-
U kapën duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme, një i arrestuar në Elbasan, vihet në hetim 33-vjeçari në Mat
Një person është arrestuar në Elbasan pasi është konstatuar ditën e djeshme duke transportuar dru pa leje. Ndërkohë, një 33-vjeçar është vënë nën hetim në Mat pasi po transportonte 5 metër kub të prera në mënyrë të paligjshme.
13 Nëntor 2021, 11:31 -
-
Mori ryshfet 50 mijë lekë për të manipuluar provat e një aksidenti ku mbetën të plagosur disa persona, arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan
Kujtim Ozuni, nën komisar me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore në Elbasan, është arrestuar nga SHÇBA. 52-vjeçari në detyrën e oficerit të policisë rrugore, dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas
12 Nëntor 2021, 18:20 -
Ish-deputetja Caka në Report Tv: S’kemi pasur zyrtarisht asnjë propozim nga PD për numër mandatesh! Basha kishte plan për të sulmuar e izoluar LSI-në në aleancë me Edi Ramën
PD nuk ka bërë asnjë propozim zyrtar që të dilte me një listë të përbashkët me LSI-në, apo që t’i jepeshin një numër i caktuar mandatesh. Kështu tha në Report Tv, anëtarja e kryesisë së LSI-së, Silva Caka, në përgjigje të deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, dhe sipas saj nuk duhet që të justifikojnë humbjen më këtë. Më tej Caka tha se ka pasur një plan të mirëmenduar për të sulmuar e më pas izoluar LSI-në, dhe për këtë, PD ka pasur aleancë Edi Ramën
12 Nëntor 2021, 18:04 -
Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 573 rezultojnë pozitiv me koronavirus! 26 prej tyre në gjendje të rëndë në spital
5 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
12 Nëntor 2021, 16:56 -
Bardhi i përgjigjet Kryemadhit për koalicionet: Mendonin se të ndarë do fitonin 40 mandate! LSI: Na mashtruat me planin gjerman, pakti juaj ishte me Ramën
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se LSI nuk kishte pranuar të garonte me një listë të përbashkët me PD-në, duke pretenduar se mund të fitonin të vetëm 40 mandate. Por kjo u hodh poshtë sërish nga LSI ku tha se nuk ka pasur asnjë ftesë të tillë dhe akuzoi Bashën se i mashtroni me planin gjerman për zgjedhje të parakohshme kur dogjën mandatet. LSI tha se në fakt plani ka qenë Rama-Basha për interesat e tyre të ngushta.
12 Nëntor 2021, 14:02 -
Paloka nxjerr formularët nga kasaforta, por s'tregon emrat! Bardhi: Mbledhim Kuvendin nëse protokolloni firmat! PD s'është celulë, po veproni në ilegalitet
Pas akuzave të Bashës e Bardhit se Berisha luan blofin, Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka hapi kasafortën me 4200 firmat e delegatëve të PD që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit dhe ftoi gazetarët t’i shohin pa bërë publike emrat. Po gazmend Bardhi tha se ky ishte një show dhe se PD nuk mund të trajtohej si një celulë dhe në ilegalitetit. Ai tha se Kuvendi do të mblidhet nëse protokollohen firmat.
12 Nëntor 2021, 10:42 -
Elona Guri e LSI, Gazment Bardhit: Mos i jep gojës si b...! S'pranove të flisje kundër Suel Çelës, dole garant i bandave në Elbasan
Një deklaratë “shpërthyese” ka ardhur nga anëtarja e LSI-së Elona Guri për deklaratën e Gazment Bardhit. Ky i fundit është shprehur se ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit.
12 Nëntor 2021, 00:57 -
Bardhi: I ofruam LSI 15 mandate të sigurta nëse do futeshim me një listë, por ata mendonin se do fitonin 35 mandate të vetëm! Kryemadhi: Mashtrim pervers
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit.
11 Nëntor 2021, 22:47 -
-
-
Aktorët protagonistë infektohen me COVID, Teatri Kombëtar njofton anulimin e tre shfaqjeve
Teatri Kombëtar ka njoftuar anulimin e tre shfaqjeve. Bëhet fjalë për shfaqjet “Ferma e Kafshëve”, shfaqjes së Teatrit “Skampa”, “Një Madam nga Argjentina”, autorët protagonistë të së cilave kanë rezultuar të infektuar si dhe shfaqja “Edmond”, si pasojë e aksidentimit të aktorit Lulzim Zeqja.
11 Nëntor 2021, 14:47 -
-
Grupi i Berishës: Po shkojmë drejt mbledhjes së 5 mijë firmave! Bardhi: Deri tani asnjë s'është depozituar, në Elbasan 'Foltorja' po ndihmohet nga Suel Çela, e di dhe Noka
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka denoncuar sot se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave ishte edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit, Suel Çela.
11 Nëntor 2021, 14:15 -
Habit deputeti i PD: Qarku i Elbasanit kufizohet me Italinë, ka dalje në det (VIDEO)
Në Komisionin e Ligjeve është paraqitur sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të diskutuar mbi buxhetin e këtij institucioni për vitin 2022. Gjatë diskutimit, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, teksa u interesua për hartën e re gjyqësore tha se qarku në të cilin ai është zgjedhur është i kufizuar nga Italia pasi ka dalje ne det.
11 Nëntor 2021, 11:24 -
-
-
Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID mes tyre dhe një 33-veçare, 690 rezultojnë pozitiv me koronavirus
690 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vend, ndërkohë që 5 qytetarë kanë ndërruar jetë. Sakaq janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.
10 Nëntor 2021, 18:42 -
Kapen rreth 70 mijë euro në portin e Durrësit, të fshehura në tavanin e autobusit, arrestohen 2 shoferët! Paratë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal që kishte çuar drogë në Itali
Një sasi prej 66 040 euro është sekuestruar në Portin e Durrësit, të fshehur në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Report Tv mëson se lekët ishin të ndara në 7 pako, e ndërsa kanë rënë në pranga edhe 2 shoferët, shoferi i parë dhe ai ndihmës.
10 Nëntor 2021, 16:39 -
-
Mbërrijnë në Rinas mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer! Sot 4 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, 770 qytetarë të infektuar! 19 pacientë rëndë
Ministria e Shëndetësisë teksa njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar, i bën apel qytetarëve të vaksinohen.
9 Nëntor 2021, 17:32