-
Vlorë, ish-drejtori i Spitalit, Haxhiu
Ish-Drejtori i Spitalit Rajonal të Vlorës, Remzi Haxhiu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg dhe për dy vite i është hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve publike. Gjykate Vlorës e shpalli atë fajtor për “shkelja e barazisë në tenderë dhe në ankande publike”.
dënohet me 1 vit e 8 muaj burg
19 Nëntor 2015, 19:40 -
Ç'fsheh Ministria e Kulturës
Mbetet ende e pasqaruar çështja e transportimit të ikonave të sekuestruara të koleksionistit të burgosur Gjergji Thimio nga Galeria e Arteve drejt Muzeut Kombëtar, në kushte skandaloze. Shqiptarja.com ka kërkuar informacion në Ministrinë e Kulturës, por kjo e fundit nuk jep asnjë përgjigje duke i mbyllur kështu derën kërkesës sonë për investigim të mëtejshëm dhe duke hapur i hapur rrugë dyshimeve mbi këtë ngjarje.
rreth ikonave të Gjergji Thimios?
19 Nëntor 2015, 19:31 -
-
“T’i vëmë shkelmin Francës”, ja
Pas sulmeve të përgjakshme të së premtes së kaluar në Paris, ku humbën jetën 129 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, ISIS duket se po vazhdon fushatën ndaj Francës edhe në rrjetet sociale. Daily Mail ka publikuar disa foto ku mbështetës të ISIS në faqet e tyre në twitter, kanë zëvendësuar fotot e profilit, me flamurin francez, mbi të cilin është vendosur një shenjë këpuce ushtarake dhe mbishkrimi “T’i vëmë shkelmin Francës.
fushata e ISIS në rrjetet sociale
19 Nëntor 2015, 18:38 -
FOTOLAJM / Kërkohet një foto
Ylli Manjani u votua në seancën e kaluar në Kuvend si ministër i ri i Drejtësisë duke zëvendësuar të dorëhequrin Nasip Naço. Në faqen e kryeministrisë (http://www.kryeministria.al/), Manjani është i vetmi ministër që rezulton “i paidentifikuar” me fotografi. Përveç kësaj, në klikoni mbi emrin e tij, do t’u shfaqet një përshkrim për ish-ministrin Naço.
për ministrin e ri, Ylli Manjani
19 Nëntor 2015, 18:29 -
-
Strasburg, nënkryetarja e Bashkisë
“Ajo që ndodhi në Paris të premten e kaluar është e tmerrshme, dramatike, jo vetëm për Parisin, jo vetëm për Francën por për gjithë Evropën e botën”. Në një intervistë ekskluzive për "Shqiptarja.com" nga Strasburgu, nënkryetarja e Bashkisë Nawel Rafik Elmrini thotë se terroristët nuk mund të ndryshojnë mënyrën e jetesës, apo vlerat e këtij vendi.
"ISIS s’mund të na ndryshojë jetën"
19 Nëntor 2015, 15:50 -
Tirana e Barcelona binjakëzim
Menaxhimi i tregjeve publike, urbanizimi dhe transporti publik janë tre nga fushat në të cilat, Tirana do të ndjekë modelin e suksesshëm të Barcelonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me homologen e tij në Barcelonë, Ada Colau, me të cilën diskutoi për eksperiencën që do të marrë kryeqyteti shqiptar në këto çështje të rëndësishme.
për tregjet publike e urbanizimin
19 Nëntor 2015, 15:33 -
Grupi i drogës, zbulohet skema
Dy femrat e arrestuara nga Policia e Tiranës, si pjesë e grupit të shitjes dhe shpërndarjes së drogës së rënda në Tiranë, dyshohet se kanë pasur rol kyç në grup. Një fakt i tillë konfirmohet nga Prokuroria, e cila ka hetuar rastin në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Të dyja ato mësohet se ishin në rolin e koordinatorëve të shpërndarjes së drogës. Veç këtyre dy femrave, policia thotë se në grup është përfshirë edhe një femër tjetër roli i së cilës mendohet se është ai i shpërndarjes së lëndëve narkotike.
