-
-
Aksident tragjik në Durrës, 2 të
Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur 'Unaza e plazhit' në qytetin e Durrësit. Një makinë në të cilën udhëtonin 6 persona është përplasur me trafikndarësen e më pas ka goditur godinën e një objekti pranë rrugës duke lënë të vdekur 2 të rinj 37 dhe 25 vjeç e plagosur 4 të tjerë, 2 në gjendje kritike për jetën. Dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë VIDEO FOTO
rinj humbin jetën, 4 të plagosu
21 Maj 2016, 08:03 -
-
-
-
Nard Ndoka ka qenë Mark Ndokaj
Krahas disa kryebashkiakëve të cilët rezultojnë me 3-4 emra, edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, rezulton se e ka ndryshuar emrin. Në formularin e dekriminalizmi, ai deklaron se emri i mëparshëm që ka pasur është Mark Ndokaj.
Zef Hila: Emri i nënës 'Shqiptare'
20 Maj 2016, 19:10 -
Lista/ 49 zyrtarë nuk dorëzojnë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot listën e të gjithë zyrtarëve që i janë nënshtruar ligjit për dekriminalizimin, duke plotësuar paraprakisht formularin. Janë gjithsej 49 zyrtarë që nuk kanë plotësuar formularin, një pjesë e të cilëve gra.
dokumentin e dekriminalizimit
20 Maj 2016, 18:10 -
Fier-Levan, përmbyset autobusi
Një autobus me 30 nxënës shkolle është përplasur me një furgon duke dalë kështu nga rruga e të përfundojë jashtë saj. Si pasojë e përplasjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur 4 nxënës por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që shoferi i furgonit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. FOTO VIDEO
me 30 studentë, një i vdeku
20 Maj 2016, 14:06 -
Natyrale dhe cezariane, ja metoda
Me zhvillimin e teknologjisë duket që çdo gjë po bëhet më e lehtë. Të lindësh një fëmijë nuk do të jetë më një process i dhimbshëm pasi egziston një metodë e re cezariane, e cila besohet se do jetë më pak shqetësuese për të sjellë një fëmijë në jëtë. Sarah Saunders, nga Devon, ka postuar një video ‘lindje cezariane natyrore’ në youtube.
e re për lindjen e një fëmije / Video
20 Maj 2016, 13:53 -
-
-
-
Imagjinata realitet? Ja rasti i
Kjo foto në kohën kur është realizuar nuk kishte asnjë kuptim të vecantë ndërsa sot duket kaq reale. Në shtator të 2014 Samar Eldin publikoi këtë foto ku duhet ajo si stjuardeze e cila del nga deti së bashku me një valixhe dhe një relike e avionit të mbytur në sfond.
trishtë i pasagjeres së EgyptAi
20 Maj 2016, 12:12 -
Vetëdeklarimi, ja deputetët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur sot formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror. Të dënuar ka edhe në radhët e deputetëve. Bien në emrat e deputetëve si Arben Ristani, Edi Paloka, Tom Doshi, Mhill Fufi dhe Armando Prenga ndër deputetët e dënuar për vepra penale. Nga të dhënat e vetëdeklarimit bie në dy dënimi i kryebashkiakut të Poliçanit me 3 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale. VIDEOPDF/Lista e funksionareve qe nuk e kane dorezuarPDF/Lista e funksionareve qe e kane dorezuarNard Ndoka ka qenë Mark Ndokaj, Zef Hila: Emri i nënës 'Shqiptare' Gënjen kreu i Bashk
e kryebashkiakët e dënuar
20 Maj 2016, 11:44 -
-
Nuk ka treg, penalizohen prodhuesit
Kultivuesit e Luleshtrydhes në Frakull të Fierit po detyrohen të hedhin prodhimin e tyre pasi nuk gjejnë treg për ti shitur. Ata ankohen se në kulmin e prodhimit, çmimi është përgjysmuan, ndërkohë që mungon tregu për shitje. VIDEO
e luleshtrydhes,fermerët:Po i hedhim
20 Maj 2016, 10:55 -
Takimi PS-LSI, Ruçi: Koalicioni
Njësia e përbashkët e koordinimit mes PS-së dhe LSI-së është rikthyer dje pas një mungese të gjatë për shkak të axhendave jashtë vendit të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Ata u takuan dje të shoqëruar dhe nga Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri e Petrit Vasili. Interesit të medias nëse janë sheshuar mosmarrëveshjet brenda palëve politike, kryetari i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi ju përgjigj se koalicioni funksionon mjaft mirë. “Siç edhe e thashë, tryeza e koalicionit funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme. VIDEO
po funksionon mjaft mirë
20 Maj 2016, 10:22 -
-
-
NATO i çel dyert Malit të Zi,
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua në Bruksel. Punimet e Ministerialit u hapën me takimin e Ministrave të Jashtëm të Aleancës ku ishte i ftuar edhe Mali i Zi. Gjatë këtij takimi, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate nënshkruan edhe protokollin e anëtarësimit në NATO të Malit të Zi, që në të ardhmen e afërt pritet të bëhet anëtari i 29 i NATO-s.
Bushati: Siguri për Rajonin
19 Maj 2016, 19:29 -
AMA dënon Ardit Gjebrenë, ja pse
Moderatori Ardit Gjebrea është dënuar me 200 mijë lekë gjobë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Gjebrea është dënuar nga AMA për prishje të dinjitetit, personalitetit, dhe prIvatësisë së individit gjatë transmetimit të rubrikës ‘’Shihemi në gjygj’’ në emisionin ‘’E Diela Shqiptare’’. Elida Misho, banuese në Permet ka qënë ajo që ka ngritur këtë çështje duke depozituar një ankesë në për televizionin ‘’Klan’’ pasi gjatë transmetimit të emisionit është aluduar se ajo pasur mardhënie me kunatin e saj.
19 Maj 2016, 17:58