-
Krimi, Rama: Sot Task Forca
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot qeveria shqiptare do të miratojë ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit, e cila do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e asistuar edhe nga agjentët e FBI, por edhe ekspertë të tjerë nga Italia dhe Gjermania. VIDEO
Speciale, po vijnë agjentët e FBI
5 Nëntor 2017, 16:59 -
-
Shkup, protesta kundër dënimit
Familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës, shoqatat e dala nga lufta e ish UÇK-së, Shoqata e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë dhe disa organizata të tjera, kanë protestuar këtë të dielë në Shkup kundër dënimit të 30 pjesëtarëve të grupit me 746 vjet burg dhe 7 të tjerëve me burgim të përjetshëm.
të Grupit të Kumanovës
5 Nëntor 2017, 16:19 -
-
Droga shqiptare del në brigjet
Një sasi prej 48 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane në territorin e Vernolës. Mediat raportojnë se lënda narkotike është gjetur pranë bregdetit dhe vinte nga brigjet e Shqipërisë. Marijuana ndodhej pak metra larg detit, çka dyshohet të jetë nxjerrë në breg nga valët.
italiane, kapen 48 kg marijuanë
5 Nëntor 2017, 14:19 -
Foto-Lajm/Ecje në zonat malore,
Një grup të rinjsh të sporteve ekstreme kanë zbuluar vendin se ku ndodhet sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Të rinjtë që kanë dalë për të ushtruar sportin ekstrem me biçikleta malore kanë zbuluar edhe vendndodhjen e Presidentit të Shqipërisë, i cili po bën ecje në një zonë malore.
ja si e kalon fundjavën Ilir Meta
5 Nëntor 2017, 12:33 -
-
'Mos lëviz,policia', si u arrestua
Forcat Shqiponja vunë në pranga Elvis Hoxhën 3 orë pas atentatit mbrëmjen e djeshme në lagjen Guerrile të Shkodrës. 17-vjeçari është arrestuar në një banesë në ndërtim, teksa po qëndronte i fshehur. Në videon e policisë dallohen 4 efektivë të forcave Shqiponja, të cilët afrohen dhe shtrijnë në tokë Elvis Hoxhën, duke e prangosur atë. Pranë 17-vjeçari u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov. VIDEO
17-vjeçari i armatosur në Shkodër
5 Nëntor 2017, 11:24 -
Konventa e LSI,Luan Rama:Jemi
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Konventën Kombëtare për aksionin politik, që do të ndërmarrë pas ngjarjeve të fundit, referuar rastit të Tahirit që Prokuroria e akuzon për përfshirje në dosjen e ‘Habilajve’. VIDEO
përballë të keqes,krimit qeveritar
5 Nëntor 2017, 11:14 -
Dosjet e 400 ish-të përndjekurve
Pjesa më e madhe e dosjeve të trashgimtarëve që përfitojnë këstin e parë dhe të dytë, kanë mungesë dokumentacioni në dosje. Ky është konstatimi i Ministrisë së Financave, që vijon të publikojë listën e dosjeve që kanë prombleme për sa i përket dokumentave.
që u mungojnë dokumentet
5 Nëntor 2017, 10:55 -
Mustafa Kruja, një jetë e
Vetë Mustafa, qi me shpirt të kthiellt e të kënaqun për shpëtimin e të vetvet pritte për gjithë agim tragjedín mâ të shëmtuet të jetës së tij - vdekën në konop – u kursye prej atij qi s’i kishte humbun të gjitha vërtytet e Shqiptarit të hershëm, qi përfaqsonte mâ fort typin e feudalit kalorës të Mesjetës se sa atê të nji ambicjozi politik të pashkrupull të kohvet moderne.
vrullshme politike e patriotike
5 Nëntor 2017, 10:55 -
Gjuetia e paligjshme,sekuestrohen
Një aksion i Task Forcës së ministrisë së Bujqësisë ka nisur pikërisht në lagunën e Nartës ndaj peshkatarëve, të cilët abuzojnë duke gjuajtur në këtë lagunë pa asnjë lloj kriteri. Aksioni i cili ka vijuar gjatë gjithë ditës ka bërë të mundur sekuestrimin e barkave të këtyre peshkatarëve, të cilët zakonisht gjuajnë natën dhe pa licencë. VIDEO FOTO
10 varka në Lagunën e Nartës
5 Nëntor 2017, 09:00 -
Erdhi në Durrës me jahtin luksoz
I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder zbarkoi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht. Diskutimet mes tij dhe zyrtarëve shqiptarë u përqendruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës. NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë. VIDEO
pse u arrestua princi miliarder
5 Nëntor 2017, 08:46 -
‘Luftë’ mes deputetëve,
Shumica e deputetëve kanë kërkuar dhe lobuar për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj. Në këto kushte, kur mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.
refuzojnë Rusinë,duan SHBA
5 Nëntor 2017, 07:38 -
-
-
Barcelona mund Sevillan
Barcelona po ruan ecurinë e mirë në kampionat duke fituar në “Camp Nou”, në sfidën e vështirë me Sevilla. Ndonëse pa shumë ndriçim Barça arriti të marrë një fitore të rëndësishme falë dopjetës së Alcacer, ndërkohë ylli argjentinas, Lionel Messi ka bërë një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen numër 600 me Barcelonën.
Messi në hije, e shpëton Alcacer
5 Nëntor 2017, 00:26 -
Godelli jashtë botërorit të
Daniel Godelli është përfundimisht jashtë botërorit të peshngritjes që do të zhvillohet në fundin e muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ditën e premte sportisi ka marrë refuzimin e dytë brenda pak ditësh nga Ambasada e SHBA.
peshngritjes, SHBA i refuzon vizën
5 Nëntor 2017, 00:09 -
Cërrik, burri gjendet i vetmuar në
Qytetarët e Cërrikut kanë njoftuar policinë për një qytetar që ndodhej i vetëm në rrugë pranë një karburanti në lagjen nr.3 të qytetit. Sipas policisë, personi i vetmuar nuk komunikon fare dhe nuk jep shpjegime teksa pyetet se kush është dhe pse ndodhej atje. Identiteti i të braktisurit nuk dihet, ndërsa policia bën thirrje për personat që e njohin të braktisurin.
rrugë, policia lë numër kontakti
4 Nëntor 2017, 23:36 -
-
Foto/20-vjeçari i plagosur në Shkodër
Mësohen të tjera detaje në lidhje me 22-vjeçarin, Hermes Beqiri i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Shkodër në lagjen Kiras. Beqiri, personi që shihni në foto, rezulton i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar më parë për vjedhje. PDF/Vendimi i dënimit për vjedhje
i arrestuar më parë për vjedhje
4 Nëntor 2017, 20:58