-
Anti-informaliteti/ Karburante, markete e shtëpi pushimi, qytetarët denoncojnë 665 shkeljeE Rama: Zero tolerancë
Kryeministri Rama ka shpërndarë edhe disa nga bizneset për të cilët ka nisur verifikimi pas 665 rasteve të shkeljeve të denoncuara nga qytetarë. Sipas Ramës puna për verifikimin e denoncimeve do të vijojë me intensitet të lartë paralelisht me zbatimin e planit operacional 'Zero Tolerancë'.
28 Gusht 2019, 08:33 -
Anti-informaliteti/ Ministrja Denaj: Javën tjetër emrat e kompanive abuzuese
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, bënë publike sot të dhënat e fundit të aksionit kundër informalitetit ndaj produkteve të akcizës. Ajo ka deklaruar se aksioni antinformalitet do të jetë i fokusuar në vazhdim tek produktet e akcizës. Ministrja paralajmëroi se javën tjetër do të bëhen publike shifrat dhe emrat e gjithë kompanive që kanë abuzuar, pa përjashtuar edhe inspektorët që janë konstatuar se kanë toleruar këto shkelje.
19 Gusht 2019, 14:04 -
Anti-informaliteti/ Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë (VIDEO)
Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.
15 Gusht 2019, 08:55 -
Anti-informaliteti/ Denaj: Pronarët e biznesve kanë kërcënuar inspektorët, heqin shiritin me dhe pa vendim gjykate, kundër ligjit (VIDEO)
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një inspektim në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje.
14 Gusht 2019, 12:48 -
Anti-informaliteti kyç hotelet/ Rama: Do jetë një betejë e gjatë, por do e arrijmë objektivin
Vijon aksioni anti-informalitet. Kryeministri Edi Rama njofton se janë mbyllur disa hotele të cilët kryenin aktivitet informal. Rama thotë se aksioni është finalizuar në sajë të kontrolleve pa pushim dhe denoncimit të qytetarëve.
13 Gusht 2019, 18:23 -
'Dy kafe dy ujë', kryeministri e nis ditën me një foto nga bregdeti, kuponi nuk mungon
Rama ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku në të duket kuponi i porosisë, kapelja dhe syzet e kryeministrit. Me këtë foto Rama ka dhënë edhe një mesazh të koduar për aksionin anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin.
12 Gusht 2019, 09:22 -
Anti-informaliteti/ Shiste mallra kontrabandë e organizonte loto sportive, arrestohet 64-vjeçari në Korçë
64-vjeçarit i janë sekuestruar një sasi pijesh pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë. si dhe një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.
11 Gusht 2019, 13:16 -
Gega Oil e 'pëson' sërish nga anti-informaliteti/ Gjobë 350 mijë euro magazinës në Porto Romano, u kap me 233 ton karburant pa akcizë (VD)
Aksioni anti-informalitet ka ndëshkuar për herë të dytë subjektin e hidrokarbureve Gega Oil pasi është kapur me shkelje. Ky biznes kryente evazion fiskal duke kaluar regjimin e kasës nga automatike në manuale, duke fshehur kështu të ardhurat reale e duke deklaruar më pak fitim.
11 Gusht 2019, 11:27 -
Anti-informaliteti bllokon një tjetër biznes të madh, Gega Oil gjendet me shkelje tek pompat
Gega Oil është bllokuar për shkak se është gjetur me probleme tek pompat. Ky bllokim vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku janë mbyllur dhe janë ndëshkuar qindra biznese ku nuk bëjnë përjashtim edhe ato nga më të famshmit në vendin tonë, si Taivani, Rogneri, Markata e Peshkut apo lokale 'VIP' në bregdetin e jugut, etj.
8 Gusht 2019, 19:14 -
Anti-informaliteti/ Lirohen 3500m2 plazh në Golem dhe Spille, nën hetim 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë (VIDEO)
Kreu i ri i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla ka nisur nga puna bërë të mundur lirimin e plazhit të Spillesë. Gjatë aksionit anti-informalitet janë liruar 2000 m2 plazh në Spille. Ndërsa në plazhin e Golemit ku janë liruar 1500m2 plazh, janë vënë në hetim 3 zyrtarë të bashkisë së Kavajës
8 Gusht 2019, 09:31