-
Rama zbulon detaje nga mbledhja e Qeverisë në Elbasan: Katër çështjet që po diskutohen
Punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private vendase, masat e reja antikorrupsion, përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratën shtetërore i të rinjve me nota 9 e 10, janë në fokus të mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan.
6 Janar 2019, 11:51 -
-
-
-
-
Mblidhet qeveria në Labinot, në fokus masat kundër korrupsionit dhe punësimi për studentët ekselentë (VIDEO)
Mbledhja e parë e Qeverisë për vitin 2019 u zhvillua në Labinot të Elbasanit. Në fokus të këtij takimi kanë qenë masat kundër korrupsionit, punësimi, zhvillimi i sipërmarrjes private si dhe rekrutimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike. Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e kabinetit, jashtë u zhvillua një protestë nga mbështetës të PD të cilët ndezën tymuese dhe lëshuan thirrje kundër kryeministrit.
6 Janar 2019, 08:25 -
-
-
-
-
-
Peqin/ Grabiten tre shtëpi në fshatin Trash; hajdutët marrin vaj ulliri, raki dhe mjete motorike
Grabitjet janë kthyer në fenomen shqetësues për qytetarët shqiptarë. Në orët e para të së premtes pre e grabitësve kanë qenë tre familje, të cilave iu janë marrë vegla pune, vaj ulliri dhe raki.
4 Janar 2019, 18:30 -
-
Kukësi dhe Dibra mbulohen nga dëbora, probleme me qarkullimin në disa zona (SITUATA E PLOTË)
Kanë nisur reshjet e dëborës në qarqet kryesorë në Verilindje të vendit ndërsa mësohet se temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë në ditët në vazhdim, ndërsa pritet të ketë reshje të dobëta dëbore dhe temperatuara të ulëta që sipas parashikimeve meteorologjike do të bien nga 0 deri -6 °C.
2 Janar 2019, 17:43 -
Autorët e masakrës në Elbasan u ndihmuan nga një grup kriminal, si u arratisën pas ekzekutimit të tre personave
Burime nga Policia e Elbasanit thanë për Report TV se ka dyshime që gjatë atentatit janë përdorur dy automjete të ndryshme. Makina e parë mendohet se ka ndjekur Endrit Alibejn gjatë ditëve që ai ka qënë në Shqipëri si dhe ditën kur u bë atentati.
2 Janar 2019, 10:55 -
Krimet në 2018/ 45 vrasje, Ritvan Zykaj vrau 8 njerëz në Vlorë, Shkodra si “Palermo”, masakër në Elbasan
45 vrasje me dashje dhe 97 vrasje të mbetura në tentativë. Ky është bilanci i krimeve në 2018-në. Shifra që tregojnë se përplasjet mes bandave kriminale kanë qënë të fuqishme përgjatë këtij viti. Shkodra, Tirana, Durrësi dhe Vlora janë tronditur nga vrasjet mafioze. Një i marrë në Selenicë shkaktoi tragjedinë më të rëndë në Shqipëri në 2018-në. Ritvan Zikaj shoi 3 familje duke vrarë 8 persona dhe do të mbahet mend si “Monstra e Selenicës.
1 Janar 2019, 14:11 -
Viti 2018/ Hidhen themelet e drejtësisë së re, burg për bandat, pafajësi për politikanët. Vetting-u djeg prokurorë dhe gjyqtarë
Viti 2018 i hapi rrugën krijimit të një drejtësie të Re. Gjatë 2018, u ngritën Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor. Nga Vettingu u shkarkuan 40 prokurorë dhe Gjyqëtarë. Vendi ngeli pa Gjykatë Kushtetuese pas shkarkimit nga Vettingu të ish-kryetarit Bashkim Dedja. Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori është ende në ethet e këtij procesi, ndërsa 2018-ta nxorri nga sistemi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
31 Dhjetor 2018, 16:08 -
Futbolli në 365 ditë/ Nga dështimi i Kombëtares, shkëlqimi i Kosovës, Franca kampione e botës e deri tek Modric "Topi i Artë"
Një vit i mbushur me evenimente të rëndësishme në botën e futbollit. Franca ngriti Kupën e Botës, sakaq Kombëtarja shqiptare dështoi në Ligën e Kombeve. Viti 2018, ishte viti i dardanëve, pas shkëlqimit të Kosovës në renditjen e FIFA-s dhe Ligën e Kombeve. Cristiano Ronaldo kaloi në Juventus, ndërsa Gianluiggi Buffon u largua pas 15 vitesh nga bardhezinjtë.
31 Dhjetor 2018, 15:34 -
Ekskluzive/ Report Tv zbardh kallëzimin e Aurel Gunit: Musmuça më tha se rrëmbimin e porositi Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari
Report TV siguron një pjesë nga denoncimi në policinë e Elbasanit të biznesmenit Aurel Guni i cili u tentua të merrej peng dy ditë më parë. Sipas Gunit, rrëmbyesi i tij Bexhet Musmuca i ka thënë se duhej ta dorëzonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Caushllari, në të kundërtën do t'i vrisnin djalin.
31 Dhjetor 2018, 08:17 -
Ekskluzive/ Zbulohet identiteti, ja kush është 28-vjeçarja që kërcënoi familjen e biznesmenit Aurel Guni në Elbasan (EMRI+FOTO)
Fjona Cani është e reja që kërcënoi familjarët e Aurel Gunit në Elbasan që Guni të tërhiqte kallëzimin për Bexhet Musmucën. Cani është e papunë, ndërkohë që nuk dihen detaje për një miqësi të mundshme me Musmucën. Bashkë me rrëmbyesin, Cani është e skeduar nga Policia e Shtetit.
30 Dhjetor 2018, 20:03 -
Protesta te Unaza e Re në ditën e 57-të, Balliu: Dhjetori duhet të ishte muaj festash, u bë protestash
Banorët kërkuan sërish anulimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, ndërsa Balliu theksoi se në vend që muaji dhjetor të jetë një muaj festash është kthyer në një muaj protestash.
30 Dhjetor 2018, 19:44