-
Me foto/ Portali rus lajme për Ina Nukën, Lulzim Basha sulmon efektiven përmes lobistëve të tij
Pas akuzave që rëndojnë mbi Lulzim Bashën për lidhjet e tij me oligarkë rusë, kryedemokrati zhvendos protestën e banorëve të Astirit në Rusi. Dje portali Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ka publikuar dje shkrim se efektivja Ina Nuka ishte një police që u përdor nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
25 Nëntor 2018, 14:46 -
Burg për 2 protestuesit e Unazës së Re/ Opozita: Rama po hakmerret, vendimi i padrejtë për Protoduarin
Deputetët opozitarë, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Nora Malaj, kanë thënë se vendimi për lënien në burg të Dorjan Protoduarit është i gabuar, dhe se përdorimi i kapsollave nuk është i jashtëligjshëm.
25 Nëntor 2018, 13:46 -
Rama pa nga afër varfërinë ekstreme në shtëpinë e Bashkim Sefës, kryefamiljari gjen punë, nis edhe rindërtimi i banesës
Kryeministri ka publikuar sërish një video mëngjesin e sotëm, ku shihet se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpisë së Bashkim Sefës, dhe se ky i fundit është punësuar në një kantier privat
25 Nëntor 2018, 09:34 -
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD
Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Seanca u zhvillua mes thirrjeve që vinin nga jashtë nga protestuesit, por edhe mes tensioneve, pasi deputetët e PD, tentuan të hynin me forcë në gjykatë. Burg për organizatorin e protestës, Dorjan Protoduari dhe për personin që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Ilias Sketiraj.
25 Nëntor 2018, 09:16 -
Për PD tenderi i Unazës së Madhe ‘vija e kuqe’ e Ramës, ja sa herë të tjera kërcënimet e Bashës kanë rezultuar blof
Edhe sot Basha i kërkoi Ramës të mos shkelë “vijën e kuqe” me ndërtimin e Unazës së Madhe. Por po të analizojmë të gjitha deklaratat e tij me “vijë të kuqe”, asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet duke nisur nga ato me Teatrin Kombëtar, për mos emërimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm apo për të penguar Erion Veliajn nga ndërtimi i këndit të lojërave tek Liqeni.
24 Nëntor 2018, 18:08 -
Protesta tek 'Astiri', Kryemadhi: Asnjë dredhi politike, marrëveshje a pazar nuk e ndal rebelimin e qytetarëve
Me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka mbështetur protestën e banorëve të zonës së Astirit. Sipas saj, çdo minutë proteste kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.
24 Nëntor 2018, 17:30 -
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 21-të të protestës së tyre. I pranishëm në këtë protestë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë. Basha e cilësoi projektin e Unazës së Re, një vjedhje dhe aferë që sipas tij po merr paratë e taksapaguesve shqiptarë.
24 Nëntor 2018, 17:17 -
Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian: Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sjellë një shembull nga shteti italian, ku sipas tij, zv.kryeministri italian di Maio, nuk ka pranuar të shkojë në një takim elektoral, pasi kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e një mafiozi
24 Nëntor 2018, 15:50 -
Degjeneron fjalori i Bashës, sulmon Ramën për Unazën e Re: Plehrë, i çmendur, hajdut, i sëmurë
Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një konferencë për mediat sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Unazës së Re. Fjalori i liderit të opozitës degjeneroi në fjalë fyese dhe ofendime, ndërsa në fund e kërcënoi dhe e paralajmëroi që të tërhiqej nga projekti i Unazës së Re.
24 Nëntor 2018, 13:50 -
Rama akuzon opozitën për dhunën ndaj policisë dhe paralajmëron themelimin e xhandarmërisë
Në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku ka trajtuar gjendjen e dikurshme dhe aktuale të forcave policore, si dhe risolli në kujtesë protestën e dhunshme të ndodhur para dy ditëve, duke e cilësuar këtë të fundit si produkt të opozitës.
