-
-
Rinis në zonën e Radhimës aksioni 'Bregdeti ynë', pritet shembja e dy objekteve, Kreu i IKMT Vlorë: Pronarët s'kanë bërë rezistencë, situata e qetë
Ka rinisur në zonën e Radhimës aksioni i IKMT 'bregdeti ynë', ku gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë në një objekt, ndërsa mëngjesin e sotëm pronarëve iu la kohë që të boshatisin ambientet. Ditën e sotme pritet të ndërhyhet në dy objekte.
18 Shtator 2021, 12:41 -
I dyshuar si autor i vrasjes së Xhulian Bullarit në Vlorë, Bledar Selmanaj tenton të vetëvaret në qelinë e burgut të Peqinit, shpëtohet nga gardianët
Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit. Bëhet me dije se ai është pikasur nga gardiantët teksa ka tentuar të varte veten, të cilët e kanë ndërhyrë në kohë. Selmanaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
17 Shtator 2021, 21:08 -
Të maskuar e të armatosur, RENEA aksion në Vlorë, kontrolle nëpër biznese për persona në kërkim apo të armatosur! Një i shoqëruar
Forcat RENEA po zhvillon një operacion mbrëmjen e sotme në Vlorë për kapjen e personave në kërkim apo të armatosur. Bëhet me dije se po kryhen kontrolle në lokale e biznese që mendohet se frekuentohen nga persona në kërkim apo që lëvizin me armë, ndërsa deri më tani konfirmohet për një të shoqëruar.
16 Shtator 2021, 20:46 -
Vlorë, s'ka interes për mësuesinë, disa degë rrezikojnë të mbyllen! Zv/rektorja: Fakulteti i Shëndetit Publik më i preferuari
Të rinjtë nuk preferojnë të studiojnë në degët e mësuesisë. ky trend vihet re edhe këtë vit, ku në universitetin e Vlorës disa degë po shkojnë drejt mbylljes. Zv/rektorja tha se Fakulteti i Shëndetit Publik është më i kërkuari, së paku në fazën e parë të regjistrimeve në fakultete.
14 Shtator 2021, 19:36 -
Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari në Vlorë! Në shtëpi policia i gjeti edhe kanabis
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten. Blutë e Vlorës vunë në pranga shtetasin B. L., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
14 Shtator 2021, 09:47 -
-
-
-
Vlorë/ Intervista në ‘Pa Gjurmë’ e djalit të saj për vrasjen e Xhulian Bullarit, nëna e autorit: Jam e shokur ende, ku i gjeti gjithë ato shokë, shteti të zbardh ngjarjen
Intervistën transmetuar në ‘Pa Gjurmë’ të djalit të saj, Bledar Selamanaj nga burgu, nëna e tij ka rrëfyer se e ka parë në televizor dhe nuk ka pasur asnjë dijeni. Detajet e dhënë nga djali i saj, i arrestuar si autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, thotë se e kanë tronditur dhe e kanë bërë për spital.
11 Shtator 2021, 11:40 -
-
I akuzuari për vrasje rrëfehet nga burgu ekskluzivisht për 'Pa Gjurmë', Bledar Selmanaj: Xhuljanon e vrau me 2 plumba në kokë Klodjan Llanaj, ja si ndodhi
Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës 21 gushtin e kaluar, ka folur nga Burgu i Peqinit ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë" se çfarë ndodhi sipas tij. Selmanaj tregon se vrasësi i vërtetë është Klodjan Llanaj, një prej të fortëve të Vlorës. Sipas tij gjithçka ndodhi për një sasi kanabisi.
9 Shtator 2021, 14:52 -
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 51-vjeçari në Ksamil, në kërkim një tjetër, kultivonte kanabis në fshatin Vërmik, Vlorë
Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.
8 Shtator 2021, 13:33 -
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në Zvërnec të Vlorës, flakët i afrohen banesave! Zjarr i qëllimshëm edhe në Nartë, shuhet nga forcat zjarrfikëse
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Vlorë, këtë herë në zonën e Zvërnecit. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe shkurresh dhe bimësie, por që e favorizuar nga era e fortë në zonë flakët po përhapen me shpejtësi duke përpirë një sipërfaqe të madhe.
8 Shtator 2021, 13:19 -
Bilanci/ Flakët në Karaburun shkrumbuan 4800 ha kullota e 12 ha pyje! Në Lezhë u dogjën 400 ha pyje! Shumica e zjarreve, të qëllimshëm
4800 ha kullota e 12 ha pyje në Vlorë dhe 400 hektar në Lezhë, është ky bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret në muajin gusht në këto dy qarqe. Shumica e zjarreve dyshohet se kanë qenë të qëllimshëm.
8 Shtator 2021, 10:38 -
Vlorë/Dogjën plehrat që hodhën anës rrugës, zjarri del nga kontrolli, flakët përpinë ullishtet e Panajasë e Bestrovës! Arrestohen 2 punonjës pastrimi të bashkisë, një i mitur nën hetim
2 punonjës pastrimi të njësisë administrative Novoselë, pjesë e bashkisë Vlorë, janë arrestuar, ndërsa një i mitur po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohen se janë autorët e zjarreve të aktivizuar ditën e djeshme në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës. Zjarri i aktivizuar ditën e djeshme përpiu kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët u përhapen me një shpejtësi të frikshme për shkak të erës.
8 Shtator 2021, 08:21 -
-
-
-
-