-
-
Bumçi debat me Macoveit, "Na
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e kanë cilësuar si qesharak dhe jo demokratik formatin e takimit të sotëm të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Duke iu drejtuar bashkëdrejtueses së Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macoveit, Aldo Bumçi kërkoi që përfaqësuesve të PD t’u lihej koha për të dhënë qëndrimin e tyre."Ky nuk është debati ndërparlamentar. Kjo nuk është demokraci."- tha Bumçi. VIDEO
lini të flasim, kjo jo demokraci"
16 Mars 2015, 16:37 -
Dekriminalizimi, Nishani: Jemi të
Presidenti i Republikës Bujar Nishani mbetet i vendosur për të zbatuar procesin e dekriminalizimit. Deklaratën Presidenti Nishani e ka bërë gjatë një takimi me Delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
vendosur! PE: Duhet bërë më tepë
16 Mars 2015, 14:59 -
Përçahet PDIU, Tahiri: Jam në
Zgjedhje lokale/ Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri deklaroi se vazhdon ende bashkëpunimin me Partinë Demokratike, duke mos pranuar në këto momente një lëvizje të mundshme. Në një prononcim për A1 Report ai tha se është pjesë e opozitës. Kryetari i grupit demokrat Edi Paloka tha se për koalicionin me PDIU së pari kjo parti duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet brenda radhëve të saj. VIDEO
opozitë! Paloka: Problemet e tyre!
16 Mars 2015, 14:25 -
Veliaj në OKB për dhunën ndaj
Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ishte pjesë e takimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuar në Nju Jork në kuadër të sesionit të 59-të të Komisionit mbi Statusin e Gruas (CWS), ku Shqipëria solli për herë të parë eksperiencën shqiptare në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. VIDEO
gruas: Ne, shembull për reformat!
16 Mars 2015, 12:49 -
Video e dhunës provë në gjyq
Gjykata e Lartë administroi si provë për gjyqin Strazimiri-Ndreu-Ndoka, videon e filmuar në Kuvend më 10 korrik të 2014-ës ku shfaqen goditjet që merr deputeti demokrat nga dy kolegët e mazhorancës. Bylykbashit nuk i pranohet deshmia: "Uroj Gjykata e Lartë ta vazhdojë dhe mbyllë sa më shpejt pavarësisht taktikave zvarritëse" VIDEOArkiva - Lajme te tjera per dhunen ne Kuvend
Ndoka do pajtim me Strazimirin
16 Mars 2015, 11:21 -
-
Gjykata e Krimeve të Rënda bën
Gjykata për Krimet e Rënda ka bërë publike sot analizën e punës së saj përgjatë vitit 2014, ku nga të dhënat rezulton se janë shtuar në masën 60% krahasuar me vitin 2013 çështjet e shqyrtuara nga kjo gjykatë. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në fjalën e tij tha se ka ende problematika në sistemin e drejtësisë, mes të cilëve edhe fenomeni i korrupsionit. Sandër Simoni: 50% më shumë çështje të trafikut të narkotikëve, vetëm 1 rast për korrupsion VIDEO
analizën, Naço: Reformim sistemit!
16 Mars 2015, 10:40 -
Aksioni opozitar kundër Metës
Një grup deputetësh të opozitës, të rinj të FRPD-së dhe militante te kesaj force politike u mblodhën para kryesisë së Kuvendit, ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare për të këmbëngulur në largimin e Metës nga drejtimi i Parlamentit. FOTO VIDEO
PD nis protestat e përditshme
16 Mars 2015, 10:34 -
Rama, “in memoriam” Petro Zhejit:
Hidhërimin për ndarjen nga jeta të gjuhëtarit të njohur Peto Zheji ditën e djeshme, Kryeministri i vendit Edi Rama e ka komentuar sërish në rrjetet sociale ku ka ka shkruar një “in memoriam” në nderim të figurës së ZhejitNdërron jetë në moshën 86-vjeçare studiuesi i njohur shqiptar Petro ZhejiVdekja e Petro Zhejit, politika bën homazhe: Një humbje e thellë!
Fjetsh i kurrëmëpatrazuar miku im!
16 Mars 2015, 10:25 -
-
BB8, Maria dhe Fisniku,
Surprizat nuk kanë fund të shtëpinë e Big Brother. Ndërkohë që banorët kanë dalë në oborr dhe janë duke shijuar ditën e ngrohtë dhe duke shkëmbyer biseda të ndryshme mes tyre, në shtëpi kanë hyrë dy banorë të rinj, Maria nga Vlora dhe Fisniku nga Tirana.
dy banorët e rinj në shtëpi
16 Mars 2015, 09:29 -
Durrës, rezulton fals alarmi për
Një alarm për bombë në shkollën profesionale të gastronomisë “Hysen Çela” në Durrës vuri në lëvizje policinë, ndërsa ankthi mori fund pas rreth dy orësh, kur forcat xheniere nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë. Ashtu sikurse edhe në rastet e tjera të shënuara së fundi, alarmi rezultoi fals. Shkolla ndodhet prane 2 gjimnaze te tjere dhe Drejtorise Arsimore te Durresit. Brenda 24 oreve ne Tirane u regjistruan 3 alarme false, policia dyshon se jane te qellimshme. Tiranë, rezulton fals alarmi për bombë, pakoja ishte harruar
bombë në shkollën 'Hysen Çela'
16 Mars 2015, 07:15 -
-
Video/ Ibra tërbohet pas humbjes
Ylli i ekipit të Paris Saint Germain Zlatan Ibrahimoviç ka reaguar ashpër pas humbjes që ekipi i tij pësoi ndaj Bordeaux. Sulmuesi suedez Ibrahimovic është filmuar në dhomat e zhveshjes në përfundim të takimit, duke ofenduar rëndë gjyqtarin e takimit dhe gjithë francezët.
së PSG: Çfarë është ky shtet m...!
15 Mars 2015, 22:40 -
"Hienat" pushtojnë Londrën, filmi
Jo pak herë mafia shqiptare është bërë pjesë e skenareve të filmave të njohur të Hollyëoodit, por këtë radhë “mafiozët shqiptarë” kanë depërtuar edhe në Britaninë e Madhe dhe janë edhe më origjinalë, pasi në këto role luajnë aktorë shqiptarë. Bëhet fjalë për një thriller policor britanik të quajtur “Hiena”, me regji të Gerald Johnson dhe që aktualisht po shfaqet në kinematë e Londrës.
me aktorë dhe mafiozë shqiptarë
15 Mars 2015, 21:13 -
Doshi: Zgjidhja e çështjes e
Tom Doshi ka reaguar në Facebook duke thënë se është zhgënjyer nga drejtësia dhe hetimi në lidhje me çështjen e tij, por gjithashtu ai shprehet se me ndihmën e ndërkombëtarëve do të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes. ARKIVA - Lajme të tjera për 'Doshin'
pamundur, pres ndërkombëtarët
15 Mars 2015, 18:42 -
-
-
-