-
Deputetet apel për pjesmarrje në
Duke qenë se përfshirja e grave në këto zgjedhje është më e madhe se kurrë më parë, kanë qenë deputetet gra të forcave kryesore politike, të cilat nëpërmjet deklaratave për mediat u kanë bërë thirrje grave, por edhe të gjithë shqiptarëve që ende nuk kanë shkuar të votojnë, të shojnë të ushtrijnë këtë të drejtë themelore. FRESSH: Votohet për çështjet që prekin të rinjtë Xhixho: Ditë historike për gratë e vajzat,votoni! Xhaçka: Mos e lini në dorën e askujt të vendosë për ju! Votoni! Myridinas:Bëni detyrën kryesore q
votim: Gra e vajza votoni masivisht
21 Qershor 2015, 16:32 -
Rama u bën thirrje emigrantëve:
Kryeministri, Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve, të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e pëfaqësuesve të pushtetit lokal që të nxisin familjarët dhe të afërmit që të ushtrojnë të drejtën e votës. “Ju që jeni në emigracion bëni një telefonatë në shtëpi, tek të afermit a miqtë në Shqipëri dhe thuajuni të shkojnë në votim edhe për ju! Rrofshi”, shkruan Rama në profilin e tij në “Twitter”.Mbi 7 mijë emigrantë kthehen në atdhe për votën e së dielës
Nxisni familjarët që të votojnë
21 Qershor 2015, 15:45 -
Votojnë kandidatët e 60 bashkive
Në 60 bashki të tjera të vendit përveç Tiranës kandidatët e forcave politike përkatëse kanë votuar gjatë ditës së sotme. Ata gjithashtu nuk kanë pa theksuar apelet e tyre për pjesëmarrje masive të qytetarëve për të qenë në votime.
Ja mesazhet e tyre për shqiptarët
21 Qershor 2015, 15:11 -
"Stresi" lihet i lirë pasi u arrestua
Arkimed Lushaj, i cili me emrin e artit njihet si “Stresi” është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. Stresi u arrestuar pas disa muajsh në arrati, ku iu vunë në prangat para qendrës së votimit në shkollën “Partizani” në kryeqytet. Ai u shoqërua për të kryer verifikimet e nevojshme nëse ishte ende person në kërkim. Disa muaj më parë, policia e shpalli në kërkim atë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit Nr 3, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
në qendrën e votimit te “Partizani”
21 Qershor 2015, 14:57 -
Gaiani dhe Lu vëzhgojnë zgjedhjet:
Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani ka monituar procesin zgjedhor në zonat Yzberisht, Vorë, Mëzez dhe Durrës. Gaiani theksoi se vota është një nga shprehjet themelore të demokracisë. Ambasada SHBA-USAID: Do të raportojmë çdo incident në zgjedhje
Jemi pranë shqiptarëve në këtë ditë
21 Qershor 2015, 14:50 -
Luzi: 48% e shqiptarëve morën
Bashkia e Pustecit, e cila është edhe Bashkia më e vogël pas ndarjes së re territoriale është njësia e parë ku ka filluar procesi i numërimit të votave. Konfirmimi vjen nga kryetarja e KQZ, Lefteri Luzi e cila theksoi se pa u dorëzuar të gjitha kutitë e votimit në KZAZ, nuk mund të fillojë numërimi, ndërsa në Pustec ka përfunduar ky proces. Gjithashtu Lefterie Luzi bëri me dije se deri tani për pjesmarrjen kanë raportuar vetëm 1825 QV të cilat përbëjnë 35 % të totalit. Duke u bazuar vetëm tek të dhënat e marra nga këto QV, Luzi bën me dije se pjesmarrja është 48.29 % . VIDEOFOTO
pjesë në votime në 1825 qendra
21 Qershor 2015, 14:12 -
-
-
Bashkia Kurbin zona e "nxehtë"
Në disa mbledhje të njëpasnjëshme deri pas mesnate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shkarkojë në bllok 4 nga 4, tetë komisionerë të propozuar nga opozita, me argumentin se nuk përmbushën detyrën. Për të shmangur pezullimin e procesit zgjedhor në këtë Bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vuri në krye të KZAZ numër 15 në Kurbin përfaqësuesien e shoqërisë civile, Fran Nezhaj. VIDEO
e zgjedhjeve, PD pa komisionerë
21 Qershor 2015, 13:00 -
Politika voton për Tiranën
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Rama, kryetari i Parlamentit Ilir Meta lideri i opozitës Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha dhe kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës kanë hedhur votën e tyre në qendrat e votimit në kryeqyetet me mesazhin për zgjedhje të lira dhe apelin për pjesëmarrje.Video/ Voton Basha Video/ Voton VeliajVideo/ Voton Kosova Video/ Voton Meta Video/ Voton Rama
