-
Kaos në Zyrih, sherr mes tifozëve
Një grup tifozësh shqiptarë janë konfliktuar me një tjetër serb pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila u mbyll me fitoren e Serbisë. Ngjarja ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës ku tifozët e të dyja kampeve pasi kanë ndjekur me shumë interes ndeshjen, janë përplasur fizikisht mes tyre.
shqiptarë dhe serb pas ndeshjes
9 Tetor 2015, 17:36 -
3-mujori i II: Turizmi, hynë 19,4% të huaj më shumë se vjet, rriten 10,1% më shumë udhëtimet e shqiptarëve jashtë
TIRANE, 9 Tetor/ATSH/- Në 3 mujorin e dytë 2015 numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri arriti në 973.362, me rritje 19,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ku kryesojnë vizitat për qëllime personale, ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë arritën 1.042.945, duke shënuar rritje 10,1 %. Sipas INSTAT, numri i […]
9 Tetor 2015, 16:31 -
Tapetët persianë “ekspozohen” në
Në Tiranë është hapur sot një ekspozitë e veçantë dhe e dobishme, veçanërisht për të gjithë ata që janë të dhënë pas arredimit të shtëpive. Bëhet fjalë për ekspozitën e tapeve persiane, të cilët përveçse blihen direkt mund të porositen edhe online. VIDEO FOTO
Tiranë, mund t’i blini dhe online
9 Tetor 2015, 16:30 -
Serbi, Vuçiç provokon shqiptarët:
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur ekipin kombëtar pas kthimit nga Shqipëria. Gjatë takimit me ekipin kombëtar, Vuçiç premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri që do të ketë një kosto prej 250 milionë euro.
Fitorja solli gëzim dhe në Kosovë
9 Tetor 2015, 16:28 -
Masat e sigurisë/ Krerët e Policisë
Ambadadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç dhe Shefi i Sigurisë së Federates Serbe, ish gjeneral i Policisë Serbe, Milivoj Mirkov para se të largoheshin në drejtim të Rinasit kanë falenderuar drejtuesit e policisë shqiptare, për planin e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri –Serbi, duke i vlerësuar ata si perfekte.
Serbe të befasuar, falenderojnë Çakon
9 Tetor 2015, 15:52 -
SHBA, 39 klandestinë në kamion
Oficerët e policisë së Teksasit në Amerikë kanë zbuluar 39 migrantë ilegalë të fshehur brenda një kamion frigoriferi. Migrantët e shpëtuar janë nga Guatemala, El Salvadori dhe Meksika ndërsa autoritetet pohojnë se mund të kenë qëndruar aty për rreth 5 orë.
frigorifer, shpëtohen nga policia
9 Tetor 2015, 15:47 -
-
Azili/ Shqiptarët "nuk lëshojnë"
Vetëm gjatë muajit shtator të këtij sipas të dhënave zyrtare 6880 shqiptarë kanë kërkuar azil. Agjencia Gjermane për migracion dhe azil në raportin e fundit theksonte se numri i shqiptarëve në periudhën janar-shtator 2015 ka shkuar në 45.125, nga 5257 që ishin regjistruar në të njëjtën periudhë të 2014. VIDEO
vendin e dytë, sërish pas Sirisë
PDF/ Raporti i plotë gjerman
9 Tetor 2015, 14:54 -
"E duam Shqipërinë!"...por
Festa me “flamurin më të bukur në botë” nisi një ditë para ndeshjes të shumëpritur Shqipëri-Serbi. Menjëherë pas humbjes 2-0 ndaj Serbisë disa tifozë shqiptarë nuk janë treguar qytetarë madje kanë hedhur flamurin me të cilin më parë brohorisnin me krenari.
