-
Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit deri tani, pa dhënë asnjë arsye. Ndërkohë është dekretuar emërimi i tre ministrave dhe zv/ kryeministrit, pesë të tjerët që nuk janë deputetë janë pezull, pasi kreu i shtetit po merr informacion. Kryeministri Rama zhvilloi një takim mbrëmjen e djeshme me Metën pasi i dorëzoi 17 dekretet, një praktikë e re për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin ‘Lleshaj’, por nuk dihet nëse është diskutuar për Bushatin.
5 Janar 2019, 11:10 -
-
I buzëqeshur e duke pirë verë përkrah Hashim Thaçit, Rama: Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë (Foto)
Kryeministri Edi Rama ka vendosur këtë të premte që t'i urojë të gjithë shqiptarët anembanë me një fotografi të tijën, ku shfaqet sëbashku me presidentin kosovar Hashim Thaçi.
4 Janar 2019, 16:35 -
'Në vitin 2018 falimentuan 15 mijë biznese', PD: Nëse shqiptarët do të lejojnë që t'i qeverisë sërish Rama, situata do të përkeqësohet
Partia Demokratike e komenton situatën ekonomike në vend si të rënduar dhe propozon si zgjidhje të vetme për familjet shqiptare që mbahen me një biznes të vogël zbatimin e planit të kësaj force politike, që konsiston në rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave.
4 Janar 2019, 16:12 -
‘Oxhaku kozmik’/ Rama ironizon mediat: Kazan! Nuk është shtëpia ime, por atelieja e mikut tim
Kreu i qeverisë publikon titujt e publikuar në disa media ku aludohet mbi vlerën e një oxhaku në ambientin ku shfaqet. Rama shprehet se ai nuk është oxhaku i tij, por atelieja e mikut të tij qeramist
4 Janar 2019, 13:54 -
Rama: Nga 1 janari, 3-fish më pak taksa mbi fitimin për sipërmarrjen e vogël
Kompanitë që kanë xhiro vjetore nga 8-14 mln lekë të rinj do të paguajnë tatim fitimi 3 herë më pak nga 1 janari. Kryeministri Rama, teksa vizitoi një nga kompanitë përfituese tha se kjo politikë fiskale do të rrisë punësimin.
4 Janar 2019, 13:40 -
-
-
-
-
Ndryshimet në qeveri/Tabaku sulmon Ramën: Molla e qeverisjes, e kalbur, taksat janë rritur 4 herë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama për lëvizjet në qeveri. Tabaku komenton ndryshimet në kabinetin qeveritar duke thënë se nga qeveria nuk e mbulon dot mollën e kalbur që po helmon me taksa të larta vendin dhe qytetarët.
3 Janar 2019, 14:41 -
-
'E pastë këmbën e mbarë deri në fund', Rama: Vit i Ri pa kumar e pa kapsolla s'ishte parë prej kohësh
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një kompanie bastesh të mbyllur, e cila i ka nxjerrë ambjentet e saj me qera. Këtë vit të ri janë mbyllur me ligj të gjitha kompanitë e basteve sportive dhe hedhja e fishekzjarreve nga qytetarët për shkak të rrezikshmërisë së tyre.
2 Janar 2019, 09:12 -
-
Urimi i Monika Kryemadhit: Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare
Kryemadhi në urimin e saj shkruan se është koha që të gjithë të përpiqen dhe të kontribuojnë për largimin e Edi Ramës, të cilin e cilësoi si përgjegjësin kryesor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.
1 Janar 2019, 21:40 -
-
Viti 2019 në Shqipëri vjen me 6 djem dhe 2 vajza, ja sa përfitojnë bebet nga bonusi i lindjes ( Foto+Video)
Në natën e ndërrimit të viteve, pas mesnatës, kanë ardhur në jetë 6 foshnje të gjinisë mashkull. Dy kanë lindur në Tiranë, një në Fier dhe dy të tjerë në Korcë. Krahas tyre, kanë lindur edhe dy vajza. Të gjithë foshnjet e lindura më 1 janar do të përfitojnë çekun e premtuar.
1 Janar 2019, 11:53 -
Viti 2019/ Kryeministri Rama dorëzon çeqet për tre foshnjet e para: Fiks për politikën e bonusit të bebes
1 janari i 2019-ës është pasuar me vizitën e kryeministrit Edi Rama në maternitetin Koco Gliozheni. Rama shpërndau 3 çeqe për tre fëmijët e parë që lindën gjatë natës ku u shënua ndërrimi i viteve. Në minutat e para të 2019-s lindën në total 6 foshnje të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.
1 Janar 2019, 10:46 -
-
Viti 2018, kultura në rikonstruksion (VIDEO)
Viti i Skënderbeut në 365 ditë që e lanë kulturën në “rikonstruksion”. Nga vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, tek zjarri në Bibliotekën Kombëtare. Çfarë ndodhi me Lahutën që na “morën” serbët. 1 milion shqiptarë nuk lexuan asnjë libër gjatë këtij viti, ndërsa në Galerinë e Arteve u prezantuan vetëm 2 ekspozita.
31 Dhjetor 2018, 19:02 -


