-
BB: Shqipëria zbret 11 vende për
Indeksi i pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria renditej e 131-ta. Në rajon, ecuria duket e ngadaltë për vendin tonë, ndërsa Maqedonia surprizon sërish.
pagimin e taksave, e 142-a në botë
21 Nëntor 2015, 15:40 -
-
Rusia lëshon raketat kundër ISIS
Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën e djeshme ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe dhe deti Kaspik. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 600 terroristë, konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.
vret 600 terroristë /VIDEOLAJM
21 Nëntor 2015, 13:27 -
-
Kejdi Mehmetaj: Më shumë buxhet
Deputetja e LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë Kejdi Mehmetaj tha gjatë një bashkëbisedimi të Lëvizjes Rinore për Integrim me të rinjtë, se arsimi duhet të zërë një vend më të madh në buxhetin e shtetit. Ajo tha se krahasuar me një vit më parë, buxheti ka shënuar ulje.
për arsimin publik, po shikojmë ulje!
21 Nëntor 2015, 12:36 -
Si u krijua shteti islamik ISIS
Plani për të krijuar shtetin islamik lindi në burgun Camp Bucca, në Irak raporton prestigjiozja The Guardian. Xhihadisti Ebu Ahmed , hyri në burg dhe më pas u bë një nga komandantët kryesorë të ISIS. Ai dhe shumë të tjerë u rrëmbyen nga ushtarët amerikanë nga qytetet dhe fshatrat e Irakut, dhe ngadalë në burg iu krijua urrejtja për praninë amerikane në Irak
nën hundën e policëve amerikanë
21 Nëntor 2015, 12:21 -
'Ujqërit' e Tiranës; Kujdes investimet
Me dhjetëra skema me leje dhe pa leje kanë nisur të grumbullojnë kursimet e shqiptarëve për t’i investuar në bursat jashtë vendit. Institucionet mbikëqyrëse të tregut, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë zënë në befasi. A janë gati qytetarët për të investuar në bursa ndërkombëtare dhe për të përballuar rrezikun? Punonjësit brenda këtyre skemave pohojnë se klientët nuk i perceptojnë humbjet dhe nuk njohin rreziqet. Ja skemat e licencuara dhe ato pa licenca….
në bursa nga skemat e palicencuara!
21 Nëntor 2015, 11:38 -
Shkupi sinjal Tiranës për terroristët
Policia shqiptare dhe maqedonase do të shkëmbejnë informacione për persona me prirje e tendenca radikale apo terroriste. Kjo u dakordësua në një takim që kreu i Policisë së Shtetit Çako mbajti me homologun Savovski. "Fluksi i emigrantëve në territorin e shtetit fqinj rrit mundësinë e kriminalitetit"
'Refugjatët sjellin edhe kriminalitet'
21 Nëntor 2015, 11:11 -
Interneti, Shqipëria firmos me
Interneti është një nga mjetet që shumë keqbërës përdorin për të manipuluar e më tej shfrytëzuar fëmijët. Pikërisht për të luftuar këtë kërcënim serioz, 50 vende të botës firmos një marrëveshje të përbashkët ku angazhohen për punë konkrete dhe të koordinuara për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi i gabuar i internetit.
49 shtete për mbrojtjen e fëmijëve
21 Nëntor 2015, 10:59 -
Fshehu 647 mijë dollarë, 4 vite burg
Fshehja e një shume prej 647 mijë dollarë në një prej bankave në Hungari, ka sjellë dënimin me 6 vite burg të djalit të ish-bosit të “Vefa Holding” Vehbi Alimuçaj. Dënimi i Artan Alimuçaj është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka shpalllur fajtor duke e dënuar fillimisht me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është reduktuar në 4 vite burg.
djalit të Vehbi Alimuçajt të "VEFA-s"
21 Nëntor 2015, 08:45 -
Taksa për 11 mijë makina luksi, PD
Rritja e taksës për rreth 11 mijë makina, të përkufizuara nga qeveria si mjete luksi, kanë shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas deputetëve të djathtë të këtij komisioni, jo çdo mjet me cilindratë mbi 3 mijë kubikë është mjet luksoz, dhe se kjo taksë mund të prekë edhe shtresa jo të pasura të pupullsisë.