ja si sillemi / Fotot pas ndeshjes
9 Tetor 2015, 14:20 -
-
"Burg Ballistit": Mbaj përgjegjësi
Do doja të isha para një trupi gjykues serb ku të tregoja krenarinë shqiptare". Kështu është shprehur nga kafazi i hekurt Ismail Morina, i njohur për të gjithë tifozët si “Ballisti”. Morina, i vënë në pranga tre ditë më parë në Tiranë me dy armë pa leje, tha se kërkon mirëkuptimin e gjykatës për ta lënë të lirë, por trupa gjykuese vendosi "arrest me burg". Morines iu plotesua deshira, pa nga dhoma e izolimit ndeshjen Shqiperi-Serbi. VIDEOFOTOKërcënimi, lironi Morinën ose do të sulmojmë kombëtaren serbeArrestimi, mediat serbe: Kërcënuesi i Vuçiç në burg
nuk kërkoj mëshirë, por më lironi
9 Tetor 2015, 13:40 -
Rama: Kultura sportive na
Në një konferencë të posaçme për mediat Rama ka falenderuar të gjithë sportëdashësit tifozët dhe kombëtaren shqiptare për mbarëvajttjen e ndeshjes me Serbinë. Në fjalën e tij kryeministri ka theksuar se edhe pse jo në fushë Shqipëria fitoi jashtë saj pikët e arta si popull dhe si vend. VIDEOArmenia, Rama: Në sprovën e fundit me një kushtHumbja? Berisha:Rama nuk është duarjashtë!Vuçiç: Serbia e meritoi fitoren e lojën e ndershmeAnalizë/Sindroma ballkanike e të qenitkrenar më simbolikën e humbjes
dha 3 pikë të arta me Serbinë
9 Tetor 2015, 13:06 -
-
-
-
Video/ Nga Kosova në Firenze
I kanë cilësuar si “fëmijët fantazmë” dhe bëhet fjalë për dhjetra adoleshentë kryesisht nga Kosova të cilët udhëtojnë drejt Italisë për të gjetur një jetë më të mirë. Gjithçka bëhet me bekimin e prindërve të tyre, të cilët u paguajnë trafikantëve mbi 2 mijë euro për çdo fëmijë, në mënyrë që të sistemohen në qytetet italiane. “Corriere Della Sera” ka zbardhur rrugët e trafikut për këta fëmijë, që shpesh përfundojnë edhe në rrugë. VIDEO
udhëtimi i fëmijëve “fantazmë”
9 Tetor 2015, 11:48 -
Braçe: Kompanitë e mbledhjes së
Deputeti i PS Erjon Braçe ka folur për një skemë kriminale siç e cilëson ai të 9 kompanive të kontraktuara nga CEZ për mbledhjen e borxheve që shqiptarët dhe kompanitë publike i kishin Operatorit të Shpërndarjes. Më konkretisht, sipas Braçes të paktën 2 kompani shqiptare nga 9 që u kontraktuan me paratë e mbledhura nga shqiptarët kanë shlyer borxhet që pronarët e këtyre kompanive i kishin prej muajsh CEZ-it nga biznese të tjera që ata drejtojnë.
borxhit me fatura CEZ-i të pashlyera!
9 Tetor 2015, 10:31 -
Policia e shtetit krijon pajisje
Policia e Shtetit tashmë do të ketë në dispozicion një regjistër kombëtar të armëve, të dhëna për palë të treta, apo të sekuestruara në ngjarje të ndryshme nga strukturat e antikrimit. Kjo për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako nënkupton një teknologji bashkëkohore dhe një forcim të rregjistrit kombëtarë. VIDEO
kompjuterike për armët në Shqipëri
9 Tetor 2015, 10:06 -
Intervista/ Ivanoviç: Dje s’ishte
Kapiteni i Kombëtares serbe Branislav Ivanoviç në një intervistë për Report TV e cilësoi profesional organizimin e ndeshjes. Ai mendon se Shqipëria do të kualifikohet në Evropian. De Biasi: Mundësi e shkëlqyer të dielën me Armeninë, skuadrës të mos i bëhet funerali. Ndeshja Shqiperi Serbi minute pas minute"E duam Shqipërinë!"...porja si sillemi / Fotot pas ndeshjes Video/Ja si priten serbët në aeroportMasat e sigurisë/ Krerët e Policisë Serbe të befasuar, falenderojnë Çakon
Shqipëria e vërtetë...kualifikohet
9 Tetor 2015, 10:01 -
"Euronews" reportazh në Tiranë
Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë drejt Gjermanisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Euronews ka bërë një reportazh në qendrat e azilit në Gjermani si dhe ka zbritur në Tiranë për të analizuar këtë situatë. VIDEO
Kthimi në shtëpi pas Jo-së për azil
9 Tetor 2015, 09:44 -
Kakavijë, arrestohet greku me 32
Një 51-vjeçar grek është arrestuar nga policia kufitare pasi u kap me 32 pako kanabis (8 kg e 330 gram), sasi të cilën do ta trafikonte nga vendi ynë për në shtetin fqinj. Theodoros Zois-it banues në Greqi, ju gjet në makinën e tij tip Peugeot sasia e lëndës narkotike
pako kanabis të fshehura në makinë
9 Tetor 2015, 09:21