-
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, ministri i Jashtëm serb: Rama dje 'vrau' bashkëpunimin rajonal
Reagimi i Ivica Daçiç, pas mbledhjes së djeshme të dy qeverive, në Pejë, ku kryeministri i Shqipërisë mbështeti tarifën 100% për mallrat serbe në doganat e Kosovës dhe kritikoi ashpër nismën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
27 Nëntor 2018, 16:03 -
Zbulohet artefakti i rrallë historik, prezantohet sot nga kryeministri Edi Rama
Aktiviteti përmbyllës i jubileut të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut zhvillohet sot në Qendrën për hapje edhe Dialog. “Report Tv” zbulon paraprakisht artefaktin e rrallë historik, hartën detare, që do ta prezantojë sot kryeministri Edi Rama
27 Nëntor 2018, 15:21 -
Efekti elektoral i 'Astirit'
...Edhe pas tronditjeve “Tahiri”, “Babale”, “Protesta e Kalimashit” etj., dy partitë opozitare, së bashku nuk kanë arritur të kenë ndaj PS-së epërsi statistikore në kuotat elektorale. Këto rezultate të së shkuarës së afërt, më bëjnë të mendoj se edhe ngjarjet e Astirit nuk do të jenë në gjendje t’i japin opozitës një injeksion të fortë në kuotat elektorale.
27 Nëntor 2018, 14:50 -
Debati në PE/ Deputeti qipriot citon Ramën: 'Shqipëri-Kosovë bashkohen në 2025', dua shpjegime. Balla: Anëtarësohemi në BE
Eurodeputeti qipriot, Takis Hadjigeorgiou, kërkoi shpjegime nga Taulant Balla për këto deklarata të Ramës, i cili nuk ngurroi t'i përgjigjej duke saktësuar se 2025-a është viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
27 Nëntor 2018, 13:15 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Kurti: Nëse nuk shkohet përtej bërjes së shqiponjës, do i ngjasonte një ndeshjeje miqësore
Kryetari i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Albin Kurti komentoi këtë të martë mbledhjen e qeverisë shqiptare me atë kosovare në Pejë. Ai u shpreh për "Kosova Post" se në rast se marrëveshjet e dakordësuara nuk finalizohen, takimi i djeshëm do të ngelet në vrazhdën e atyre takimeve jo produktive.
27 Nëntor 2018, 13:07 -
Strehimi i familjeve te banesat sociale, Rama: Përgëzime që po ndahen nga lukunia e SHQUP-it
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të familjeve të para që preken nga projekti i Unazës së Re për t’u strehuar te banesat sociale. Shefi i qeverisë përgëzon familjet që sipas tij u ndanë nga lukunia e SHQUP-it për të marrë atë që u takon sipas ligjit.
27 Nëntor 2018, 11:23 -
-
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama shpjegon shprehjen 'What the Fuck': Doli natyrshëm
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në një emision televiziv kosovar se shprehja që përdori sot pas mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare në Pejë, erdhi si rrjedhojë e një bashkëbisedimi të bërë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies së Kosovës, Skënder Reçica.
26 Nëntor 2018, 21:49 -
Eurodeputetja qipriote: Rama do e paguajë rëndë vrasjen e Kaçifas, Greqia të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE
Eurodeputetja Eleni Theocharous vijon të sulmojë shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama për vrasjen e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas. Ajo u shpreh se ky i fundit do ta paguajë vrasjen e ushtarakut grek, pasi Athina ka përgjegjësi ndaj grekëve kudo që ata jetojnë. Theocharous u shpreh më tej për mediat greke se është e bindur që në 'Epirin e Veriut' bëhet spastrim etnik.
26 Nëntor 2018, 21:18 -
Protesta/ Veliaj: Familjet e para janë transferuar tek banesat sociale, mos bëni hesapet e Lulit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sonte se familjet e para nga Unaza e Re janë transferuar tek banesat sociale. Ai u kërkoi banorëve të tjerë që të mos bëjnë hesapet e Lulzim Bashës.
26 Nëntor 2018, 19:01 -
Plagosësi i polices në gjykatë, deputetët e opozitës nxirren jashtë: Gjyq politik për të fshehur dhunën ndaj 18-vjeçarit
Klevis Balliu, Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Gent Strazimiri dhe Brahimllari fillimisht nuk pranuan që të dalin nga salla, por gjyqtari Besnik Hoxha ndërroi sallën dhe pas 40 minutash nisi seancën. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar vendimin duke akuzuar kryeministrin Rama.
26 Nëntor 2018, 15:57 -
Rama dhe Haradinaj me stemën e Skënderbeut në xhaketë, mediat serbe: Është i yni, i ka rrënjët nga Nemanjići
Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spilën që kishin vënë dy kryeministrat duke u shprehur se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti është serb.
26 Nëntor 2018, 13:42 -
Me propozim të Ramës, Fatmir Limaj emërohet koordinator kombëtar i dy qeverive
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
26 Nëntor 2018, 13:40 -
-
Fotolajm/ Dy kabinetet bëjnë simbolin e shqiponjës, mbyllet mbledhja e përbashkët e qeverive në Pejë
Anëtarë të të dy kabineteve, pas nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve të rëndësishme kanë bërë një foto të përbashkët duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në prag të Ditës kombëtare të Festës së Flamurit.
26 Nëntor 2018, 13:01 -
Ahmetaj kundër tarifimit të Serbisë, Rama: Ka folur në parim, nuk ka pse të pendohet
I pyetur lidhur me qëndrimin e Arben Ahmetaj, lidhur me taksën 100% të vënë ndaj Serbisë, Rama ka sqaruar deklaratëne ministrit të tij duke u shprehur se ajo që kishte thënë ishte tejet normale.
26 Nëntor 2018, 12:31 -
-
-
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama: BE me dy fytyra ndaj Kosovës, Serbia thikë pas shpine shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur mbi vendimet që pritet të merren pas mbledhjes së dy qeverive. Ndërkohë në fjalën hapëse të mbledhjes, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë njëra-tjetrën, pavarësisht rrethanave historike.
26 Nëntor 2018, 10:47 -
'Shtëpitë s'do prishen edhe sikur të ngjallet Enveri', Basha publikon sërish videon e Ramës: Gënjen dhe mohon veten
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar sërish videon e kryeministrit Edi Rama për banesat pa leje të ndërtuara në "Unazën e Re" në vitin 2013, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
26 Nëntor 2018, 09:38 -
Mbledhja e dy qeverive acaron Vuçiçin: Kulmi i hipokrizisë, ne na taksojnë 100%, vetë heqin taksat
Lajmi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë ka sjellë reagimin e ashpër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai e ka quajtur hipokrizi takimin e pestë mes dy qeverive, ndërsa marrëveshjet që priten të nënshkruhen si ajo për heqjen e taksave, i ka konsideruar të papranueshme, kur nga ana tjetër, sipas tij, Kosova takson me 100% produktet serbe.
26 Nëntor 2018, 09:01


