-
-
-
'Unë jam Klodjani'! Protesta në Elbasan, disa të shoqëruar! Shkon edhe Balla (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 20:05 -
Mbyllet dita e katërt e protestës për Rashën/ Sërish tensione e prishje të pronës publike! Dëmtohet në sy një punonjës policie, sulmohet ministria e Ekonomisë! Disa të shoqëruar (VIDEO)
Pas më shumë se dy orësh është mbyllur dita e 4 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. Grupi i protestuesve ka qenë i përbërë kryesisht nga të rinj dhe të mitur. Ata kanë marshuar fillimisht në drejtim të kryeministrisë dhe pasi kanë hedhur kapsolle aty janë drejtuar për nga drejtoria e policisë Tiranë, por janë kthyer pas nga efektivët me gaz lotsjellës. Psi policia ka hedhur gaz lotsjellës protestuesit janë shpërndarë në disa zona në Tiranë. Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shoqëruar disa prej tyre, pas përplasjeve.
12 Dhjetor 2020, 17:48 -
Rriten shifrat në 24 orët e fundit/ 879 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në vendin tonë! 455 pacientë në spitale
2734 testime, 384 të shëruar, 879 raste të reja dhe 12 humbje nga COVID! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë.
12 Dhjetor 2020, 16:43 -
Balla nga Elbasani: Berisha e Meta vodhën protestën për qëllime politike, aktet e dhunës sponsorizohen nga ato
Kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla tha nga Elbasani se këto akte të dhunshme në protesta nga të miturit janë duke u sponsorizuar nga opozita. Balla tha se protesta e nisur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nisi e lirë dhe e drejtë, tashmë është grabitur nga opozita, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e Sali Berisha.
12 Dhjetor 2020, 13:29 -
-
Si gjyqtarët e besuar të PD-së liruan nga burgu bandën e Lul Berishës dhe Shullazit, 4 nga 6 të akuzuarit sot nga SPAK ishin dënuar me burg përjetë
Lul Berisha, Indrit Taullai, Plaurent Dervishaj dhe Viktor Ymeri që akuzohen sot nga SPAK bashkë Shullazin për 4 vrasje në 2005 kanë qenë të dënuar me burgim të përjashtëm, por u shpëtuan nga ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli të emëruar nga PD.
12 Dhjetor 2020, 10:28 -
-
Sërish shifra të larta/ 802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vend! Humb betejën ish-rektori i ‘Aleksandër Xhuvanit’, pozitiv anestezisti Kerci! Në spitale 451 pacientë
802 raste të reja dhe 12 vdekje nga COVID në vendin tonë! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë. Fatkeqësisht e kanë humbur jetën 12 qytetarë pozitiv në spitalet COVID dhe konkretisht bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
11 Dhjetor 2020, 16:35 -
Pësoi goditje cerebrale, ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv.kryebashkiaku i Elbasanit, Ervin Saraçi
Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi. Disa ditë më parë ai ka pësuar një goditje cerebrale e për pasojë ishte shtruar në spital.
11 Dhjetor 2020, 13:08 -
-
Protesta e dhunshme në Tiranë, arrestohen 59 protestues, nën hetim 116 persona të tjerë! Policia: Prindërit të mos lejojnë fëmijët e mitur të bashkohen në tubim (VIDEO)
Nga protestat e dhunshme që përfshinë Tiranë ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka arrestuar 59 persona ndërsa nën hetim janë 116 persona të tjerë.
11 Dhjetor 2020, 12:39 -
Erion Braçe ‘shpërthen’ keq ndaj Andi Bushatit: Fashist që shet gjithçka jo veç menderen. Kam parë një VIDEO, bënte si cingije në banjo
Zëvendës kryeminstri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Andi Bushatit pas mbrëmjes së djeshme dhe pas deklaratave të bëra nga ai në emisionin “Open”.
11 Dhjetor 2020, 10:26 -
COVID-19 në Shqipëri/ 873 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Riinfektohen futbollistët Hysaj e Rrahmani
Koronavirusi ka shënuar 873 raste të reja me COVID nga 2714 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë.
10 Dhjetor 2020, 16:35 -
Shefja e epidemiologjisë në Elbasan: Nëntori arriti kulmin nga 1100 tamponë, 586 pozitive! Kemi marrë 300 teste të shpejta
Më shumë se gjysma e personave që kanë bërë tampon në Elbasan kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kështu është shprehur shefja e epidemiologjisë Erleta Hila, duke theksuar se sëmundshmëria arriti kulmin në muajin nëntor. Sa i përket testeve të shpejta, ajo tha se kanë mbërritur 300 kitet e para që do të përdoren për moshën mbi 60-vjeç.
10 Dhjetor 2020, 10:26 -
-
Partizani merr 1 pikë kundër Teutës, Hoxha e shpëton nga humbja!
Supersfida e javës së 7 të Superligës mes Partizanit dhe Teutës, e zhvilluar në Elbasan Arena është mbyllur me shifrat 0-0. Një ndeshje e cila më së shumti u luajt për të mos u humbur se sa për t’u fituar pavarësisht se durrsakët nuk ishin të saktë në një 11-metërsh.
9 Dhjetor 2020, 20:06 -
Vrasja e Klodjan Rashës/ Dhjetra të rinj në Vlorë dhe Lushnje marshojnë në rrugët e qyteteve (VIDEO)
Pas Elbasanit dhe Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorës dhe Lushnjes kanë dalë në rrugë në formën e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rashës. Në Lushnje disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjes.
9 Dhjetor 2020, 20:05 -
-
Pas 22 vitesh 'Pa Gjurme' gjen Bashkim Xhinën në Francë/ Motra: S'besonim se do e takonim, i premtoi nënës se do të kthehet në Shqipëri (VIDEO)
U zhduk 22 vite më parë, gjendet në Nicë të Francës Bashkim Xhina. 52-vjecari humbi gjurmët në fund të gushtit të vitit 1998, kur në telefonatën e fundit që bëri me vëllanë, Dylaverin i tha se shumë shpejt do të kthehej në Shqipëri, por pas asaj dite do kalonin 2 dekada.
9 Dhjetor 2020, 17:45