-
Moti i keq, trageti Vlorë-Brindisi nuk do të niset për shkak të dallgëve
Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe dallgët deri në 6 ballë ne det kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të anulojë udhëtimin drejt Brindisit, dhe nuk do të niset drejt Italisë, pa patur përmirësim të motit.
1 Shkurt 2019, 09:25 -
200 gr tritol në derë, detaje të reja nga vendosja e pakos me eksploziv në lokalin në Vlorë
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një lokali pranë lagjes "Pavarësia" ju vendos një sasi lënde eksplozive prej 200 gram tritol.
31 Janar 2019, 18:28 -
Vrasja për hakmarrje në Tiranë/ Bilali u ndoq dhe u qëllua 15 herë, makina e autorëve e vjedhur në 2017 në Vlorë
Vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia, ish-polici Arben Bilali u ekzekutua poshtë banesës së tij. Report Tv mëson se Bilali ishte ne zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë dhe që prej aty u ndoq nga një makinë Mercedez Benz me targa të false. Sapo zbriti për të shkuar në banesë, ish polici u qëllua më shumë se 15 herë me kallashnikov. Pista kryesore mbetet hakmarrja.
31 Janar 2019, 13:43 -
-
Vlorë/ Drejtori i Mjedisit 'fluturon' në ajër me 'Benz' dhe përplas 11 makina të parkuara (VIDEO)
Një aksident masiv ka ndodhur gjatë orëve të natës në Vlorë ku një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin pasi lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe ka marrë përpara automjetet e tjera të parkuara. Makina drejtohej nga Kreshnik Lilaj, drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë.
31 Janar 2019, 00:14 -
Drogë me Habilajt/ Nga arratia ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimon zgjatjen e hetimeve
Jaeld Çela dyshohet se ka favorizuar grupet kriminale, gjatë viteve 2015-2016 për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa e Jaeld Çelës, kundër zgjatjes së hetimit ka nisur prej orës 11:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
30 Janar 2019, 12:02 -
Ishin të shpallur në kërkim për tentativë për vrasje dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Vlorë
Policia e Vlorës, ka arrrestuar këtë të martë 3 persona të cilët ishin të shpallur në kërkim për veprat penale 'tentativë për vrasje me paramendim në bashkëpunim', armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të kryera në kohë të ndryshme në këtë qytet.
29 Janar 2019, 11:02 -
Moti i keq me erë të fortë në Vlorë, disa zona pa energji elektrike (VIDEO)
Kushtet e përkeqësuara të motit, me reshje intensive shiu kanë sjellë vëshitirësi në disa nga zonat në jug të vendit. Në Vlorë ditëm e sotme u pezulluar udhëtimi i trageteve apo edhe i mjeteve të tjera lundruese, ndërsa në disa zona ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
28 Janar 2019, 14:34 -
-
Mot i keq në Vlorë e Durrës/ Pezullohen lundrimet, shkak era e fortë (VIDEO)
Në Vlorë në det të hapur do të kapet fuqia deri në 9 ballë, ndërsa në Durrës deti do të arrijë forcën 7-8 ballë. Kushte të tilla të motit e bëjnë të pamundur udhëtimin e trageteve apo edhe të mjeteve të tjera lundruese.
28 Janar 2019, 09:23 -
Vlorë/ 'Maskat' spërkatin me benzinë tre makina dhe u vendosin zjarrin, pronari: Nuk kam konflikte
Policia nuk e ka konfirmuar ende zjarrvënien si të qëllishme por Report Tv mëson se pronari i dy automjeteve të përfshira nga flakët, ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd e kësisoj nuk ka përmendur as emra që dyshon se mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.
26 Janar 2019, 08:56 -
Vlorë, fshati Trevllazër i harruar nga investimet dhe pa ambulancë, banorët: Mjeku vjen shumë rrallë për vizita
Edhe pse është një nga fshatrat më të mëdhenj në Vlorë, fshati Trevllazër është lënë në harresë prej më shumë se dy dekadash. Banorët po ikin nga fshati sepse nuk ka rrugë dhe asnjë mundësi për të jetuar. Ata thonë se politikanët kujtohen vetëm në kohë fushatash dhe pasi mbarojnë ato nuk e kthen kokën pas për fshatin e tyre.
24 Janar 2019, 19:41 -
100-vjetori i Ismail Qemalit në Vlorë, stërnipi: Vdekja e tij ende mister
Bashkia e qytetit të Vlorës ka zhvilluar sot një konferencë shkencore në përkujtim të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit. Stërnipi i tij, Nedim Vlora e cilëson ndarjen e tij nga jeta, ende edhe sot një enigmë të pazbardhur
24 Janar 2019, 18:05 -
-
100-vjetori i vdekjes së babait të kombit shqiptar/ Homazhe në Tiranë e Vlorë për Ismail Qemalin
Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Parë të Shqipërisë. Në nder të tij homazhe janë zhvilluar në Tiranë dhe në Vlorë.
24 Janar 2019, 10:18 -
-
-
-
-
-
Qendra historike e Vlorës, 68 objekte të restauruar, gati për çeljen e sezonit turistik
Qendra historike e Vlorës brenda pak muajsh pritet t’i rikthehet identitetit të saj. Restaurimi i saj ka nisur në shtator të vitit 2017 dhe pritët të përfundojë me nisjen e sezonit të ri turistik të vitit 2019. Për kthimin lagjes historike do të prishen 40 objekte dhe do të restaurohen plot 68 banesa të vjetra që e sintonizojnë këtë zonë.
18 Janar 2019, 14:13