabaftitRreth 30 shpërthime me eksploziv nga shtatori 2011
në polici pjesëtarë të fisit Ymeri
28 Shkurt 2014, 09:30 -
"Heshtja e dyfishtë", libri i
Që sot, në gjithë libraritë shqiptare e pikëshitjet e gazetave, gjendet libri i gazetarit të mirënjohur italian Carlo Bollino "Heshtja e dyfishtë"."Tani që të gjithë jemi më të qetë, ju tregoj të vërtetën për armët kimike në Shqipëri", kështu e prezanton për publikun gazetari Bollino librin e tij që del sot në treg pas një investigimi të mirëfilltë gazetaresk.
gazetarit Bollino nga sot në treg
27 Shkurt 2014, 09:37 -
Atentat me C4 biznesmenit
Një shpërthim i telekomanduar i cili dyshohet se kishte si shënjestër biznesmenin e ndërtimit Armand Çeka ndodhi paraditen e sotme në kompleksin “Grifon” në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe Artur Sharra dhe Julian Çela. (Ne foto: Lokali ku ndodhi shpërthimi dhe të plagosurit Armand Çeka (majtas) dhe Julian Çela (djathtas) ) FOTONe shtator iu vu tritol makines se Armand Çekës
Armand Çeka, 3 të plagosu
26 Shkurt 2014, 13:17 -
-
Blero dhe Teuta fund martesës?
Blero dhe bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi mësohet ti kenë dhënë fund martesës së tyre. Këtë e lajm e kanë bërë të ditur mediat kosovare sipas të cilave të dy kanë paraqitur pranë Gjykatës me kërkesën për t’u shkurorëzuar. Megjithatë mediat kosovare e kanë
23 Shkurt 2014, 14:53 -
Ukrainë, parlamenti shkarkon
Parlamenti i Ukrainës ka votuar rreth orës 16:15 "impeachment", vënien nën hetim e gjykim, ndaj Presidentit Viktor Janukoviç, si dhe shkarkimin e tij. Ndërkaq është vendosur mbajtja e zgjedhjeve presidenciale të parakohshme në 25 maj. Liderja e opozitës, Julia Timoshenko pasi u lirua nga burgu, ka mbajtur një fjalim para protesuesve në sheshin "Pavarësia" në Kiev. (Në foto: Julia Timoshenko duke iu drejtuar popullit ukrainas përpara sheshit "Pavarësia" në Kiev)VD/Timoshenko flet përpara popullit nga sheshi 'Pavarësia'
Yanukoviç, Timoshenko e lirë
22 Shkurt 2014, 18:36 -
Masakra e Shkozetit, dëshmia
Pas arrestimit në një shtëpi në fshatin Poloskë të Devollit, autori i vrasjes së dyfishtë në Durrës, dy ditë më parë, ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Para grupit hetimor, Odise Verbofshi, pranoi autorësinë e krimit, duke u shprehur se do të rrëfejë ngjarjen në prani të avokatit. Autori i vrasjes së dy të rinjve është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria, 72 orë pasi kishte kryer masakrën. (Foto: Dy viktimat, Shaban Babasi (majtas), Albert Kasalla (djathtas) dhe në mes autori Odise Verbofshi)VIDEO/Momentet e shoqërimit të autorit Odise VerbofshiFOTO/Banesa në Poloskë, Devoll ku u arrestua Odise VerbofshiFOTO/Shoqërimi në komisariat i autorit Odise Verbofshi
e Verbofshit: Jam pendua
22 Shkurt 2014, 17:39 -
Rama: Prokurorë të huaj për
Kryeministri deklaron se mazhoranca ka qeverisjen e vendit por opozita 'vazhdon të drejtojë sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë nga i cili ka marrë garancinë se nuk do preket' . Nga foltorja e Kuvendit Rama propozon marrjen e një prokurori të huaj për hetimin e të gjitha dosjeve përfshi këtu edhe atë të 21 janarit. Me 77 vota pro Kuvendi shkarkon Zana Xhukën nga kreu i ILDKP-së. Emërohet Shkëlqim Ganaj. Shkëlqim Ganaj, karriera 20 vjeçare e juristit 43 vjeçar VIDEO/Parlamenti rikthen debatet për diktaturën
21 janarin,dosjet e korrupsionit
20 Shkurt 2014, 16:49 -
Rama: Vetëm Furgonë me licencë
Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në debate të ashpra për sigurinë rrugore gjatë seancës së sotme parlamentare, duke shkuar deri në përdorimin e fjalorit fyes mes njëri-tjetrit. Rama: Keni kthyer Shqipërinë si periferi e Bangladeshit, doni të përfitoni politikisht. Berisha: Sot shqiptarët janë më të mashtruar se bjellorusët, janë kombi më i mashtruar në Europë. Afër përfundimit të seancës maratonë në Parlament, ka shfaqur probleme shëndetësore deputeti i PD-së Florion Mima. Fjala e ministrit Tahiri sot në Kuvend
si taksi, PD: Tërhiq vendimin
13 Shkurt 2014, 23:00 -
Dorëzohet Andon Mëhillaj: Nuk
Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës Andon Mëhillaj, i dyshuar si njëri prej ndërmjetësve të një sërë krimesh me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Avokati: U vetëdorëzua të sqaronte pozicionin e tij. Me Sinanaj njiheshin, por edhe është përndjekur nga ai. Negociatat 24 orëshe për dorëzimin e 38 vjeçarit i cili fshihej në Vlorë. (Në foto: Andon Mehillaj (djathtas), Julian Sinanaj (majtas) dhe tritoli dhe sendet që iu sekuestruan "Bandës së tritolit"). VIDEO Bare: Historia e fotografisë sime që iu gjend killerit Julian Sinanaj Banda e tritolit/ Investimi i Shqiptarja.com
kam të bëj me vrasjet e Sinanajt
13 Shkurt 2014, 12:02 -
Facebook, risjell “në jetë” djalin,
E ka surprizuar dhe gëzuar pa masë videoja me momente nga jeta e djalit të tij, i cili nuk jeton më, që Facebook-u i ka bërë dhuratë. John Berlin, i ka kërkuar Facebook nëse mund t’i realizonte një video 'Look Back', që të mund të shihte dhe njëherë djalin e tij.
me një video- dhuratë për babain
12 Shkurt 2014, 13:46 -
Ndahet nga jeta aktori i humorit
Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe cirkut të Tiranës, “Artisti i Popullit” Skënder Sallaku, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. (Në foto: Aktori Skënder Sallaku) Nishani: Ndjejmë dhimbje për ndarjen nga jeta të artistit SallakuFOTOLAJM/ Muaji i trishtë humbëm 4 ikona të artit
Artisti i Popullit Skënder Sallaku
11 Shkurt 2014, 11:25
