-
Xhixho në Laprakë: Veliaj ka
Kandidatja për anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, znj. Erisa Xixho deklaron gjatë takimeve me banorë të Njësisë 11 në zonën e Laprakës se LSI do të mbështesë shtimin e shërbimeve dhe nxitjen e punësimit për gratë e vajzat që merren me biznes përmes granteve financiare. Ndërsa ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidatin e majtë në Tiranë Erion Veliaj, që sipas saj ka energjitë e duhura për transformimin e Tiranës.
energjitë e duhura për Tiranën
28 Maj 2015, 13:41 -
-
Gjebrea në Komitetin e Sigurisë së
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea ripohon progresin e arritur nga institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke thekuar pёrpjekjet në plotësimin e angazhimeve dhe detyrimeve nё kuadrin e konventave ndёrkombёtare dhe dokumentave tё tjerё tё OKB-sё, KE-së, OSBE-sё.
OSBE: Progres kundër terrorizmit
28 Maj 2015, 13:31 -
VIDEO/Gruevski nuk ka më frikë
Në përmbyllje të Forumit ekonomik të Vjenës, kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevskli ka zgjedhur të ecë në këmbë nga Pallati i Kongreseve drejt Hotel Sheraton, ku do të akomodohet për të nisur më tej axhendën e takimeve me liderët politikë të vendit. VIDEO
nga veza, ecën në këmbë në Tiranë
28 Maj 2015, 13:05 -
Mustafa e Gruevski takohen në
Forumi ekonomik i Vjenës i mbajtur në Tiranë ka rezervuar një takim mes kryeministrave Isa Mustafa të Kosovës dhe Nikola Gruevski të Maqedonisë të cilët kanë diskutuar përballë njëri-tjetrit në lidhje me përplasjen e armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët. VIDEO
Tiranë, flasin për Kumanovën
28 Maj 2015, 12:41 -
Dako premton në Manzë: Ulim
Kandidati i ASHE për Durrësin Vangjush Dako deklaron se do të ulët me 30 përqind taksa e pasurisë për bizneset, për ti dhënë një shtysë dhe dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve vendas Në Manzë. Premtimin Dako e ka bërë gjatë takimeve që ka zhvilluar me sipërmarrës të fushave të ndryshme në Manzë.Dako ka shpreshur se do të jetë vazhdimisht pranë biznesit dhe në mbështetje konkrete ndaj tij për të krijuar lehtësirat e nevojshme, por edhe mbështetje për fermerët.
30% taksën e pasurisë për biznesin
28 Maj 2015, 12:29 -
Hahn: Vizita e Vuçiç historike
Komisioneri për zgjerim në BE Johannes Hahn ka përshëndetur vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë duke e komentuar si mjaft pozitive për marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit. Në profilin e tij në Twitter, Hahn shkruan: Një vizitë kthimi historike i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, i mirëpritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Urime të dy liderëve për përpjekjet e tyre konstruktive dhe të përgjegjshme”.
Urime! Përpjekje konstruktive
28 Maj 2015, 12:15 -
Gjosha në Pogradec:30 përqind e
Kandidatja e të majtëve për Pogradecin Diana Mile ka premtuar para të rinjve të Pogradecit kinema levizëse, terrene sportive dhe zyrë rinore për të rinjtë.E shoqëruar nga Ministrja Gjosha e deputetët Fino e Xhangolli në takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë Diana Mile e vuri theksin tek edukimi, rëndësia që ka arsimimi me standard e tek krijimi i perspektivave për të rinjtë që të rikthehen në Pogradec pas studimeve për të kontribuar në qytetin e tyre.
kandidatëve në këshilla janë të rinj
28 Maj 2015, 12:07 -
Foto/ Shkrihet akulli, buzëqeshje
Forumi ekonomik i Vjenës i mbajtur në Tiranë ka nxjerrë në pah marrëdhëniet mjaft të çtensionuara mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç. Dy krerët e qeverive i kanë lejuar vetes edhe të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin gjatë FOTO
dhe batuta mes Ramës e Vuçiç
28 Maj 2015, 12:01 -
Veliaj në lagjen e Kosovës: Si jeton
Kthim të hapësirave publike për banorët dhe zgjidhje të problemit të ujit të pijshëm.Kanë qënë këto problemat e diskutuar nga kandidati i të majtëve për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj me banorë të njësisë numër 5 dhe asaj numër 2 në kryeqytet.Veliaj ndau me banorët shqetësimët për gjendjen e rrugëve, zënien e parkimeve dhe mungesën e lulishteve midis pallatave. VIDEO
Dr.Halimi në këto kushte? Turp!
