-
Basha-degëve PD: Zbuloni sa para
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për buxhetin, aksionin opozitar dhe çështje të tjera të aktualitetit politik. Gjithashtu në mbledhje po diskutohet edhe për procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.
përdori kundërshtari në zgjedhje
6 Nëntor 2017, 14:31 -
Balla: Prokuroria po mbyll “CEZ”-in,
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nëpërmjet një postimi të realizua në rrjetin social Facebook, ka akuzuar Prokurorinë se është duke u përpjekur ta mbylli dosjen e "CEZ" pa kryer asnjë hetim minimal.
po bën pazare, por s’e ndal drejtësinë
6 Nëntor 2017, 14:15 -
Negociatat, Vlahutin: Luftoni
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, i ka bërë thirrje Shqipërisë të luftojë korrupsionin, duke e cilësuar këtë një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vlahutin tha se BE do t’i ofrojë mbështetje të plotë Shqipërisë në rrugën drejt familjes evropiane, duke shtuar se duhet bashkëpunim politik, si dhe hapa konkrete për këtë. VIDEO
korrupsionin, kusht për në BE
6 Nëntor 2017, 14:13 -
-
Mandati i Kryeprokurorit, pritet
Qeveria dhe opozita priten që të përfshihen në një tjetër përplasje, këtë herë për mandatin e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Mandati i Llallës përfundon në datë 4 dhjetor, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional. VIDEO
debat PS-PD,LSI:Presim Llallën
Basha:Të respektohet Kushtetuta dhe ligji
6 Nëntor 2017, 12:29 -
Iu gjetën në banesë 1.2 t kanabis
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për gjetjen e investitorëve që kthyen banesën e Hasan Sulës në laborator droge shumë pranë aeroportit në Rinas. Gjykata liroi Merita Sulën ndërsa bashkëshorti i saj Hasan Sula i cili ka pranuar se drogën e kishte kultivuar ai pa dijeni e familjarëve do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetiemve.. VIDEO
gjykata liron gruan, burg burrit
6 Nëntor 2017, 11:24 -
Uji, Rama: Keni 90 ditë kohë për
Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë 90 ditë afat të gjithë atyre që përfitojnë ujin e pijshëm në mënyrë të paligjshme, qofshin ata qytetarë apo biznese, që të vetërregullohen. Pas 90 ditëve, Rama paralajmëroi penalizime për të gjithë shkelësit, teksa foli për një reformë rrënjësore në këtë sektor. VIDEO
vetërregullim,pastaj penalizimet
6 Nëntor 2017, 11:23 -
Noka: Protesta për të rrëzuar
Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka folur me tone të ashpra kundër qeverisë, teksa tha se do të rrëzohet brenda pak ditëve. Jashtë Komisionit të Sigurisë, Noka deklaroi se kjo qeveri ka patentë vetëm për të drejtuar trafikun e drogës dhe se Gjushi është thjeshtë një ushtar i vogël i perandorisë. VIDEO
qeverinë,Gjushi ushtar i vogël
6 Nëntor 2017, 11:05 -
Bujqësia,Braçe ‘luftë’ qeverisë:
Është shoqëruar me debate të forta Komisioni i Ekonomisë, ku ka qenë deputeti socialist, Erjon Braçe, që i është drejtuar me disa pyetje qeverisë. Braçe ka zhvendosur debatin nga Kuvendi, ku zhvilloi një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, te Komisioni i Ekonomisë, ku në fokus janë shqetësimet mbi sektorin e bujqësisë. VIDEO
Kur do i çlironi imputet nga TVSH
6 Nëntor 2017, 10:57 -
SHISH s'pranon buxhetin:Duam
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka diskutuar projektbuxhetin për SHISH për vitin 2018. Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e ka pranuar shumën e planifikuar nga qeveria. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura pas kërkesës së zyrtarit të SHISH me argumentin se mund të dalë informacion sekret, drejtori ekonomik, Ylvi Aga ka kërkuar shtesë fondi nga qeveria. VIDEO
shtesë. “Siguria” e rrit me 5.2%
6 Nëntor 2017, 10:14 -
-
Ruçi sot nis vizitën në Kosovë, e
Gjatë kësaj vizite Ruçi do të shoqërohet nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ai i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
shoqëron Balla,Spaho e Vasili
6 Nëntor 2017, 07:55 -
-
Rekordet e Shqipërisë në Guinness
Rekordet janë bërë për tu thyer dhe gjithçka mund të arrihet me shumë punë dhe profesionalizëm. Por, thjesht janë disa gjëra që ndodhin për herë të parë, dhe si çdo gjë e parë nuk mund të thyhet.Për këtë edhe Shqipëria mban një rekord në “Guinness”, rekord i cili mund të përsëritet por s’mund të ketë të parë për këtë është rekordi i pathyeshëm i Shqipërisë.
mbajmë një rekord të pathyeshëm
6 Nëntor 2017, 03:17 -
-
-
Zbulohen detaje dhe autori i sulmit
Të paktën 26 vetë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me të shtëna në një kishë në Teksas. Detaje rreth sulmit janë publikuar nga mediat lokale, të cilat raportojnë se rreth 120 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.
me 26 viktima në Teksas/ Foto
6 Nëntor 2017, 00:45 -
-
Arabia Saudite, rrëzohet
Një princ saudit ka mbetur i vdekur sot pasi u rrëzua një helikopteri në jug të Arabisë Saudite, pranë kufirit me Jemenin, njoftoi televizioni shtetëror, “Al Ikhbariya”. Në bord të helikopterit gjendeshin edhe persona të tjerë, por nuk ka të dhëna mbi situatën e tyre.
helikopteri humb jetën një princ
5 Nëntor 2017, 22:20 -
-
Kastriot Dervishi: Byroja Politike
Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme ka publikuar një dokument të firmosur nga Hekuran Isai në 1980. Në këtë mbledhje kryesia e Këshillit të Ministrave paraqiti variantin e ri për procesin e kufizimit të oborrit dhe të tufëzimit të bagëtive.
në luftë me lopët, qengjat e kecat
5 Nëntor 2017, 19:02