e organizimit, dy vajza rol kyç / VD
19 Nëntor 2015, 15:24 -
Shqipëria në alarmin e "kuq"
Atentatet terroriste në Francë kanë bërë që niveli i alarmit për sigurinë në Shqipëri të kalojë në zonën e kuqe. Me këtë alarm në të gjithë territorin janë shtuar masat e sigurisë dhe agjentët anti-terror. Shqiptarja.com sjell një vëzhgim nga pozicionimi i këtyre masave në terren ku në gatishmëri ka kaluar dhe siguria në pikën e kalimit kufitar të Rinasit.FOTO Çako: Kemi në dorë listën e personave me prirje ekstremiste Çuko:T’u heqim nënshtetësinë shqiptarëve xhihadistë
Policë me kallashnikov në rrugë
19 Nëntor 2015, 14:59 -
Braho Byrosë: Ndëshkoni Nokën
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i ka kërkuar Byrosë që të marrë masa disiplinore ndaj deputetit demorkat Flamur Noka. Braho thotë në letrën të cilën Shqiptarja.com e siguron, se kjo kërkesë vjen për shkak të sjelljes jo etike që Noka ka shfaqur në mbledhjen e fundit të Komisionit, ku ishte ftuar të raportonte për Kodin Etik të policisë vetë ministri Tahiri.
shau dhe ofendoi ministrin Tahiri
19 Nëntor 2015, 13:29 -
Berisha kërkon Ramën në Kuvend
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk e shijon debatin e të enjteve në seancë plenare, nëse në sallë nuk është kreu i qeverisë Edi Rama. Edhe këtë të enjte deputeti demokrat Berisha kërkoi të dijë se ku ndodhet kryeministri Rama dhe përse nuk është i pranishëm në sallë. Leskaj: Eshtë në Turqi, po takon Erdogan. Rama poston foto ne Twitter me Presidentin.
Kryeministri e përshëndet nga Turqia
19 Nëntor 2015, 12:39 -
Durrës, "Miksi prangos" 5 persona
Një sasi prej 600 gramë heroinë dhe 400 gramë kokainë u sekuestruan nga policia e Durrësit, dhe pesë persona ranë në pranga, mes tyre edhe një vajzë. Burime për Shqiptarja.com thanë se 31-vjeçarja Elisa Tabaku me banim në Tiranë, është stuardesë në një nga linjat e trageteve Durrës-Bari. Të njëjtat burime thanë se grupi në fjalë shpërndante drogën në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
me drogë, mes tyre një stuardesë
19 Nëntor 2015, 12:05 -
Tahirit i thyhet këmba e karriges
Teksa Arben Ristani po e akuzonte për lidhje me trafikun e drogës, një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Këmba e karriges së tij në radhët ku ulet kabineti qeveritar është thyer dhe zhurma e thyerjes ka kumbuar në sallë.
në Kuvend, plas humori në sallë
VD/Momenti kur Tahirit i thyhet karrigia
19 Nëntor 2015, 11:45 -
Ja ku transferohen punonjësit
Ministria e Financave, lidhur me shkurtimin e parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm të punonjësve të administratës qendrore, ka sqaruar se buxheti vendor i vitit 2016 është ai i fillimit të zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale.
që shkurtohen nga administrata
19 Nëntor 2015, 11:38 -
Video/ Ja gruaja e parë kamikaze
Mediat franceze kanë zbuluar identiten e vajzës që hodhi veten në erë gjatë aksionit të djeshëm të policisë franceze. Ajo është Hasba Aitboulahcen, gruaja e parë kamikaze që hodhi vetën në erë në zemër të Evropës. Hasba, 26 vjeç, është vajza e dy prindërve marokenë, e lindur në Paris.
që hodhi veten në zemër të Parisit
19 Nëntor 2015, 10:56 -
-
Videolajm/ Ja si e sulmoi terroristi
Rreth një javë pas sulmit terrorist në Paris hetimet dhe detajet e reja për dinamikën e ngjarjes vijojnë të publikohen. Gazeta britanike Daily Mail në faqen kryesore të saj përmes një artikulli ekskluziv publikon pamjet e marra nga një kamera me qark të mbyllur në një nga lokalet e sulmuara të premten mbrëma në Paris nga grupi i terroristëve të ISIS.
restorantin dhe si shpëtoi kjo grua
19 Nëntor 2015, 10:00 -
-
-
Itali, kapet kamioni i nisur nga
jë kamion me 16 milionë drogë i nisur nga Porti i Durrësit është kapur nga Bari. Policia ka arrestuar një 53-vjeçar dhe një 26-vjeçar, që të dy shqiptarë.Nga kontrolli rezultoi se në kampion gjendeshin 1 460 pako me marijuanë me një peshë në total prej 1 650 kg.
Shqipëria me 16 mln euro drogë
18 Nëntor 2015, 18:14