28 Maj 2015, 11:56 -
Video/ Një mënyrë e thjeshtë se
Celuliti është një ind dhjamor që formohet në shtresat e lëkurës. Është një fenomen që fillon në moshën e pubertetit. Pas shtazanisë gjithashtu është më evident. Faktorë shumë të rëndësishëm që formojnë celulitin në trupin tonë është mospirja e ujit apo ushqimi i pakontrrolluar.
si ta heqim celulitin nga trupi jonë
28 Maj 2015, 11:33 -
Naço: Ndryshime! Presidenti jo
Për të mbajtur larg Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga ndikimet politike, ka ardhur momenti që të shihet mundësia që Presidenti dhe ministri i Drejtësisë të mos jenë pjesë e këtij këshilli. Ishte ky propozimi i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, nga konferenca e rrjetit euro mesdhetare e këshillave gjyqësorë mbajtur në Tiranë. VIDEO
kryetar i KLD, as ministri anëta
28 Maj 2015, 11:17 -
Kamëz, Meta: Zgjidhim problemin
Kryetari Kuvendit Ilir Meta, ka prezantuar gjatë një takimi elektoral me banorë të Kamzës, projektin “Kamza jonë”, ndërsa ka kërkuar mbështetjen për kandidatin e të majtëve në këtë zonë Safet Gjici. Sipas Metës ky do të jetë një projekt transparent në mënyrë që të gjithë qytetarët në Kamëz dhe në Paskuqan të dinë kontributin që ata japin për buxhetin e bashkisë, kontributin që i jep qeveria, kontributin që i japin donatorët, kontributin që i japin bizneset që funksionojnë në këto territore dhe njëkohësisht të njihen me mënyrën se si këto të ardhura dhe këto kontribute shpenzohen dhe investohen në dobi të komunitetit. VIDEO
e ujit të pijshëm dhe kanalizimet
28 Maj 2015, 10:36 -
Qerret,Duma: Durrësi humbi 15000
Kandidatja e PD për Durrësin Grida Duma deklaron gjatë një takimi më banorë të fshatit të Qerretit se nga keqmenaxhimi i fondeve dhe projekteve, Durrësi ka humbur 15 mijë vende pune. Duma bashkëbisedoi me banorët mbi projektin për të hapur vende të reja pune.
vende pune prej keqmenaxhimit
28 Maj 2015, 10:22 -
Rama: S'ka kohë të shohim pas
Liderët e rajonit do të jenë të bashkuar për axhendën europiane, për anëtarësimin me të drejta të plota të vendeve të tyre në Bashkimin Europian. Ka qenë ky mesazhi që u përcoll prej tyre në forumin ekonomik të Vjenës që u mbajt sot në Tiranë. Kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, ndersa kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ndihet e lodhur nga pritja e antarësimit, prandaj është koha e thellimit të bashkëpunimit mes tyre. VIDEOAhmetaj dhe D’Alema: Të integrojmë BallkaninFoto/ Buzëqeshje e batuta mes Ramës e VuçiçMustafa e Gruevski takohen në Tiranë, flasin për Kumanovën
Vuçiç: Bëhemi bashkë para BE
Ft/ Vuçiç-Mustafa pajtohen në Tiranë
28 Maj 2015, 09:44 -
-
-
Nishani-Vuçiç:Njohja e diplomave do
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë, Kryeministrin e Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë takimit Nishani ka nënvizuar rëndësinë që do të kishte firmosja e njësimit të diplomave në këtë rast për të bërë të mundur që të tregohej fryma e bashkëpunimit mes dy qeverive pas një periudhe të gjatë.
jepte një mesazh për vullnet pozitiv
27 Maj 2015, 18:57 -
Tiranë, 3 të vrarë te 'Zogu i Parë'
Tre persona kanë humbur jetën nga një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale në kryeqytet në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë maternitetit të ri. Burime nga policia shprehen për A1 Report se përveç viktimave ka edhe 3-4 persona të tjerë të plagosur. Brenda pak minutash policia ka arrestuar 5 autore te dyshuar dhe ka shoqeruar 30 veta te tjerë. Viktimat janë BESNIK SULKU, GERTI GOXHAJ dhe MENTOR LUFI nga Bulqiza.Pista e parë e hetimeve është ajo e hakmarrjes, për vrasjen e vëllait së autorit një muaj më parë në Hollande. . Mes të plagosurve edhe një shtetas italian i identifikuar si Salvatore Letizia. FOTO- Viktimat FOTO Njoftimi i plote i policise per vrasjen e trefishte
për një vrasje në Holande
27 Maj 2015, 18:54 -
Arabia Saudite tejkalon numrin e vet
Arabia Sauditë pritet të tejkalojë së shpejti numrin rekord që mban për ekzekutimin e personave në një vit. Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut, kërkuesi Adam Coogle, që e monitoron shtetin islamik në këtë aspekt, i tha mediave ndërkombëtare se 87 persona janë ekzekutuar nga shteti egërsisht, vetëm brënda brënda pesë muajve të këtij viti.Ndërsa vetëm brënda vitit 2014 u ekzekutuan 90 persona.
rekord, 87 njerëz vriten në 5 muaj
27 Maj 2015, 18:27 -
Foto/ pulëbardha fluturon përkrah
Një pulëbardhë fluturon përkrah avionëve të forcave ajrore të Mbretërisë së Bashkuar. Pulëbara doli para objektivit të aparatit në momentin që po fotografohej shfaqja ajrore e një formacioni avionësh të kuqë luftarakë nga studentja 18 vjeçare Jade Coxon. Vajza e ndien veten me fat për realizimin e kësaj fotoje domethënëse.
avionëve të Mbretërisë së Bashkua
27 Maj 2015, 17:53