Kandidatët: Pjesëmarrje masive
21 Qershor 2015, 12:31 -
-
Vlorë- Vijon normalisht procesi i votimit në 431 qendrat e saj
Vlorë, 21 Qershor/ATSH-Harilla Koçi/.-Në të gjitha bashkitë e Qarkut të Vlorës nisi procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Qendrat e votimit u hapën në orën 07.00 dhe në to janë drejtuar edhe zgjedhësit e parë për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës. Në të gjithë Qarkun funksionojnë 10 Komisione Zonale të […]
21 Qershor 2015, 11:40 -
Presidenti Nishani: Mirënjohje
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime nga qendra e votimit e ngritur në shkollën “Andon Zako Çajupi” ku hodhi votën e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Odeta. VIDEO Foto
për komisionerët dhe numëruesit
21 Qershor 2015, 11:37 -
Voton Bojaxhi, në Facebook: Vota
Kandidati i pavarur për bashkinë e kryeqytetit Gjergj Bojaxhi votoi ditën e sotme pnë qendrën e votimit te liceu Artistik në kryeqytet.Bojaxhi nuk u prononcua për mediat por me anë të një postimi në Facebook fton të gjithë shqiptarët të votojnë duke theksuar rëndësinë që ka vota për të ndikuar qeverisjen dhe politikën.
mjeti i fuqishëm që ndikon politikën
21 Qershor 2015, 11:32 -
Lu vëzhgon Vorën: Mbështes
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu ka zgjedhur të jetë në rolin e vëzhguesit në Bashkinë e Vorës. Në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook janë postuar edhe fotot e kryediplomatit amerikan Lu në një qendër votimi në Vorë.
të drejtën për zgjedhje të lira
21 Qershor 2015, 11:26 -
Voton Sali Berisha: Këto janë
Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në qendrën e votimit të ngritur në liceun artistik. Ndonëse ka përshëndetur qytetarët dhe ka nxitur për pjesëmarrje në votime ndonëse sipas Berishës këto janë zgjedhje janë të plagosura. FOTO VIDEO
zgjedhjet e para të plagosura
21 Qershor 2015, 11:05 -
Voton Meta: Distancohuni nga
Kreu i LSI-së Meta votoi ditën e sotme në kopshtin numër 31 pranë zonës së ish bllokut i shoqëruar nga familja e tij. Kreu i kuvendit i bëri thirrje të gjithë qytetarë të distancohen nga çdo lloj tensioni artificial dhe të kontribuojnë të gjithë në mbarëvajtjen e këtij proçesi. VIDEO FOTO
çdo lloj tensionimi artificial
21 Qershor 2015, 11:02 -
Voton Halim Kosova: Nuk më
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit të ngritur në njësinë numër 5. Mes batutash me gazetarët Kosova ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të ushtrojnë në këtë mënyrë pushtetin e tyre. VIDEO
shtyni dot të bëj komente politike
21 Qershor 2015, 10:12 -
Voton kandidati për Tiranën
Kandidati i koalicionit ASHE për Bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën Fan Noli. Veliaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe në një prononcim për mediat ai falenderoi për punën e tyre komisionerët pavarësisht bindjeve politike. FOTO VIDEO
Veliaj: Procesi i qetë dhe eficient
21 Qershor 2015, 09:56 -
Voton Luzi: Kurbini me bazën
Pasi ka hedhur votën e saj në kutinë e votimit, kryetarja e KQZ-se Lefteri Luzi është shprehur se çdo qytetar do të ketë mundësinë të votojë në qëndrën përkatëse të votimit dhe se çdo qendër do të jetë e hapur. “KQZ ka punuar deri në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur krijimin e infrastrukturës,”, - është shprehur Luzi. FOTO
e duhur materiale për të votua
21 Qershor 2015, 09:46 -
Lideri demokrat Basha voton me
Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës në largim Lulzim Basha ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit në njësinë numër 8. Pas votimit ai është prononcuar për mediat duke i bërë ape qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime duke theksuar se vota është fuqia e tyre. FOTO VIDEO
prindërit: Merrni vendime me votë
21 Qershor 2015, 08:43