kundër Canit: Preken edhe të varfrit
21 Nëntor 2015, 08:15 -
Shkëlqen Onufri XXI, sjell Marina
Artistja e njohur me origjinë serbe, Marina Abramoviç artistja japoneze Yoko Ono, të dyja të njohura për dashuritë e tyre të mëdha: Abramoviç-Ulay dhe Ono-John Lenon ishin të pranishme me punimet e tyre në ekspozitën ndërkombëtare “SiO2 –Arsyeja e Brishtësisë”, në kuadër të “Onufri XXI”.
Abramoviç dhe Yoko Ono në Tiranë
20 Nëntor 2015, 22:17 -
Greqi, 33-vjeçari martohet me një
Një proverb thotë se “dashuria nuk njeh moshë” dhe duket se këtë mendon edhe një çift grekësh të sapomartuar. Nusja 85-vjeçe, dhëndri 33, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta legalizonin publikisht pa ndroje nëpërmjet martesës.
85-vjeçare, gruaja 'bëri të vështirën'
20 Nëntor 2015, 21:08 -
Vogëlushja mbijeton pa ujë dhe
Një vajzë e vogël mundi të mbijetojë pas një jave të tërë pa ushqim apo ujë, pasi gjyshja e saj kishte vdekur ndërsa kujdesej për të. Brier Rose Ineichen, 15-muajshe, u gjet e dehidratuar në djepin e sak, pasi policia shkoi të kontrollonte mirëqenien e saj.
ushqim një javë, pasi i vdes gjyshja
20 Nëntor 2015, 20:39 -
Çelet ONUFRI XXI, 23 artistë nga
Qelqi, arsyeja e brishtësisë, sjell sot një ekspozitë të pasur të Onufrit. Për herë të parë Onufri pas shumë vitesh vjen i konceptuar bukur nga dyshja kuratoriale VestAndPage (Verena Stenke/Andrea Pagnes). FOTO
Shqipëria e bota në harmoni estetike
20 Nëntor 2015, 20:12 -
Veliaj: Ne nuk vdesim nga terroristët
Qytetarët i bashkohen aksionit vullnetar për pastrimin e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj: Nismë për ndalimin e qeseve plastike që ndotin ambientin. Veliaj: Ne nuk na ndotin armiqtë, as terroristët, ne nuk vdesim prej dhunës që shkaktojnë ekstremistët, por prej kancerit dhe helmit që i shkaktojmë vetë vetes tonë...Të gjitha mbeturinat që po mbledhim këtu dhe në çdo cep të Tiranës. VIDEO
po nga plehrat në çdo cep të Tiranës
20 Nëntor 2015, 20:03 -
-
Akuzat e PD-së për "Trimed"
Partia Demokratike akuzoi këtë të premte Ministrinë e Shëndetësisë se prej dy vitesh po shpall fituese të tenderave të ilaçeve kompaninë "Trimed". Reagon kryeministria duke sqaruar se kompania "Trimed" ka operuar në sektorin e farmaceutikës që prej vitit 2004, vit në të cilin është themeluar.
Qeveria: Në treg nga 2004-a
20 Nëntor 2015, 19:36 -
-
"Jam kamikaz i ISIS", mesazhi
Jam kamikaz, jam i ISIS – Allahu Akber”. Këto fjalë të thëna nga një 34-vjeçar kanë përhapur panik në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, aty ku Fatjon Habibi kishte hyrë furishëm duke terrorizuar fëmijët. Ka qenë roja i Shtëpisë së Fëmijës i cili ka njoftuar policinë menjëherë sapo dëgjoi fjalët kërcënuese të 34-vjeçarit. Fatjon Habibi u arrestua këtë të premte nga Policia, dyshohet i sëmurë mendor.
që vuri në panik Shtëpinë e Fëmijës
20 Nëntor 2015, 19:11 -