24 Nëntor 2018, 11:24 -
Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)
24-vjeçarja është nisur drejt Stambollit e shoqëruar nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. Ajo pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se do ketë sërish fuqinë mbi gishtat e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i kapsollës.
24 Nëntor 2018, 00:42 -
-
VIDEO/'Pandi s'donte të bëhesha kryetar i PS, më tha hiq çorapet e kuqe', Rama batuta me Majkon: E donte kryetarin të martuar
Duke u rikthyer në retrospektivë, kreu i qeverisë tha gjithashtu se Majko nuk kishte kishte qenë dakord që ai të kandidonte për kryetar PS-je. Ajo që i kishte propozuar Majko, tha Rama, ishte që ai të hiqte dorë nga çorapet e kuqe dhe të martohej.
23 Nëntor 2018, 22:38 -
Rama zbardh skemën: Si legalizoi me shpejtësi qeveria 'Berisha' 40 godina te 'Astiri', pasi humbi zgjedhjet
Kryeministri Rama zbuloi në TVSH se si 40 objekte janë legalizuar në mënyrë korruptive nga qeveria “Berisha” gjatë periudhës korrik shtator 2013 që përkon pikërisht me periudhën pas humbjes së zgjedhjeve dhe kur të djathtët do linin pushtetin.
23 Nëntor 2018, 22:20 -
Humbi dy gishtat në protestën e dhunshme para Kuvendit, policja Ina Nuka niset për operacion drejt Turqisë (VIDEO-FOTO)
Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e "Shqiponjave" u dërgua drejt aeroportit të Rinasit këtë mbrëmje, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit. Efektivja do trajtohet në një klinikë të specializuar ku do t'i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për rekuperimin e dëmtimeve të shkaktuara në dy gishtat e dorës së djathtë.
23 Nëntor 2018, 20:21 -
Basha për projektin e 'Unazës së re': Rama ka bërë pazare, po vidhen 40 mln Euro
Gjatë protestës së banorëve të Astirit që preken nga projekti i Unazës së re, Kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë eurove, është për vilën e tij në Surrel.
23 Nëntor 2018, 18:30 -
-
'Unaza e Re', Rama tjetër thirrje banorëve: Mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut e Flamur Saliut, zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa
Duke iu përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën 20 ditore të këtyre banorëve dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.
23 Nëntor 2018, 16:44 -
Krahasimi, Rama: Mbikalimi te 'Casa Italia', 8.4 mln euro mbushje me dhe, 'Shqiponja' vepër inxhinierike, 9.6 mln euro (FOTO)
Përtej sqarimeve që Autoriteti Rrugor ka dhënë në mënyrë të detajuar duke rrëzuar pretendimet e opozitës për koston e projektit në total, vlen të sillet në vëmendjen e publikut kostoja e një vepre të ndërtuar në Tiranë kur vendin e drejtonte Partia Demokratike dhe Lulzim Basha ka mbajtur detyrën e Ministrit të Transportit dhe Punëve Publike.
23 Nëntor 2018, 15:13 -
Protesta për Unazën e Re/ Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: Përse heshtni, për çfarë paguheni?
Basha u shpreh se organizatat ndërkombëtare nuk duhet të heshtin, pasi një gjë e tillë i bën bashkëfajtorë, por të reagojnë për situatën e banorëve. Për Bashën projekti është një mega vjedhje, që kaloi me nxitim, por shtoi se një ditë përgjegjësit do të japin llogari.
23 Nëntor 2018, 12:59 -
Protesta për Unazën e Re, Rama: Luftë për pushtet, nuk legalizohet aty ku është rruga
Duke komentuar protestën e djeshme të banorëve të Unazës së Re, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjithçka bëhet për luftë politike, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë legalizim aty ku është zënë hapësira e përbashkët. Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka ‘thumbuar’ edhe liderin e PD, Lulzim Basha për premtimet. “Përballja me kundërshtarin në realitet është më e komplikuar se kur bën projeksionet pa marrë ende qeverinë” tha Rama.
23 Nëntor 2018, 11:18

